Kryeministri Edi Rama ka publikuar një rast, ku një familje me vilë 3-katëshe përfitonte çdo muaj ndihmë ekonomike, ndërsa një tjetër në kushte të mjera, nuk përfitonte asgjë.
Sipas Ramës, ky rast ka ndodhur në Malësi të Madhe, ndërsa shkruan në një postim se të gjitha rastet do të verifikohen.
“Lart vila 3 katëshe e F.P në Malësinë e Madhe që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe poshtë shtëpia e A.H po në Malësinë e Madhe që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, F.P është përjashtuar dhe A.H është përfshirë në skemë.
Fotot tregojnë qartë se cila nga kto dy familje është në nevojë.
Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare”, shkruan Rama në Facebook.