Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Adelina Ismaili zhduket pa adresë, u thirr të dëshmojë për vrasjen e ish-të fejuarit

7 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Adelina Ismaili zhduket pa adresë, u thirr të dëshmojë për vrasjen e ish-të fejuarit

Këngëtarja Adelina Ismaili është një nga artistet ikonë të Kosovës, e cila së fundi i është rikthyer muzikës dhe televizionit në Prishtinë, pas disa vitesh shkëputjeje dhe qëndrimi në Prishtinë.

Tashmë, me statusin e nënës së një djali që quhet Uliks, Adelina po jeton një martesë të konsoliduar me ish-menaxherin e njohur Val Krasniqin. Fotot e Adelina Ismailit me bashkëshortin e saj dhe Uliksin në rrjetet sociale janë shumë të pakta, por sa herë poston diçka dhe sa herë flet për jetën jashtë profesionit, ajo di të tërheqë vëmendjen.

Kohët e fundit u është kthyer eventeve muzikore pas një kohe të gjatë pushimi e dedikimi të plotë familjes dhe të birit. Por duket se e shkuara e dhimbshme e artistes ka trazuar ujërat e martesës së saj të qetë. Arsyeja ishte gjyqi që u mbajt në Kosovë këto ditë për vrasjen e ish-të fejuarit, ku Adelina Ismaili ishte thirrur për të dëshmuar rreth ngjarjes së rëndë të para disa viteve, ku emri i saj u përfol gjatë.

Ajo duhet të ishte prezente për të dëshmuar në gjyqin, që po mbahet ndaj Enver Sekiraqës për vrasjen e efektivit Triumf Riza në vitin 2007, por Adelina Ismaili ka humbur gjurmët dhe Gjykata madje nuk i di as adresën e shtëpisë.

Mediat e Kosovës shkruanin se Gjykata i ka dërguar kërkesë këngëtares për të marrë pjesë në gjyq, por s’kanë mundur dot të bien në kontakt me Adelinën, e cila nuk ka dhënë detaje të një adrese të re, ndërsa numrat e telefonit nuk kanë dalë të vlefshëm.

Në mungesë të Adelinës, prokurori special Haki Gegaj shtroi kërkesën që deklaratat e dhëna më parë nga Adelina të rilexohen. Pjesë e këtij procesi gjyqësor janë edhe katër dëshmitarë që do të dëgjohen në seancat e radhës, mes të cilëve dy motrat e Adelinës: Ema dhe Zanfina Ismaili. Enver Sekiraqa po gjykohet nën akuzat e Prokurorisë për nxitjen e vrasjes së policit nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, Triumf Riza (ish-i fejuari i Adelinës).

Sekiraqa në vitin 2016 ishte dënuar me 27 vite burg, por rasti është rikthyer për rigjykim. Është përfolur se përkeqësimi i marrëdhënies së Sekiraqës me Triumf Rizën, kishte si burim këngëtaren, e cila në atë kohë kishte konfirmuar lidhjen e saj me ish-policin.

SHOKU I TRIUMF RIZËS: ADELINA ISMAILI KA QENË E BINDUR SE ENVER SEKIRAQA ËSHTË VRASËSI I TRIUMFIT

Në gjykimin e Enver Sekiraqës për nxitjen në vrasjen e Triumf Rizës, pak kohë më parë dëshmoi Besnik Hasani, shoku dhe kolegu i këtij të fundit. Dëshmitari Hasani deklaroi se Adelina Ismaili ka qenë e bindur se Enver Sekiraqa (që po gjykohet ende), ka vrarë Triumf Rizën.

“Adelina ka qenë e bindur që Enver Sekiraqa e ka vrarë Triumfin, ajo edhe vetë ka qenë e kërcënuar, biles kam një pjesë të incizimit kur e thirrin Adelinën në telefon, edhe i thonë që ki me shku edhe ti te Triumfi shumë shpejt!”, tha dëshmitari.

Ai në pyetjet e prokurorit special Haki Geci, deklaroi se Triumfi, të vetmin problem, që kishte, e kishte me Enver Sekiraqën. “Triumfi gjithmonë e ka përmendur Enver Sekiraqën dhe grupin e tij kriminal, ai nuk ka pasur problem me tjetërkënd, këtë jua garantoj me jetë!”, tha dëshmitari, sipas “Kallxo.com”.

Pyetjet e Kosovare Kelmendit, avokates së Enver Sekiraqes, nuk u lejuan nga Gjykata, me arsyetimin se nuk kishin të bënin me çështjen. Pas kësaj, avokatja Kelmendi deklaroi se e bojkoton marrjen në pyetje të dëshmitarit, për faktin se ky dëshmitar nuk ka kredibilitet dhe nuk pritet që të jetë i paanshëm, pasi që ka marrëdhënie armiqësore me Enver Sekiraqën.

Enver Sekiraqa akuzohet për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe për detyrim. Për këto vepra ishte dënuar me 37 vite burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim. Për vrasjen e policit Riza, Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, pasi është gjetur fajtor në akuzën se ka qenë ai që e ka vrarë Triumf Rizën në vitin 2007 në lagjen “Santea” në Prishtinë.

DOKUMENTARI ME TË PATHËNAT E HISTORISË SË ADELINA ISMAILIT ME ENVER SEKIRAQËN

Historia e këngëtares së njohur Adelina Ismaili me një nga gangsterët më të frikshëm të Prishtinës, Enver Sekiraqa, ishte pjesë e një dokumentari ekskluziv të transmetuar në emisionin “Zona Express”, tri vite më parë.

Në këtë dokumentar janë transmetuar për herë të parë pamje dhe dëshmi të padëgjuara më parë, një prej të cilave ishte edhe zhvatja e këngëtares nga gangsteri Sekiraqa, me të cilin u fol se ka pasur edhe një lidhje dashurie.

Adelina Ismaili u mor në mbrojtje prej Riza Rizës pasi zhvatej nga Sekiraqa, ndërsa prokurori i EULEX dyshon se gangsteri i bënte presion kësaj të fundit edhe me foto. Pikërisht, publikimi i fotove komprementuese të këngëtares thuhet të jetë edhe arsyeja pse ajo ndryshoi dëshminë në gjyq, duke mohuar të gjitha akuzat.

Megjithatë, në dënimin e Sekiraqës me 37 vite burg për nxitjen dhe vrasjen e policit Triumf Riza është edhe akuza e zhvatjes së këngëtares Ismaili në shuma deri në 9 mijë euro./ PANORAMA PLUS

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Kuriozitete

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Next Post
Vrasja e të riut për një karikues telefoni, Gjykata e Tiranës bën lëvizjen e papritur

Vrasja e të riut për një karikues telefoni, Gjykata e Tiranës bën lëvizjen e papritur

Probleme me pasurinë, shtyhet vendimi për Donika Prelën

Probleme me pasurinë, shtyhet vendimi për Donika Prelën

Neritan Ceka ia ‘mbledh’ Klosit: Më mirë jep dorëheqjen

Neritan Ceka ia 'mbledh' Klosit: Më mirë jep dorëheqjen







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë
Kosovo

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë

by mirseda
21:14 | 05/01/2026
0

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i më shumë se 27 mijë votave të...

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com