Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Agron Shehaj humb babain; ai thotë se shumë nga ajo që bën, është për të

1 muaj ago
in Politikë
Agron Shehaj humb babain; ai thotë se shumë nga ajo që bën, është për të

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka humbur babain në moshën 83 vjeç, pas një sëmundje të rëndë.

Në një mesazh në rrjetin social facebook, deputeti shkruan se babai është heroi i tij, nxitësi më i madh për t’u kthyer në Shqipëri.

“Ai ishte krenar që po bëja atë që ai nuk arriti ta bënte dikur. Shumë nga ajo që bëj sot është edhe për të, për gjithçka që ajo periudhë e errët nuk e lejoi të realizonte. Babai im ishte heroi im. Ai që më ka mësuar, frymëzuar të mos dorëzohem kurrë”, shkruan ndër të tjera në mesazhin e tij, Agron Shehaj.

Mesazhi i plotë

Të dashur miq,

pas një beteje të mundimshme me sëmundjen e rëndë, babai im, Siri Shehaj, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Jeta e tij ishte një luftë e përditshme. U rrit jetim, pasi kur ishte vetëm 8 vjeç, babai i tij, gjyshi im, vdiq në burgun e Burrelit si i burgosur politik.

Megjithatë, ai gjeti forcën ta niste gjithçka nga e para, jo për vete, por për ne, 3 fëmijët e tij. Nuk donte të largohej nga Shqipëria, por donte që ne të ishim të lirë, të kishim një jetë më të mirë, të shkolloheshim dhe të edukoheshim.

Në vitin 1991, si shumë familje shqiptare, u nisëm me anije drejt Italisë, që në atë kohë ishte shpëtimi ynë.

35 vitet e fundit të jetës i kaloi në Bolzano, mes një komuniteti miqsh që e respektonin dhe e vlerësonin për njeriun fisnik që ishte.

Ai ishte nxitësi im më i madh për t’u kthyer në Shqipëri dhe ishte krenar që po bëja atë që ai nuk arriti ta bënte dikur. Shumë nga ajo që bëj sot është edhe për të, për gjithçka që ajo periudhë e errët nuk e lejoi të realizonte. Babai im ishte heroi im. Ai që më ka mësuar, frymëzuar të mos dorëzohem kurrë.

U rrit jetim, por la pas një familje të madhe, me nipër e mbesa, që do ta kujtojnë gjithmonë për njeriun e drejtë dhe luftarak që ishte.

Pritja në Bolzano do të mbahet të marten 13 Janar në Hotel Sheraton, Bolzano, Itali, nga ora 09:00-14:00.

Varrimi do të bëhet të martën, në orën 15:00, te varrezat e qytetit të Bolzanos në Via Maso della Pieve.

Në Vlorë Pritja do të mbahet në daten 16 Janar.

TË LIDHURA

106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë
Politikë

106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë

19:27 | 11/02/2026
BIRN: Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI
Aktualitet

BIRN: Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI

18:13 | 11/02/2026
Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm
Politikë

Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm

16:51 | 11/02/2026
Next Post
Përroi i Gurit të Kuq del nga shtrati, bllokohet aksi Pogradec–Qafë Thanë dhe pezullohet mësimi

Përroi i Gurit të Kuq del nga shtrati, bllokohet aksi Pogradec–Qafë Thanë dhe pezullohet mësimi

Durrës: Banorët protestojnë para Bashkisë, ende pa dëmshpërblim për përmbytjet e kaluara

Durrës: Banorët protestojnë para Bashkisë, ende pa dëmshpërblim për përmbytjet e kaluara

Protesta në Durrës, banorët domate dhe letra higjenike drejt godinës së Bashkisë

Protesta në Durrës, banorët domate dhe letra higjenike drejt godinës së Bashkisë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës
Kosovo

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës

by mirseda
22:25 | 11/02/2026
0

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti ka prezantuar kabinetin qeveritar para deputetëve të legjislaturës...

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

21:49 | 11/02/2026
Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com