Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

A po zëvendësohet njerëzimi nga robotët? Ja profesionet që do të zhduken

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, Teknologji, TT
A po zëvendësohet njerëzimi nga robotët? Ja profesionet që do të zhduken

Ditët e sotme gjithnjë e më shpesh po ngrihet një debat i gjerë mbi punësimin. Ndërkohë që shoqëria po automatizohet, a do të zëvendësohet punëtori?

Frika e zëvendësimit të vendeve të punës me robotë është duke u rritur. Çështja është se cilat janë profesionet që do të preken ose jo nga ky proces zëvendësimi?

PROFESIONET QË RREZIKOJNË TË ZHDUKEN

Arkëtarët

Punët që kërkojnë minimalisht diplomën e shkollës së mesme janë më në rrezik. Për shembull, arkëtarët dhe operatorët e pagesave. Këto punë nuk kërkojnë analiza njerëzore, duke qenë lehtësisht të manovrueshme nga makineritë.

Shoferët

Disa prej kompanive më të mëdha në botë janë duke investuar miliarda për të ndërtuar robotë që synojnë të zëvendësojnë punët e njeriut. Shembulli më i qartë janë makinat vetëlëvizëse. Kompanitë e makinave janë vënë në një garë intensive për të nxjerrë makinën e parë të tillë. Pas prodhimit të saj do të ketë gjithnjë e më pak nevojë që njerëzit të ulen pas timonit të një taksie, rimorkio apo traktori.

Vlerësohet se afërsisht 5 milion shoferë do të humbasin punën në fillim të viteve 2020, vite në të cilat automjetet pretendohet se do të kenë arritur autonomi të plotë.

Punonjësit e Fast Food

Byroja e Punës dhe Statistikës ka vlerësuar se 80,000 vende pune në Fast Food do të zhduken deri në vitin 2024. Rritja e pagës minimale është një arsye më shumë për të zëvendësuar punëtorët me makineri. Pozicionet e ushqimit të shpejtë renditen në mesin e listës së Fondacionit të Teknologjisë së Informacionit & Inovacionit me më shumë gjasa që të automatizohen.

“Kushton më pak të blesh një krah robotik prej 35,000 dollarësh se sa të punësosh një punonjës me 15 dollarë ora për të skuqur patatet”, tha ish-shefi ekzekutiv i McDonald Edward Rensi. Ai gjithashtu tha se numri i njerëzve që punojnë në një McDonald’s është përgjysmuar si pasojë e automatizimit, që kur ai filloi të punojë në këtë kompani në vitet 1960.

PROFESIONET QË DO T’I MBIJETOJNË “ROBOTIZIMIT SHOQËROR”

Infermierët dhe mjekët

Prekja njerëzore është thelbësore gjatë  përkujdesjes shëndetësore, duke i bërë profesionet e mjekëve dhe infermierëve të sigurta, madje Fondacioni i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, i cili renditi më shumë se 800 lloje të punëve që po shkojnë drejt automatizimit i cilësoi si profesione të pazëvendësueshme. Kompjuterët janë të saktë në marrjen e diagnozave mjekësore, por pacientët nuk kanë nevojë të marrin vetëm diagnozat kompjuterike.

“Ata duan të trajtohen nga një person i mëshirshëm, i cili mund t’i ndihmojë ata të kuptojnë dhe të pranojnë lajmet e dhimbshme dhe sfidat me sëmundjet”, shkruajnë studiuesit e MIT-it, Andrew McAfee dhe Erik Brynjolfsson.

Trajnerët e sportit

Sipas McAfee dhe Brynjolfsson, profesionet që ndikojnë në udhëheqjen dhe frymëzimin e të tjerëve duhet tu përkasin njerëzve. Në rastin e një trajneri, fitorja nuk është procesi më i rëndësishëm i aktivitetit.

“Ajo që ka rëndësi është aftësia për t’i dhënë të rinjve mundësinë të bashkëpunojnë nën një qëllim, të mësojnë të jenë miq të mirë dhe të mbështesin njëri-tjetrin duke zhvilluar karakterin e tyre përmes atletikës”, shkruajnë studiuesit.

Parukierët

Parukierët janë profesioni që ka më pak mundësi të automatizohet .

“Robotët janë të ftohtë, por jo mbinjerëzorë”, tha Rob Atkinson, president i Fondacionit për Teknologjinë e Informacionit dhe Inovacionit, për CNN Tech.

“Ka mesatarisht 150,000 qime në kokën e njeriut dhe secila prej tyre duhet të pritet në një gjatësi të saktë dhe të ndryshme. A do të jenë shkencëtarët dhe inxhinierët në gjendje të ndërtojnë një robot që mund të zotërojë këto aftësi? “

Kompozitorët

McAfee dhe Brynjolfsson, studiues të MIT besojnë se kompozitorët janë larg automatizimit.

“Krijimtaria buron nga gjendja e brendshme emocionale dhe njerëzore. Nuk kemi konstatuar asnjë detaj që të na afrojë drejt digjitalizimit të kuptimit të krijimtarisë”.

Punonjësit socialë

Byroja e Punës dhe e Statistikave ka konstatuar se punët që kanë të bëjnë me shëndetin mendor dhe punonjësit socialë do të rriten me 19% deri në vitin 2024.

“Ndërtimi elementar i trurit tonë është i njëjtë me atë të 100.000 viteve më parë, kështu që është në natyrën tonë të njihemi  me përvoja të ndryshme, të kemi ndjeshmëri, shoqëri, dhe të ndërveprojmë në grup”, shkroi Geoff Colvin në librin e tij. 

Përshtati për Tirana Today, Refxhei Tola

Tags: automatizimi shoqerornjerezimiprofesionerobotëzhdukje

TË LIDHURA

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare
Aktualitet

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

22:48 | 10/07/2025
Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?
Aktualitet

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

22:45 | 10/07/2025
A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi
Kryesore

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

22:24 | 10/07/2025
Next Post
Reagon ministria e Jashtme: Çfarë dimë për anijen shqiptare të ndaluar në Libi

Reagon ministria e Jashtme: Çfarë dimë për anijen shqiptare të ndaluar në Libi

Doda shpërthen ndaj Ramës: O Zot, sa i pavërtetë je! Çështjes Çame i ke harruar dhe emrin

Doda shpërthen ndaj Ramës: O Zot, sa i pavërtetë je! Çështjes Çame i ke harruar dhe emrin

Rinis transporti ajror mes Rusisë dhe Irakut pas 13 vitesh ndërprerje

Rinis transporti ajror mes Rusisë dhe Irakut pas 13 vitesh ndërprerje

JU REKOMANDOJMË

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare
Aktualitet

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

by mirseda
22:48 | 10/07/2025
0

Ka përfunduar me sukses një operacion i vështirë shpëtimi në Gjirin e Gramës, ku një velierë me...

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

22:45 | 10/07/2025
A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

22:24 | 10/07/2025
OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

22:13 | 10/07/2025
Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

21:28 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com