Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

A po destabilizon Turqia Ballkanin?

7 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
A po destabilizon Turqia Ballkanin?

Nga Janusz Bugajski,“Center for European Policy Analysis”/Ndikimi në rritje i Turqisë në Ballkan, ka shtuar frikërat lokale se qeveria e Rexhep Tajip  Erdogan, mund të kontribuojë në destabilizimin e rajonit.

Fillimisht e parë si një shtojcë e dobishme për BE-në dhe SHBA-në, sidomos në mesin e popullatave myslimane të rajonit, ndërhyrja politike e Turqisë dhe “neo-otomanizmi” i vetë-shpallur i saj, po shihen gjithnjë e më me dyshim.

Që nga shpërbërja e Jugosllavisë, Ankaraja ka zgjeruar ndikimet e saj në të gjithë gadishullin e Ballkanit nëpërmjet tregtisë, investimeve, shkëmbimeve kulturore, ndihmës humanitare dhe kontakteve fetare.Në përgjithësi, të gjitha vendet e mirëpritën përfshirjen e Turqisë, dhe e panë këtë të fundit si një ekonomi në zhvillim dhe një anëtare të besuar të NATO-s.

Megjithatë, me Turqinë që ka acaruar marrëdhëniet me BE-në, dhe me një sistem demokratik në regres, qeveria turke perceptohet tanimë si tepër ndërhyrëse.

Ankaraja vazhdon të ushtrojë presion mbi qeveritë e rajonit, duke kërkuar ekstradimin në Turqi të pasuesve të Fetullah Gylenit – një klerik turk që jeton në mërgim në SHBA që nga viti 1999.

Presidenti Erdogan, pretendon se ishin Gylenistët, ata që organizuan përpjekjen e grushtit të shtetit në Turqi në korrikun e vitit 2016, dhe e akuzon atë si rrezikun kryesor për shtetin turk.

Në pamundësi për të bindur Uashingtonin për ekstradimin e Gylen, Erdogan është përqendruar tek mbështetësit e Gylenit në Evropë, me Ballkanin e konsideruar si objektivin më të butë.

Një skandal shpërtheu kohët e fundit në Kosovë, lidhur me arrestimin e fshehtë të 6 shtetasve turq të dyshuar për lidhje me Gylen nga shërbimi sekret turk, pa dijeninë e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Kryeministri shkarkoi Ministrin e Brendshëm dhe kreun e Agjencisë së Inteligjencës Kosovare, sapo u dha lajmi mbi këtë ngjarje. Erdogan e akuzoi Haradinajn për mbrojtjen e terroristëve, dhe pretendoi se Ankaraja do të vazhdojë të ndërhyjë në Kosovë.

Zyrtarët e pranuan se agjentët turq, e kishin kryer operacionin në bashkëpunim me disa pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë të Kosovës.

Erdogan e la të nënkuptuar se pas vendimit të Haradinajt qëndronte Uashingtoni.  Por çdo përpjekje për të kthyer shqiptarët kundër SHBA-së, është një propozim i kotë. Përkundrazi, opinioni publik ka të ngjarë të kthehet kundër Turqisë.

Tashmë një numër në rritje zyrtarësh dhe analistësh, ankohen për mbizotërimin e ndikimit turk, dhe të sindromit perandorak të “Vëllait të Madh” ndaj myslimanëve, i ngjashëm me variantin rus midis popullatave sllave dhe të krishtera ortodokse.

Presidenti i Turqisë, e portretizon veten e tij si një mbrojtës të myslimanëve në ish provincat osmane. Ai e përdor gjithashtu këtë imazh në politikën e brendshme, pasi miliona qytetarë turq janë me prejardhje boshnjake apo shqiptare. Megjithatë, shtrirja e ndikimit politik të Turqisë në rajon ndryshon.

Në Maqedoni dhe Bullgari, Ankaraja ka mbështetur partitë pro-turke dhe organizatat e shoqërisë civile në mesin e turqve lokale dhe myslimanëve të tjerë, si dhe ka rekrutuar njerëz që janë besnikë ndaj Erdoganit. Sidoqoftë, në shtetet me shumicë myslimane, ndikimi i Turqisë është më sfidues.

Kosova dhe Shqipëria, janë kryesisht të imunizuara ndaj pan-turqizmit apo pan-islamizmit, dhe Turqia është e rëndësishme vetëm sa i përket politikave të saj që janë në harmoni me ato të BE-së, ku aspirojnë të anëtarësohen të dyja vendet. Turqia nuk përfaqëson një model politik për këto shoqëri laike myslimane, dhe e vetmja mënyrë për të fituar më shumë ndikim, është nëse këto vende do të braktisen nga BE dhe SHBA.

Megjithatë, ka dy popullata që mund të jenë më të ndjeshme ndaj ndërhyrjeve të Ankarasë – myslimanët boshnjakë dhe ata të krahinës së Sanxhakut në Serbi. Bosnje-Hercegovina, është shtëpia e shkollave private të themeluara nga lëvizja Gylen, dhe Ankaraja ka kërkuar mbylljen e tyre.

Këto institucione arsimore, akuzohen nga Turqia se kanë nxitur një kult personaliteti rreth Gylenit. Ndërkohë, përkrahësit e institucioneve pretendojnë se ofrojnë një arsimim të ekuilibruar dhe kundërshtojnë mbylljen e tyre. Në debatin e vazhdueshëm midis Erdoganit dhe Gylenistëve dhe me rritjen e presionit ndaj Bosnjes, mosmarrëveshjet brenda myslimanëve mund të përshkallëzohen.

Dhe kjo do të ndihmonte agjendën separatiste të udhëheqësve të njësisë serbe të mbështetur nga Moska, të cilët kanë prirjen që Bosnja Hercegovina të jetë një shtet i paqëndrueshëm dhe i dështuar. Që nga luftërat e viteve 1990, islami i moderuar i Turqisë, është parë si një kundërpeshë e vlefshme ndaj depërtimit radikal të salafistëve nga Arabia Saudite.

Megjithatë, lufta e brendshme turke midis Erdoganit dhe Gylenizmit, dhe qasja e ashpër të Ankarasë, mund të kontribuojë në përshkallëzimin e mosmarrëveshjeve brenda-ballkanike.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: BallkanindestabilizonTurqia

TË LIDHURA

Ndarja nga jeta e Artan Lamës, mesazhi i veçantë i Yuri Kim
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artan Lamës, mesazhi i veçantë i Yuri Kim

19:14 | 31/05/2025
Po punonte në një pallat në ndërtim! 48-vjeçari bie nga lartësia, ndërron jetë në vend
Aktualitet

Po punonte në një pallat në ndërtim! 48-vjeçari bie nga lartësia, ndërron jetë në vend

19:01 | 31/05/2025
Fluks i madh në Morinë–Vërmicë, nis sezoni turistik
Aktualitet

Fluks i madh në Morinë–Vërmicë, nis sezoni turistik

18:53 | 31/05/2025
Next Post
Kastriot Gjuzi nuk ka qenë i vetëm kur vrau Majollarin, ja ku dyshon policia

Kastriot Gjuzi nuk ka qenë i vetëm kur vrau Majollarin, ja ku dyshon policia

A jeni egoistë? Ja cilat janë shenjat më egoiste të horoskopit  

A jeni egoistë? Ja cilat janë shenjat më egoiste të horoskopit  

Kina kundërshton ashpër sulmet e SHBA-së kundrejt Sirisë: Amerika po ndërlikon situatën..

Kina kundërshton ashpër sulmet e SHBA-së kundrejt Sirisë: Amerika po ndërlikon situatën..

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Ndarja nga jeta e Artan Lamës, mesazhi i veçantë i Yuri Kim
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artan Lamës, mesazhi i veçantë i Yuri Kim

by mirseda
19:14 | 31/05/2025
0

Artan Lame u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 58-vjeçare, pasi po kurohej në...

Mbrojtësi i United i del në mbrojtje Amorim-it: Nga sezoni i ardhshëm do shikoni efektin e tij

Mbrojtësi i United i del në mbrojtje Amorim-it: Nga sezoni i ardhshëm do shikoni efektin e tij

19:11 | 31/05/2025
Po punonte në një pallat në ndërtim! 48-vjeçari bie nga lartësia, ndërron jetë në vend

Po punonte në një pallat në ndërtim! 48-vjeçari bie nga lartësia, ndërron jetë në vend

19:01 | 31/05/2025
Fluks i madh në Morinë–Vërmicë, nis sezoni turistik

Fluks i madh në Morinë–Vërmicë, nis sezoni turistik

18:53 | 31/05/2025
Gaz lotsjellës në Mynih para finales së Champions

Gaz lotsjellës në Mynih para finales së Champions

18:50 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com