Katër automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë dy shtetas janë lënduar. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në lagjen “ Konferenca e Pezës” në Fier.
Personat e lënduar dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore. Ndërkohë policia dhe ekspertët po kryejnë veprimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.