Transferimi i Kristal Abazajt në Belgjikë tek Anerlecht është kryefjala e futbollit të kësaj jave në Shqipëri. Ky ishte një transferim surprizë dhe besohet që të jetë edhe më i shtrenjti deri më tani. Kristali ka treguar momentin e parë që ka hyrë në zyrat e klubit dhe takimin me trajnerin, po ashtu dikush e ka ndihmuar që ky transferim të kryhet dhe ai nuk është Besnik Hasi, por Igli tare.Në këto dy ditë në Belgjikë, çfarë ju bëri më shumë përshtypje, qoftë nga vizita në klub apo bisedat me drejtuesit e Anderlehtit?
Në ditën kur mbërritëm, luhej ndeshja mes Anderlehtit dhe Bryzhit, dy ekipet që rivalizojnë për titull. Pasi shkuam në zyrat e klubit dhe zyrtarizuam kontratën, aty nisa të kuptoj se në çfarë realiteti jam. Takova drejtorin e klubit dhe trajnerin, i cili kishte parë cilësitë e mia dhe kishte dhënë OK-in për transferimin. Thjesht më dukej vetja shumë i vlerësuar dhe për më tepër ata më thanë se jam te klubi më i mirë në Belgjikë dhe nga këtu mund të bëj hapin e madh të karrierës, shprehet Abazaj për Panorama Sport.Shqiptari më i njohur tek Anderlehti ka qenë Besnik Hasi. A ka pasur ndonjë ndikim ish-kapiteni i Shqipërisë në këtë transferim?
Jo, me sa di, nuk ka pasur ndikim fare. Më shumë më ka ndihmuar një tjetër ish-futbollist i Kombëtares.
Për kë bëhet fjalë?
Është Igli Tare, i cili ka folur shumë mirë për mua. Kuptova që Anderlehti si klub ka marrëdhënie të mira me Lacion.