Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar ditën e sotme në Egjipt. Dy trena janë përplasur në qytetin Sohag, ku si pasojë kanë ndërruar jetë 30 persona dhe janë plagosur 60 të tjerë, shkruan Aljazeera.
Autoriteti hekurudhor në Egjipt, deklaroi se përplasja ndodhi për shkak të një defekti në frenat e emergjencës të njërit prej trenave.
“Frenat bënë që një prej trenave të ndalet dhe tjetri të përplaset në nga prapa, autoriteti po kryen hetime të mëtejshme. Trenat u përplasën ndërsa po shkonin me shpejtësi jo shumë të larta, gjë që çoi në shkatërrimin e dy karrocave dhe një të tretën për t’u përmbysur.”-kanë thënë autoritetet.
Në vendngjarje u dërguan 36 ambulanca dhe të plagosurit po trajtohen në spital. Egjipti ka një nga rrjetet hekurudhore më të vjetra dhe më të mëdha në Afrikën e Veriut dhe aksidentet që shkaktojnë viktima janë të zakonshme.
Shifrat zyrtare tregojnë se 1,793 aksidente hekurudhore ndodhën në vitin 2017 në të gjithë vendin.