Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Administrata e kapur nga “Sigurimi i Shtetit”

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Administrata e kapur nga “Sigurimi i Shtetit”

Administrata shqiptare prej vitesh është mbushur me ish-punonjës së Sigurimit të Shtetit. Në vitin 2008 u miratua një ligj për kontrollin e figurës, i cili parashikonte edhe ndalimin e punësimit të tyre në administratën shtetërore, por ky u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan se shumë punonjës të Sigurimit të Shtetit kanë kryer një shkollë dhe kanë marrë një diplomë për të qenë operativ i sigurimit.

Historiani shkruan se në vitin 1992 shumica e oficerëve, rreth 98% u nxorën në lirim. Por pas vitit 1997, e gjitha trupa e oficerëve në fjalë, u rikthye në administratën shtetërore, kryesisht në SHIK, polici, administratë dhe sistemin e drejtësisë.

Dervishi thekson se një pjesë e atyre që punojnë në administratë kanë diplomën e operativëve të Sigurimit.

Për të marrë këtë diplomë historiani thekson se duheshin 3664 orë mësimi (1656 mësim teorik dhe 1234 në seminare), prej të cilave plot 516 orë ishin histori të PPSH-së apo lëndëve që lidheshin me marksizëm-leninizmin. Shkollimi në profilin Sigurim ishte 4 vjet. Provime formimi jepeshin në lëndët marksizëm-leninizmi dhe specialitet.

Postimi i plotë i Kastriot Dervishit

Shkolla e operativëve të Sigurimit

Punëtorët operativë ishin oficerët e drejtorive të Sigurimit të Shtetit, të cilët sipas drejtimeve që kishin drejtonin punën agjenturiale-operative, si dhe mbanin lidhjet me rrjetin sekret. Në gjysmën e dytë të sundimit të regjimit komunist, kuadri u shkollua në shkollën e Saukut (më parë ishte kryesisht i pashkollë). Enver Hoxha i kishte quajtur oficerët e Sigurimit, “punëtorë partie”, d.m.th. pararoja e specializuar e luftës së klasave. Në vitin 1992 shumica e oficerëve, rreth 98% u nxorën në lirim. Në vitin 1995 me ligjin për kontrollin e figurave, atyre iu ndalua në tërësi punësimi në administratën shtetërore. Por pas vitit 1997, e gjitha trupa e oficerëve në fjalë, u rikthye në administratën shtetërore, kryesisht në SHIK, polici, administratë dhe sistemin e drejtësisë. Në vitin 2008 u miratua një tjetër ligj për kontrollin e figurës, i cili parashikonte edhe ndalimin e punësimit të tyre në administratën shtetërore, por ky u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Pavarësisht këtij legjislacioni, këto veprime duhej të ishin shoqëruar edhe me një akt normativ për mosnjohjen si shkollë e lartë të profilit sigurim, si e pavlefshme për rendin e ri në të cilin hyri Shqipëria, njësoj siç u veprua në rastin e mosnjohjes së diplomave të shkollës së partisë.
Gjithsej për t’u bërë punëtor operativ duheshin 3664 orë mësimi (1656 mësim teorik dhe 1234 në seminare), prej të cilave plot 516 orë ishin histori të PPSH-së apo lëndëve që lidheshin me marksizëm-leninizmin. Shkollimi në profilin Sigurim ishte 4 vjet. Provime formimi jepeshin në lëndët marksizëm-leninizmi dhe specialitet.

Programi i shkollës për profilin sigurim (lëndët)

1-Histori e PPSH-së
2-Ekonomi politike (kapitalizmi)
3-Ekonomi politike (socializmi)
4-Materializmi dialektik
5-Materializmi historik
6-Gjuhë e huaj
7-Kontabilitet
8-Logjikë
9-Psikologji
10-Teoria e shtetit dhe e së drejtës
11-E drejtë kushtuese
12-E drejtë e punës dhe familjes
13-E drejta civile (pjesa e përgjithshme)
14-E drejta penale (pjesa e përgjithshme)
15-E drejta administrative
16-E drejta e detyrimeve
17-E drejta kushtetuese (pjesë e posaçme)
18-E drejta kooperativiste
19-Procedura penale
20-Mjekësi ligjore
21-Psikiatri gjuhësore
22-Kriminalistikë
23-E drejta ndërkombëtare publike
24-Kriminologji
25-Informatikë
26-Historia e armës së Sigurimit të Shtetit
27-Specialitet
28-Njohuri për zbulimet e huaja
29-Mjetet teknike dhe metodat 
30-Përgatitje taktike
31-Historia e artit ushtarak popullor
32-Përgatitje zjarri
33-Përgatitje fizike
34-Topografi

Tags: Administratae kapuri shtetitsigurimi

TË LIDHURA

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?
Politikë

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?

22:48 | 26/03/2026
Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania
Aktualitet

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

21:48 | 26/03/2026
Dorian Teliti: Duhet një reformë territoriale për njerëzit, jo për interesat e pushtetit!
Aktualitet

Dorian Teliti: Duhet një reformë territoriale për njerëzit, jo për interesat e pushtetit!

20:04 | 26/03/2026
Next Post
Ai nuk është normal, Messi turpëron Chelsean për 3’ minuta (Video)

Ai nuk është normal, Messi turpëron Chelsean për 3’ minuta (Video)

Messi bën “çfarë i do qejfi” dhe Dembele shënon të dytin (Video)

Messi bën “çfarë i do qejfi” dhe Dembele shënon të dytin (Video)

Regjisori i njohur, Çipi: Ja mashtrimet që po bën Rama me Teatrin Kombëtar

Regjisori i njohur, Çipi: Ja mashtrimet që po bën Rama me Teatrin Kombëtar







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?
Politikë

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?

by mirseda
22:48 | 26/03/2026
0

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas vendimit të Bordit të Transparencës për përcaktimin e...

Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol

Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol

22:30 | 26/03/2026
“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…

“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…

22:08 | 26/03/2026
Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

22:05 | 26/03/2026
Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

21:48 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com