Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Abedin Oruçi hedh poshtë akuzat e Alma Kaçit: S’kam lidhje me skandalin, asnjë komunikim me Berishën

2 vjet ago
in Politikë
Abedin Oruçi hedh poshtë akuzat e Alma Kaçit: S’kam lidhje me skandalin, asnjë komunikim me Berishën

Skandali në zyrën e kreut të bashkisë së Kukësit mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit, ish-kreut të bashkisë, duket se ka përfshirë edhe Abedin Oruçin. Sipas dëshmive të Kaçit të dala në media, Oruçi i ka marrë USB-në Alma Kaçit në të cilën ishte videopërgjimi.

Ndërkohë, ish-kryetari i këshillit të qarkut Kukës mohon çdo akuzë, edhe atë të përfshirjes në kontakte me Sali Berishën për të dëmtuar Gjicin.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që emri i tij baltoset në këtë mënyrë dhe të gjithë ata që më përpara kanë dashur ta dëmtojnë si figurë në radhët e gjyqësorit janë burgosur ose janë larguar nga sistemi i drejtësisë si të korruptuar.

Postimi në Facebook i Abedin Oruçit:
QENTË LEHIN, KARVANI ECËN PËRPARA

Të dashur qytetarë të Kukësit,

Sot media të ndryshme, janë përpjekur të baltosin, të njollosin emrin tim, me super skandalin e ish kryetarit të vetëzgjedhur të bashkisë Kukës.

Njerëzit e neveritshëm, të cilët njollosen emrin e Kukësit, njollosen voten e kuksianëve, njollosen edhe kuksianët, u deshën vetëm 4 vite që llumi i tyre të dilte në sipërfaqe. Unë kam qenë i zgjedhur 20 vite, dhe kurrë nuk më ka shkuar ndërmend të merrem me skandale të tilla.

Mediat gjitashtu janë munduar ta përziejnë emrin tim me Sali Berishen. Deklaroj me përgjegjësi se nuk kam pasur kurrë asnjë lloj kontakti me Sali Berishën. Përkundrazi, Sali Berisha gjatë aktivitetit tim që kam ushtruar si zyrtar i shtetit, me ka shkarkuar 3 herë nga puna, dhe jam kthyer në detyrë përsëri nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese.

Parimi im kryesor është se unë gjithmonë kam besur te drejtësia, dhe besoj gjithmonë të drejtësia. Çdo media e cila ka përmendur emrin tim, duke u munduar ta përfshijnë në skandalin Alma-Gjici, i kam paditur në gjykatë.

Deklaroj me bindje të plotë se:

– Nuk jam i përfshirë në megaskandalin Alma-Gjici! Sepse nuk ështê në tabanin tim personal, e as të familjes time të merremi me ngjarje të tilla të neveritshme.

Ju jeni vetë dëshmitarë, se me skandale të tilla, dhe me njollosjen e kuksianëve janë marrë ish kryetari i bashkisë Gjici, ish nënkryetari dhe ish prefekti i bashkisë Kukës – Granit Gjana.

Të gjithë njerëzit që kanë shkruar për mua, dhe janë përpjekur ta baltosin emrin tim kanë përfunduar në burg.

Disa nga këto njerëz janë:

1- Prokurorja më e korruptuar në Shqipëri (ish prokurore e Kukësit), Rita Gjati është larguar nga sistemi i drejtësisë nga vetingu;

2 – Ish prokurori i Kukësit – Edmond Karriqi, i dënuar me burg për korrupsion, ku vazhdon kryerjen e dënimit në burg;

3 – Ish nëndrejtori i policisë së Kukësit Hajri Kusho, është larguar nga radhët e policisë për trafik droge dhe korrupsion.

Të gjithë këta njerëz që janë munduar të baltosin emrin tim shikoni se si kanë përfunduar. Alma Kaçi kaçi në bashkëpunim me gazetarët e fiksit dhe publikimet e fiksit, kërkon që t’i shmanget përgjegjësisë së saj. Tashmë krejt shqiptarët e dinë se si është bërë ajo ngjarje, kush e ka bërë dhe përgjegjësit e saj.

Unë kurrë gjatë gjithë jetës time, as që më ka shkuar ndërmend ti bëj keq kujt. Çdo kuksian/e që me njeh, e di mirë se unë gjithmonë jam munduar ta ndihmoj Kukësin dhe kuksianët, gjat gjithë karrieres time politike, dhe si biznesmen nga te ardhurat e mia personale, dhe kurrë nuk jam përzier në ngjarje të neveritshme, si ajo në zyrën e ish kryetarit të bashkisë Kukës.

Gjithmonë do jem në Kukës për Kukësin dhe kuksianët.

Me respekt,

Abedin Oruçi.

TË LIDHURA

Lëvizja e radhës e Lapajt, kërkesë KQZ: Mandati të shpërndahet sipas listës së hapur
Politikë

Lëvizja e radhës e Lapajt, kërkesë KQZ: Mandati të shpërndahet sipas listës së hapur

17:54 | 17/07/2025
Urdhri i prerë i Ramës ra në vesh të shurdhët, ja kush nga PS e injoroi
Politikë

Urdhri i prerë i Ramës ra në vesh të shurdhët, ja kush nga PS e injoroi

16:39 | 17/07/2025
Shqetësime shëndetësore në burg, Erion Veliaj dërgohet në spital. Kryebashkiaku i nënshtrohet ekzaminimeve
Politikë

Shqetësime shëndetësore në burg, Erion Veliaj dërgohet në spital. Kryebashkiaku i nënshtrohet ekzaminimeve

14:35 | 17/07/2025
Next Post
Analiza e VOA: Mali i Zi në ngërçin politik mes forcave pro-evropiane dhe atyre serbe

Analiza e VOA: Mali i Zi në ngërçin politik mes forcave pro-evropiane dhe atyre serbe

Fëmija vdes nga një sëmundje e rëndë, prindërit vendosin dhurimin e organeve jetësore të tij

Fëmija vdes nga një sëmundje e rëndë, prindërit vendosin dhurimin e organeve jetësore të tij

Vrasja e italianes nga shqiptari, zbulohet dhe një person i dytë që përndoqi të renë

Vrasja e italianes nga shqiptari, zbulohet dhe një person i dytë që përndoqi të renë

JU REKOMANDOJMË

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025




TË FUNDIT

Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion
Sport

Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion

by mirseda
19:30 | 17/07/2025
0

Tirana projektohet me tetë të huaj në formacionin e ri, por bardheblutë në këtë moment kanë dy...

Aksidenti në aksin Prrenjas-Librazhd, Policia: I plagosuri rëndë një 15-vjeçar, transportohet te Trauma në Tiranë

Aksidenti në aksin Prrenjas-Librazhd, Policia: I plagosuri rëndë një 15-vjeçar, transportohet te Trauma në Tiranë

19:26 | 17/07/2025
Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Vrasje në Athinë dhe “luftë” me policinë, ja veprat kriminale të autorëve të dyshuar

Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Vrasje në Athinë dhe “luftë” me policinë, ja veprat kriminale të autorëve të dyshuar

18:39 | 17/07/2025
Lëvizja e radhës e Lapajt, kërkesë KQZ: Mandati të shpërndahet sipas listës së hapur

Lëvizja e radhës e Lapajt, kërkesë KQZ: Mandati të shpërndahet sipas listës së hapur

17:54 | 17/07/2025
Seanca e dosjes “Plumbi i Artë” shtyhet për në 2 Shtator, zbardhet arsyeja

Seanca e dosjes “Plumbi i Artë” shtyhet për në 2 Shtator, zbardhet arsyeja

17:52 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com

iiq_pixel