Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Admir Tafili dënohet me burgim të përjetshëm, ja me sa vite dënohen anëtarët e bandës së tij

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Admir Tafili dënohet me burgim të përjetshëm, ja me sa vite dënohen anëtarët e bandës së tij

“Banda e vrasësve me pagesë” dënohet sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda.  Kreu i kësaj bande Admir Tafili dënohet me burgim të përjetshëm.

Dënim tjetër i rëndë është dhënë për Elson Merdanin, Alfred Qefalia dhe Dritan Peksanin.

Respektivisht anëtarët Kristi Pine u dënua me 10 vjet (nga burgim i përjetshëm përfiton si i penduar), Elson Merdani me 35 vite, Dritan Peksani me 25 vite, Alfred Qefalia me 27 vite burg.

Ngjarja është shumë e vjetër dhe ka të bëjë me fillimet e shtetit postkomunist shqiptar që lejoi vetëgjyqësinë apo gjakmarrjen, duke e kthyer në një institucion dominant që vendosi për jetën e shumë e shumë familjeve në veriun e Shqipërisë, e sidomos në zonën e Shkodrës. Le t’i kthehemi ngjarjes në fjalë:

Admir Tafili dhe vëllai i tij Genci, ishin djemtë e peshkatarit Bahri Tafili.

Në vitin 2000 policia e Shkodrës, nën drejtimin e drejtorit Arben Zylyftari shkoi në një operacion në lagjen Kiras për të arrestuar Bahri Tafilin që akuzohej për vrasjen e shtetasit Skënder Geci.

Në atë operacion u vranë si Bahri Tafili ashtu edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Komisar Arben Zylyftari.

Kryeministri i asaj kohe, Ilir Meta premtoi se shteti do të merrte hak ndaj vrasësit, aq më shumë nga fakti se i ndjeri Zylyftari ishte dhe një nga miqtë e tij, por edhe një nga oficerët më të mirë të policisë.

Atë ditë policia arrestoi Genc Tafilin, të vëllanë e Admir Tafilit dhe të birin e Bahri Tafilit si autor në vrasje.

Por familja Tafili disa herë ka akuzuar si autor të dy vrasjeve ish-shefin e krimeve të Shkodrës në atë kohë, Prel Pjetrushin.

Pjetrushi, i cili në vitin 1998 drejtoi sulmin ndaj komisariatit të Shkodrës u rimorr në polici pas largimit të Mit’hat Havarit, i cili drejtoi operacionin për vendosjen e rendit në Shkodër në vitin 1998.

Drejtësia shqiptare nuk e mori asnjëherë në thelb hetimin e ngjarjes së 2 gushtit 2000 ku u vranë Bahri Tafili e Arben Zylyftari, dhe pretendimin e familjes Tafili, një pjesë e të cilës jeton në ekzil jashtë vendit.

Kimete Tafili, bashkëshortja e Bahri Tafilit, është shprehur se i shoqi është vrarë nga Prelë Pjetrushi pasi u dorëzua i prangosur, dhe se autorët e vërtetë të vrasjes së Arben Zylyftarit janë të lirë.

Deklarata e saj u bë në vitin 2011, kur ndodhi një ngjarje tjetër; por përpara se të vijmë këtu të ndjekim kronologjinë.

Ngjarja e vrasjes së dyfishtë e vitit 2000 nuk zbardhet nga drejtësia në mënyrë të plotë dhe i lë hapësirë vetëgjyqësisë. Djali i vogël i Bahri Tafilit, Admiri bëhet ekzekutori i një krimi që e fut më pas atë në krye të listës shqiptare të VIP-ave të krimit e kronikës së zezë.

Në vitin 2001, Admir Tafili, djali i vogël i Bahri Tafilit, i bën pritë shefit të krimeve të Shkodrës, Prelë Pjetrushi dhe e plagos duke hyrë në banesë. Ky i fundit largohet për në SHBA. Në vitin 2002, Admir Tafili arrestohet dhe dënohet për tentativën e vrasjes së Pjetrushit.

Admiri i burgosur kthehet në një nga kapot e padiskutueshme të burgjeve shqiptare dhe në personin që mendon vetëm për arratisje dhe hakmarrje. Një Kont Montekristo-je modern por edhe barbar, që i kavënë jetës së tij vetëm një qëllim: të asgjësojë Prelë Pjetrushin apo të ndëshkojë njerëzit e tij, sipas një deformimi që i është bërë kanunit mesjetar të Lekë Dukagjinit, paçka se sipas të gjitha gjasave familja e Tafilëve në mesjetë nuk ka qenë pjesë e tij.

Në vitin 2010, tashmë një “Spahi” apo “burgaxhi” i regjur, Admir Tafili, merr leje nga burgu i Shën Kollit për të parë të ëmën e sëmurë dhe në këtë rast arratiset, me një fletë të bashkisë, siç ndodh shpesh (ndodhi edhe me Lulzim Berishën këtë vit).

Në mars të vitit 2011, Admir Tafili vret në pritë dy vëllezërit e Prel Pjetrushit në fshatin Grudë të Shkodrës.

Tafili, pas një operacioni të suksesshëm policie arrestohet në Tiranë, por tashmë Admiri ishte një “senator” që më mirë ndjehej brenda se jashtë.

Dy vite më pas, në vjeshtën e 2013-s, ndërsa ndodhej në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, Admir Tafili mbledh ajkën e të fortëve: Fran Marashin, Gëzim Gurin, Artur Goran, Gëzim Tomën, Reiz Haxhirajn dhe Eduard Lulan dhe arrijnë të kapin pikën e dobët të aleancës qeverisëse që sapo ka ardhur në pushtet.

Shfrytëzojnë brishtësinë e njerëzve të sapoardhur të aleancës PS-LSI dhe arrijnë të arratisen me një plan perfekt dhe spektakolar.

Por arrestohen nga RENEA një ditë pas arratisjes në një magazinë të Përrenjasit. Plani i arratisjes ishte perfekt por jo ai i ikjes.

Një vit më pas pikaset një tjetër tentativë në burgun e Peqinit ku mësohet se mund të largoheshin, por që rezultoi një alarm fals.

Ndërkohë, nga burgu i sigurisë së lartë të Peqinit, Admir Tafili drejton një bandë të vërtetë gjobash dhe vrasjesh, duke rezultuar një nga njerëzit më të frikshëm të krimit në vend, i cili siguronte sasi të mëdha parash duke qenë brenda qelive dhe marrë të mira materiale nga subjekte dhe njerëz që e shikonin atë me shumë pushtet.

Në Peqin, ku ndodhet ajka e krimit shqiptar, Admir Tafili arrin të sigurojë famën e një prej krerëve të habitatit të sigurisë së lartë.

Gjithë këto vite ai i ka kushtuar shumë shtetit shqiptar për ta ruajtur por edhe për të hetuar, gjithë rrjetin e merimangës që ai ngriti nga qelia.

Dhe të mendosh që 17 vjet më parë ishte thjesht një çunak që në një operacion policie iu vra i ati, vrasje për të cilën ai i dha fund të ardhmes së tij vetëm për të marrë hak.

Ndoshta do ishte krejt ndryshe sikur drejtësia shqiptare ta trajtonte më profesionalisht ngjarjen e vitit 2000; të gjykonte dhe versionin e familjes Tafili; të thërriste në dëshmi Prelë Pjetrushin dhe të bënte zbardhjen e vërtetë të ngjarjes.

Prel Pjetrushi nuk ishte një engjëll, gjithsesi.

Admir Tafili është një shembull sesi shteti bëhet së paku një “derë e mbyllur”; dhe kur prokuroria e gjykata nuk japin drejtësi por anojnë në një krah, atëherë prodhohet ai produkt që ushqen zinxhirin e gjatë të vetëgjyqësisë që natyrisht nuk prodhon drejtësi por sfidon shtetin duke krijuar bëma “robinhudësh” që në fakt nuk janë të tillë, por janë “frankenshtajnë” të krimit që prodhohen në laborator nga mungesa e drejtësisë apo nga drejtësia e munguar. Tafili është vetëm një nga shembujt e perceptimit popullor që pret reformën në drejtësi.

Tags: Admir Tafilianëtarëtdënohendenohete banësja me sa viteme burgimsë tijtë përjetshëm

TË LIDHURA

Ivanka Trump ndan vizitën e saj në jug të vendit, i shoqëron pamjet me këngën e njohur në shqip
Aktualitet

Ivanka Trump ndan vizitën e saj në jug të vendit, i shoqëron pamjet me këngën e njohur në shqip

09:12 | 23/01/2026
EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK
Aktualitet

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm
Aktualitet

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Next Post
Ekskluzive/Shkëlzen Doli tregon detaje mbi koncertin e 23 shtatorit në Sheshin “Skënderbej”: Ja kush do të marrë pjesë

EKSKLUZIVE/Shkëlzen Doli tregon detaje mbi koncertin e 23 shtatorit në sheshin “Skënderbej”: Ja kush do të marrë pjesë

Kujdes! Numrat në Kryeministri dhe Polici jashtë shërbimit

Kujdes! Numrat në Kryeministri dhe Polici jashtë shërbimit

Uragani Maria “nën gjurmët” e Irmës

Uragani Maria “nën gjurmët” e Irmës







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, kapet ‘skifteri’ në Tiranë
Aktualitet

Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, kapet ‘skifteri’ në Tiranë

by mirseda
10:40 | 23/01/2026
0

Zbardhen 6 raste të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të dyshuara të kryera nga një 43-vjeçar, gjatë 2 ditëve...

Mashtronte qytetarët dhe u zhvaste paratë, dërgohet për gjykim “avokatja” në Fier

Mashtronte qytetarët dhe u zhvaste paratë, dërgohet për gjykim “avokatja” në Fier

10:37 | 23/01/2026
SHBA-të tërhiqen zyrtarisht nga OBSH-ja

SHBA-të tërhiqen zyrtarisht nga OBSH-ja

10:24 | 23/01/2026
Përplasi me makinë një person dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 65-vjeçari në Bulqizë

Përplasi me makinë një person dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 65-vjeçari në Bulqizë

10:17 | 23/01/2026
Spiropali pritet në Stamboll nga Ministri i Jashtëm turk: Partneriteti strategjik në rritje,

Spiropali pritet në Stamboll nga Ministri i Jashtëm turk: Partneriteti strategjik në rritje,

10:14 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com