Adelina Tahiri feston sot 27-vjetorin, një ditëlindje më e veçantë se të tjerat për këngëtaren pasi është në pritje të ëmbël. Sot ajo ka marrë qindra urime nga të afërmit, miqtë, kolegët e fansat dhe sigurisht nga bashkëshorti.
Ky i fundit e ka surprizuar Adelinën duke ja lënë dhuratat në korridorin e shtëpisë së re dhe sapo ka hyrë këngëtarja është surprizuar.Me anë të një fotoje në Instagram Adelina ka treguar se dhurata e Markov është një kuti në formë zemre me trëndafila të kuq dhe një parfum “Ylang in gold” që shkon në 225 euro.“Faleminderit gjithçka imja”, shkruan këngëtarja teksa kujtojmë që pak ditë më parë milioneri maqedonas i dhuroi asaj edhe një makinë luksoze në ngjyrë të bardhë.