Sonte do të ketë disa përballje mjaft interesante në Europa League, ku do të vendosen disa ekipe të cilat sigurojnë kualifikimin përtej fazës së grupeve.
Në grupin D, Milani do të përballet në Athinë me AEK,fitorja në këtë sfidë është detyrim për kuqezinjtë, pasi siguron kualifikimin. Por nga ana tjetër forma e dobët që ka treguar ekipi në këto javë duhet të marrë një kthesë dhe mbase është momenti i duhur. Do të jetë një përballje e vështirë, sepse në përballjen në Milano, AEK kishte shansin që edhe ta fitonte ndeshjen. Kjo ndeshje është vendimtare edhe për teknikun Montella, të cilit po i mbaron koha dhe zëvendësuesi i tij në rast shkarkimi do të jetë Gatuso. Sfida tjetër e këtij grupi është mes Rijekës dhe Austrisë së Vienës, të cilat kanë shanse për një vend të dytë në rast se Milan fiton në përballjen tjetër.
Grupi E është mjaft interesant ku Lyone do të presë në Francë, anglezët e Everton të cilët po kalojnë formën më të dobët që është parë ndonjëherë. Lyon do të kërkon të marrë fitoren dhe të rivalizojë Atalantën për të qenë kreu i grupit. Ndërsa skuadra e portierit të kombëtares shqiptare, Etrit Berisha do të udhëtojë për tu përballur me Apollon. Një sfidë e lehtë duke parë edhe formën e mirë që po kalon ekipi italian.
Arsenal do të presë në Londër ekipin serb të Crvena Zvezdas, për të vazhduar rrugën e fitoreve dhe për tu konfirmuar kokë grupi. Topçijtë i kanë fituar tre ndeshjet e luajtura deri tani dhe kryesojnë me pikë të plota, ndërsa Crvena kërkon të marrë një rezultat pozitiv, për të vazhduar luftën me BATE për vendin s dytë. Ndërsa BATE do të përballet me gjermanët e Koln, të cilët nuk kanë arritur të marrin asnjë pikë deri në këtë ndeshje.
Lazio i Strakoshës do të presë në Itali, Nicen e Balottellit për të treguar edhe njëherë që anë në një formë mjaft të mirë. Italianët janë të pamposhtur deri tani në Europa League dhe mbajnë vendin e parë në grup, por ata janë duke bërë paraqitje mjaft të mira edhe në kampionat. Nga ana tjetër Nice edhe pse ka kualitete mjaft të mira në ekip nuk po arrin të bindë në fushën e lojës dhe ajo që kanë dhënë në fushë deri tani le për të dëshiruar. Edhe pse ka arritur të marrë dy fitore në tre ndeshje në EL. Ndërsa Vitesse e Milot Rashicës që mbanë vendin e tretë me një pikë do të përballet me Weregam të Olayinkes.
Të gjitha ndeshjet: