Vrasja e 35-vjeçarit sot pasdite në Bularat të Gjirokastrës ka shkaktuar trazira edhe në Athinë, ku tashmë janë duke protestuar para ambasadës së Shqipërisë. Kryeministri Tsipras, që mbanë edhe postin e ministrit të jashtëm të Greqisë në një deklarata për ngjarjen i kërkoi autoriteteve shqiptare që të zbardhnin rrethanat që çuan deri në vrasjen e ekstremistit grek.
Por nuk është dakord me këtë deklarata Christos Pappas, kreu i partisë “Agimi i Artë”, i cili e ka cilësuar Tsiprasin si tradhtar.
https://twitter.com/PappasXA/status/1056614985432997888
”Ministri Tsipras në një deklaratë nga ministria e tij për vrasjen gjak ftohtë të nacionalistit Verio epiriot, Konstantinos Katsifas, u kërkon vrasësve të qartësojnë kushtet e vrasjes …
Epiri i Veriut Tokë Greke, Tsipras tradhtar kombit.”