Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A po rikthehen kohët e turbullta në Ballkan?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
A po rikthehen kohët e turbullta në Ballkan?

Nga Andrew MacDowall “worldpoliticsreview”/ Më 14 dhjetor, parlamenti i Kosovës ndërmori një hap, të cilin qeveria serbe e kishte paralajmëruar se mund të çojë në një ndërhyrje ushtarake nga ana e saj:votoi për të formuar një ushtri. Disa muaj pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe homologu i tij në Kosovë, Hashim Thaçi, tërhoqën vëmendjen me idenë e tyre për të sjellë paqe të qëndrueshme në Ballkan, rajoni duket se po rikthehet në kohët e turbullta të dikurshme.

Një shpërthim lufte, është shumë i vështirë në të ardhmen e afërt, por gjithnjë e më shumë duket se politika perëndimore ndaj rajonit po e humbet joshjen e saj, duke bërë sërish gabimet e së kaluarës, dhe duke çuar në dobësimin e projektit euroatlantik në këtë cep të Evropës.

Votimi i parlamentit të Kosovës, do të krijojë një ushtri profesionale, të armatosur lehtë, me 4.000 forca të sigurisë. Ky akt, i ndau përkrahësit perëndimorë të Kosovës. Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur atë si “të drejtën sovrane të Kosovës”, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi për “pasoja serioze për integrimin e ardhshëm euroatlantik të Kosovës”.

Gati 20 vjet pas përfundimit të luftës midis guerrjeve shqiptare të Kosovës dhe forcave serbe, dhe një dekadë pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, statusi i vendit mbetet i diskutueshëm. Serbia e konsideron ende zyrtarisht Kosovën si një pjesë të patjetërsueshme të territorit të saj, dhe ruan një ndikim të fortë në zonat me shumicë serbe.

Rusia, dhe në një masë më të vogël Kina, e kanë bllokuar anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, dhe madje 5 vende anëtare të Bashkimit Evropian nuk e njohin ende pavarësinë e saj.

Vuçiç ka thënë se pret që forca paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO në Kosovë, të shpërndajë ushtrinë e re “ilegale”, ndërsa kryeministrja serbe Ana Brnabiç, deklaroi se ndërhyrja ushtarake në Kosovë “është aktualisht një nga opsionet në tryezë”.

Qeveria serbe, pretendon se ka frikë se ushtria e Kosovës do të përdoret në spastrimin etnik të serbëve të mbetur në territor, të cilët janë rreth 120 mijë në një popullatë prej 2 milionë banorësh. Vendimi i ushtrisë, vjen disa javë pasi Kosova vendosi tarifa 100 për qind mbi mallrat serbe dhe boshnjake.

Pavarësisht nga presioni i SHBA-së dhe BE-së, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se tarifat nuk do të ulen, derisa Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës. Rritja e tarifave, e cila u shtri mbi më shumë mallra më 28 dhjetor 2018, erdhi pas dështimit të Kosovës për të siguruar anëtarësimin në Interpol.

Kosova fajësoi Serbinë, e cila ka bllokuar me sukses anëtarësimin e Kosovës në një varg organizatash ndërkombëtare, dhe ka nxitur disa vende të pezullojnë ose të heqin dorë nga njohja e pavarësisë së Kosovës. Përkeqësimi i madh i raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës, është veçanërisht i habitshëm, për shkak se pak muaj më parë, pati spekulime në rritje se që të dyja palët mund të arrinin një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Një marrëveshje e mundshme, do të përfshinte një ndryshim të kufijve, që do të mbante shumë serbë të Kosovës brenda kufijve të Serbisë, dhe do të përfshinin në Kosovë, disa troje etnike shqiptare, deri sot pjesë e Serbisë. Ndërsa disa në administratën Trump dhe në Bruksel, ishin të hapur ndaj kësaj ideje, të tjerët, duke përfshirë shumë në Ballkan, reaguan me tmerr ndaj idesë së rishikimit të kufijve në rajon.

Një veprim i tillë, paralajmëruan ata, do të sabotonte një politikë të vjetër ndërkombëtare, duke vendosur një precedent të rrezikshëm, për krijimin e zonave në bazë të përkatësisë etnike. Ajo mund të çojë gjithashtu në një gjakderdhje të re në Ballkan.

Ndërkohë në Kosovë po rritet pakënaqësia me udhëheqjen politike, duke përfshirë Thaçin dhe Haradinajn, të dy ish-figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që drejtoi kryengritjen e shqiptarëve etnikë kundër sundimit të Beogradit në fund të viteve 1990. Edhe në Serbi, ka pasur protesta në rrugë kundër qeverisë së Vuçiqit.

Shumë njerëz në mbarë rajonin, janë lënë të zhgënjyer me ritmin e ngadalshëm të pranimit në BE, dhe atyre që ata i shohin si premtime të pambajtura dhe luhatjet e Brukselit. Kjo është veçanërisht akute në Kosovë, ku qytetarët po presin ende liberalizimin e vizave, çka që do t’i lejonte ata të udhëtonin lirisht në pjesën më të madhe të pjesës tjetër të kontinentit.

Por një progres i tillë duket i pamundur në vitin 2019, me zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian, dhe emërimin e një Komisioni të ri Evropian. Në krye të çështjeve ende të pazgjidhura afatgjata, mesazhet e përziera të administratës Trump, e kanë dobësuar ndikimin e Uashingtonit në Ballkan.

Në veriperëndim, Bosnja përballet me një betejë të gjatë politike, mbi formimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve që nxorrën më shumë në pah jo vetëm ndarjet etnike, por edhe lodhjen e qytetateve me korrupsionin dhe nepotizimin. Milorad Dodik, përfaqësuesi serb i presidencës trepalëshe të vendit, e ka quajtur në mënyrë të përsëritur Bosnjen “një eksperiment të dështuar”.

Ai punuar vazhdimisht, që rajoni i autonom i Republikës Srpska i mbizotëruar nga serbët, të shkëputet ng federata.

Qeveria e Dodik dhe Republika Srpska, kanë lidhje gjithnjë e më të ngushta me Rusinë vitet e fundit. Kjo ka ngjallur në Perënim dyshime, rreth ndikimit të Kremlinit në Ballkan. “Pas luftrave të viteve 1990, ka disa raste të ‘punëve të papërfunduara’ në Ballkanin Perëndimor”-, thotë Dejan Joviç, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë kombëtare në Universitetin e Zagrebit në Kroaci.

“Të gjitha ato, duhej të zgjidheshin nga zgjerimi i BE-së, të paktën në një vizion evropian të së ardhmes së pasluftës të rajonit. Por kjo qasjen e ka humbur vrullin e vet. Hendeku në rritje midis administratës Trump dhe BE, ka çuar në ndërlikime të mëtejshme, dhe aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë po përfitojnë”- shton Joviç.

A ka një rrugë për të dalë nga ky qorrsokak? Një zgjidhje, sugjeron Joviç, do të ishte që BE-ja të absorbonte të gjithë Ballkanin sa më shpejt që të jetë e mundur, pavarësisht dështimeve të qarta në sundimin e ligjit dhe demokracisë në shtetet anembanë rajonit.

Natyrisht, kjo duket të jetë shumë e vështirë, duke pasur parasysh skepticizmin ndaj zgjerimit brenda BE-së. kenari i “dytë më i mirë”, sipas Joviç është bashkëpunimi midis SHBA, BE-së, Rusisë dhe Turqisë si garantues kolektivë të paqes dhe stabilitetit në Ballkan, që do të shihej nga shumë njerëz në Perëndim si futja e dhelprave në shtëpi. Marrë me shkurtime

Shënim:Andrew MacDowall është një korrespondent dhe analist me qendër në Beograd, i fokusuar mbi Evropën Qendrore dhe Lindore. Ai ka bashkëpunuar me “The Financial Times”, “The Guardian”, “Politico Europe”, “Business Neë Europe” dhe “Christian Science Monitor”. Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë
Aktualitet

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025
Rrezik murtaje te delet, shënohet shpërthimi i parë në Fushë-Krujë
Aktualitet

Rrezik murtaje te delet, shënohet shpërthimi i parë në Fushë-Krujë

21:18 | 21/06/2025
Next Post
Gruaja nxjerr në shitje bashkëshortin me një çmim qesharak: Nuk mund ta ktheni

Gruaja nxjerr në shitje bashkëshortin me një çmim qesharak: Nuk mund ta ktheni

Lëkundjet e tërmetit dëmtojnë pesë banesa në Vlorë

Lëkundjet e tërmetit dëmtojnë pesë banesa në Vlorë

Mediat greke i hedhin “benzinë zjarrit”. Dyshojnë për manipulimin e ekspertizës së Konstantinos Katsifas

Historiani jep alarmin: Po përgatitet 'Kacifas 2', RENEA të bëhet gati

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

NAMI NË TIRANË/ 12 të arrestuar dhe proceduar vetëm dje! 5 për dh*në dhe 7 të tjerë, hajdutë e shoferë të dehur dhe pa patentë
Aktualitet

NAMI NË TIRANË/ 12 të arrestuar dhe proceduar vetëm dje! 5 për dh*në dhe 7 të tjerë, hajdutë e shoferë të dehur dhe pa patentë

by mirseda
11:09 | 23/06/2025
0

Janë rritur ndjeshëm rastet e dhunën në Tiranë, ku vetëm gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dhe...

Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë

Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë

10:16 | 23/06/2025
Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi: Mezi pres të vij në Shqipëri

Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi: Mezi pres të vij në Shqipëri

10:01 | 23/06/2025
36 orë sulme mbi Iran, bombarduesit B-2 rikthehen në SHBA

36 orë sulme mbi Iran, bombarduesit B-2 rikthehen në SHBA

09:58 | 23/06/2025
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit/ Kina, blerësi më i madh i naftës iraniane do të pësonte humbje të ndjeshme!

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit/ Kina, blerësi më i madh i naftës iraniane do të pësonte humbje të ndjeshme!

09:42 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com