Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Air Albania drejt falimentit, dy Sinanët çojnë kompaninë në kolaps

6 muaj ago
in Ekonomi, Shqipëria, Stil, Teknologji
Air Albania drejt falimentit, dy Sinanët çojnë kompaninë në kolaps

Avionë të sekuestruar, fluturime të pezulluara, staf pa paga e siguracione; punonjësit akuzojnë drejtuesit për skemë të qëllimshme grabitjeje të kompanisë para falimentit
Air Albania, kompania kombëtare e aviacionit, ndodhet në momentet e saj të fundit.
Burime të brendshme konfirmojnë se shpallja e falimentit ka nisur, ndërsa pasagjerët, punonjësit qytetarët mbahen në errësirë.
Fluturimet janë pezulluar njëra pas tjetrës, avionët janë larguar ose sekuestruar nga pronarët, dhe flota është reduktuar në një mjet të vetëm të marrë me qira, që operon vetëm linjën Tiranë–Stamboll.

Nga katër avionët që kompania ka përdorur gjatë vitit të fundit, dy janë zhdukur nga shërbimi për shkak të mospagesave.

Airbus-i ZA-MMK ndodhet në Stamboll që nga 8 shkurt 2024, i parkuar dhe i paoperueshëm për shkak të një defekti të rëndë në motor.
Airbus-i ZA-ASM, që mbulonte linjat kryesore të kompanisë, u sekuestrua nga kompania Etihad më 6 gusht 2025, pas një udhëtimi Tiranë–Stamboll, dhe nuk është kthyer më në Shqipëri
Pas sekuestrimit të avionit ZA-ASM, pronari i mjetit në bashkëpunim me Turkish Airlines e tërhoqi nga shërbimi dhe e pozicionoi në Stamboll.

Kjo krijoi një problem ligjor, pasi licenca shqiptare e kompanisë kërkon të paktën një avion “dry lease” në përdorim.

Për të shmangur shpërthimin e skandalit, drejtori i Aviacionit Civil, sipas burimeve, urdhëroi Air Albania të deklaronte publikisht se avioni ishte në mirëmbajtje, ndërkohë që ekzistojnë komunikime zyrtare që dëshmojnë të kundërtën. Burime nga brenda posedojnë komunikime zyrtare që dëshmojnë të kundërtën.

Një Boeing 737-800 me regjistrim UR-SQO, i marrë nga SkyUp, bëri bujë e madhe në media se Air Albania shtoi flotën ajrore me dy avionë dhe hapi destinacione të reja.

Mirëpo, një muaj pas hapjes së destinacioneve të reja, avioni i marrë me qira nga kompania ukrainase SkyUp u tërhoq, pasi Air Albania nuk pagoi detyrimet. Aktualisht, palët ndodhen në proces gjyqësor.
Airbus-i LZ-FSA, i marrë nga Fly2Sky më shkurt 2025, është aktualisht i vetmi avion në përdorim, por edhe ky rrezikon të largohet për të njëjtat arsye.

Të gjitha këto lëvizje mund të verifikohen në kohë reale përmes të dhënave publike të Flightradar24.

Pezullimi i linjave ka ndodhur në kulmin e sezonit turistik, duke lënë mijëra pasagjerë pa asnjë zgjidhje dhe pa asnjë procedurë rimbursimi.

Ndërkohë, burime të brendshme thonë se situata nuk është thjesht pasojë e një krize financiare, por e një skeme të qëllimshme për vjeljen e fondeve të mbetura.

Në qendër të kësaj skeme që ka çuar ‘Air Albania’-n drejt kolapsit është themeluesi dhe aksioneri kryesor Sinan Idrizi.

Ai jo vetëm ka qenë garant i marrëdhënieve me qeverinë dhe Turkish Airlines, por ka kontrolluar emërimet kyçe dhe flukset financiare të kompanisë.

Burime të brendshme thonë se emërimi i Sinan Isik si CEO nuk ishte një zgjedhje profesionale, por një lëvizje e llogaritur për të nxjerrë nga kompania çdo lek të mbetur në arkë përmes pagesave të dyshimta dhe kontratave të lidhura me persona të afërt.

Dy muaj pas marrjes së detyrës, Isik krijoi kompaninë AGSS në emrin e partneres së tij Erisa Arisi, ish-menaxhere e burimeve njerëzore në Air Albania dhe mike e bashkëshortes së Idrizit.

Sipas burimeve, kjo kompani ka marrë pagesa fiktive nga Air Albania për shërbime që nuk janë kryer, ndërsa transaksionet ndodhen në bankën BKT.

Ndërkohë, punonjësit e kompanisë përballen me 2 deri në 3 paga të prapambetura dhe siguracione të papaguara për një vit.
Shumë prej tyre kanë kredi bankare dhe detyrime familjare, por të gjitha kërkesat për sqarim nga institucionet janë injoruar. Pas publikimit të situatës nga Pamfleti, CEO Sinan Isik ka kërcënuar hapur stafin.

Në të njëjtën kohë, as kryeministri, as drejtoria e Aviacionit Civil nuk kanë marrë asnjë masë, duke i lënë të pandëshkuara shkeljet e rënda financiare dhe operacionale.

Air Albania është shembulli i dështimit të menaxhimit dhe të mbikëqyrjes shtetërore. Kompania që duhej të mbante flamurin shqiptar në qiell, sot është kthyer në një histori borxhesh, avionësh të sekuestruar dhe fondesh të dyshuara të zhdukura.

Me operacionet e kufizuara dhe akuzat për korrupsion në drejtimin e lartë, falimenti pritet të ndodhë brenda ditëve

TË LIDHURA

Helmimi në Itali: Grykshi i Madh në zi, familjes Kola i jepet nesër lamtumira e fundit në vendlindje
Aktualitet

Helmimi në Itali: Grykshi i Madh në zi, familjes Kola i jepet nesër lamtumira e fundit në vendlindje

14:50 | 11/02/2026
Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali
Aktualitet

Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali

14:40 | 11/02/2026
“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!
Politikë

“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

14:02 | 11/02/2026
Next Post
Rusia: Qëndrimi për përfundimin e luftës në Ukrainë mbetet i pandryshuar

Rusia: Qëndrimi për përfundimin e luftës në Ukrainë mbetet i pandryshuar

E veçanta e këtij sezoni në Serinë A, një futbollist i Kombëtares do të luajë me numrin 10 në fanellë

E veçanta e këtij sezoni në Serinë A, një futbollist i Kombëtares do të luajë me numrin 10 në fanellë

Vapa afrikane ‘shkrin’ Shqipërinë/ Tirana ‘digjet’ në 43.6°C, dita më e nxehtë në historinë e qytetit

Vapa afrikane ‘shkrin’ Shqipërinë/ Tirana ‘digjet’ në 43.6°C, dita më e nxehtë në historinë e qytetit







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Helmimi në Itali: Grykshi i Madh në zi, familjes Kola i jepet nesër lamtumira e fundit në vendlindje
Aktualitet

Helmimi në Itali: Grykshi i Madh në zi, familjes Kola i jepet nesër lamtumira e fundit në vendlindje

by mirseda
14:50 | 11/02/2026
0

Fshati Gryksh i Madh në Peqin që prej ditësh është ‘mbërthyer’ nga dhimbja, ndërsa nesër do t’i...

Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

14:45 | 11/02/2026
Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali

Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali

14:40 | 11/02/2026
Bordi i Paqes, Greqia ende e pavendosur: Do t’i përgjigjemi ftesës në ditët në vijim

Bordi i Paqes, Greqia ende e pavendosur: Do t’i përgjigjemi ftesës në ditët në vijim

14:11 | 11/02/2026
“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

14:02 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com