Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A mund të rinisë zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
A mund të rinisë zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor?

Nga Anna Nadibaidze “socialeurope.eu”/ Viti i kaluar, duhej të dëshmonte një ringjallje të konsiderueshme të interesit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, me disa ngjarje kryesore, që mendohej se do t’i jepnin një shtysë të re procesit të anëtrësimit të vendeve të rajonit në union.

Nën presidencën bullgare të BE-së, Komisioni Evropian zbuloi dokumentin e ri të  strategjisë së zgjerimit . Presidenti Zhan Klod Junker, përfundoi një tur vizitash në kryeqytetet e rajonit, dhe mori pjesë në një takim të nivelit të lartë BE-Ballkani Perëndimor, që u zhvillua në Sofjes te Bullgarise,në majin maj te vitit të shkuar.

Ndërsa presidenca e rradhës kaloi tek Austria, Greqia dhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë u dakordësuan mbi një marrëveshje për ndryshimin e emrit të kesaj të fundit, në Republika e Maqedonisë Veriore – një çështje e cila kishte penguar prej vitesh anëtarësimin e Maqedonise snë BE dhe NATO.

Serbia dhe Mali i Zi, çelën kapituj të rinj në proceset e tyre të negociatave, ndërsa BE organizoi disa takime në nivel ministror me zyrtarët serbë dhe ata të Kosovës, si pjesë e dialogut për normalizimin e raporteve mes tyre. Përkundër këtyre zhvillimeve, pati edhe pengesa të mëdha në rajon vitin e kaluar, shumica e të cilave mbeten të pazgjidhura.

Proceset e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë u vonuan me një vendim të Këshillit Evropian të qershorit 2018, për shkak të mungesës së progresit në reformat e kërkuara. Tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, u nxitën nga një marrëveshje e diskutueshme për ndryshimin e kufijve  – detajet e të cilës mbeten të paqarta – pavarësisht nga përpjekjet e përfaqësueses së lartë të punëve të jashtme të BE-së, Federika Mogereni, për të siguruar një platformë për dialog.

Dialogu u bllokua kur Prishtina vendosi një tarifë 100 për qind për mallrat serbe, pavarësisht se BE-ja e dënoi këtë veprim. Në dhjetorin e vitit të kaluar, një vendim  i parlamentit të Kosovës për të krijuar një ushtri të rregullt, shkaktoi probleme të mëtejshme me Beogradin, dhe paralajmërime  nga ana e Brukselit.

Rumania, e cila mori presidencën e BE-se këtë janar, po synon të mbajë rajonin në axhendën e saj. Është e kuptueshme, se përse presidencat e njëpasnjëshme të unionit, e mbajnë zgjerimin në listën e tyre prioritare. Zgjerimi është strategjikisht i rëndësishëm për BE-në në tërësi, pasi Ballkani Perëndimor vazhdon të jetë vendimtar për sigurinë e kufijve të Evropës.

Brukseli nuk mund të injorojë faktin, se sfida të tilla si emigrimi, shqetësimet mbi radikalizimin, krimin e organizuar dhe tregtisë së armëve, kanë një ndikim të rëndësishëm në sigurinë euro-atlantike. Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, tha  gjatë vizitës së tij në Serbi vitin e kaluar:”Siguria juaj, është siguria jonë!”.

Ndërkohë, Junker paralajmëroi:”Jo shumë kohë më parë, rajoni përjetoi një luftë të egër. Nëse i heqim perspektivën e anëtarësimit në BE Ballkanit Perëndimor, lufta mund të përsëritet shpejt”. Për më tepër, përparimi i ngadaltë i angazhimit të BE-së me rajonin gjatë viteve të fundit ka inkurajuar aktorët e tjerë, veçanërisht Rusinë, Turqinë dhe Kinën, që të përfshihen më shumë.

Serbia dhe Mali i Zi, kanë një marrëdhënie të ngushtë historike me Moskën, siç tregohet nga  vizita e 17 janarit në Beograd  nga ana e presidentit rus, Vladimir Putin. E ndjerë e kërcënuar nga zgjerimi i BE-së drejt sferave të saj tradicionale të influencës në Evropën Lindore, Rusia ka treguar interes në ndërtimin e lidhjeve më të forta me Ballkanin.

Megjithëse joshja aktuale politik dhe ekonomike e Moskës mbetet e kufizuar, në krahasim me BE-në, Brukseli do të duhet ketë më shumë leva ndikimi në rajon, nëse është i përgatitur të  angazhohet dhe t’u përgjigjet këtyre sfidave të jashtme. Arsyeja e strategjisë së zgjerimit dhe përpjekjeve të tjera të BE-së, është e qartë.

Por, nëse ajo ka prodhuar rezultatet e dëshiruara, apo, nëse do të jetë efektiv në të ardhmen e afërt, kjo është e diskutueshme. Ekziston një listë  e tërë e sfidave në rajon, ku më kryesore është nevoja për reforma dhe marrëdhënie të mira fqinjësore.

Për Serbinë, pengesa kryesore është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, me BE-në që  pritet të imponojë një marrëveshje ligjërisht detyruese, para se Beogradi të mund të finalizojë pranimin e saj në union. Mosmarrëveshjet kufitare, mbeten të pazgjidhura dhe Brukseli, e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend t’i importojë ato në gjirin e vet.

Ballafaqimi me këto probleme, ka të ngjarë të zgjasë shumë vite, çka çon në një sfidë tjetër:lodhjen nga ky proces. Me procesin që tashmë është zgjatur, qytetarët e shumë vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë duke u lodhur gjithnjë e më shumë nga politikanët që i shtyjnë reformat, ndërsa nuk përmbushin pritshmëritë ndaj tyre.

Në vitin 2018, sipas  Barometrit të Opinioneve të Ballkanit, 26 për qind e popullatës së rajonit, besonte se anëtarësimi në BE nuk do të ndodhë kurrë, 14 për qind priste që pranimi të ndodhte në vitin 2030, 24 përqind thanë se do të ndodhte në vitin 2025, dhe vetëm 12 për qind përmendën datën 2020.

Ndërsa këto dinamika ndryshojnë nga vendi në vend, rritja e euroskepticizmit duhet të llogaritet si një sfidë. Ndërkohë nga ana e BE-së, shtetet anëtare mbeten të ndara mbi zgjerimin, pjesërisht për shkak të shqetësimit rreth konsolidimit të normave të unionit në vendet që u bashkuan në vitet 2004 dhe 2007.

Pikat e fundit, siç janë reformat gjyqësore në Poloni dhe Rumani, dhe problemet e korrupsionit në Bullgari, apo rruga e Hungarisë drejt “demokracisë joliberale”, të bëjnë të dyshosh në gatishmërinë e këtyre vendeve për të zbatuar ligjet e BE.

Kjo çon pashmangshmërisht në frikën e problemeve shtëse, nëse disa vende të Ballkanit Perëndimor i bashkohen BE-së shumë shpejt. Edhe opinioni publik duket i ndarë. Një sondazh i fundit i  Eurobarometrit,  tregonte një mbështetje publike prej 43 për qind për “zgjerimin e mëtejshëm i BE-së, për të përfshirë vendet e tjera gjatë viteve të ardhshme”, ndërsa 45 përqind janë kundër.

Mbështetja është kryesisht e  përqendruar  në shtetet anëtare të “reja” nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Për më tepër, shumë liderë evropianë duan të reformojnë fillimisht BE-në, para se të ecin drejt zgjerimit. Për shembull, presidenti francez, Emanuel Makron, ka deklaruar se nuk është në favor të zgjerimit të unionit, përpara se të kryhen disa reforma të thella.

Brukseli përballet me dilemën e akomodimit të pozicioneve të ndryshme në planet e saj të zgjerimit. Është i domosdoshëm një angazhim i besueshëm ndaj Ballkanit Perëndimor, për të forcuar tërheqjen ndaj modelit evropian, për t’u marrë me ndikimet e jashtme dhe më e rëndësishmja, për të treguar vitalitetin e BE pas Brexit.

Zgjerimi mbetet një mekanizëm i fuqishëm në morinë e mjeteve të politikës së jashtme të BE-së. Ajo e lejon bllokun të ketë një ndikim të konsiderueshëm mbi lagjen e vet, nëse perspektiva e bashkimit është e besueshme. Siç shihet nga përpjekjet e fundit, BE është e vetëdijshme për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor, dhe përpiqet të përdorë mjetet e saj për të adresuar shqetësimet rajonale, kryesisht mbi sigurinë.

Por përparimi është duke u penguar nga problemet në rajon, nga mosmarrëveshjet e brendshme të BE-së, si dhe nga frika për pranimin e vendeve në union të vendeve edhe më të paqëndrueshme. Duke pasur parasysh këto pengesa, komisioni do të duhet të kufizohet në deklaratat dhe në samitet pa dhënë ndonjë premtim konkret, dhe do të vazhdojë të angazhohet në rajon pa siguruar rezultate thelbësore. Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Shënim: Anna Nadibaidze, është bashkëpunëtore e hulumtimit dhe komunikimit në think-tankun “Open Europe”.

TË LIDHURA

‘Mbështetje për ekstradimet nga Dubai’, Proda takim me presidentin e Interpol
Aktualitet

‘Mbështetje për ekstradimet nga Dubai’, Proda takim me presidentin e Interpol

16:12 | 05/06/2025
Praktikë dhe punësim për të rinjtë, programi, trajnohen 600 individë, punësohen 250
Aktualitet

Praktikë dhe punësim për të rinjtë, programi, trajnohen 600 individë, punësohen 250

16:04 | 05/06/2025
GJKKO lë në burg 9 të dyshuar për trafik droge pas operacionit të përbashkët SPAK-Finlandë
Aktualitet

GJKKO lë në burg 9 të dyshuar për trafik droge pas operacionit të përbashkët SPAK-Finlandë

12:06 | 05/06/2025
Next Post
“Strakosha nuk bëri asnjë pritje”, trajneri i Lazios bëhet qesharak

“Nuk bëri asnjë pritje”, Strakosha detyron Inzaghin të ndryshojë fjalimin

Tsipras vizitë dy ditore në Ankara, takim me Erdogan

Tsipras vizitë dy ditore në Ankara, takim me Erdogan

Tradhtia e McGregor, bukuroshja angleze: Hajde bëj ADN-në, nuk gënjej

Tradhtia e McGregor, bukuroshja angleze: Hajde bëj ADN-në, nuk gënjej

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

‘Mbështetje për ekstradimet nga Dubai’, Proda takim me presidentin e Interpol
Aktualitet

‘Mbështetje për ekstradimet nga Dubai’, Proda takim me presidentin e Interpol

by mirseda
16:12 | 05/06/2025
0

Në kuadër të punimeve të Konferencës së 52-të Rajonale të INTERPOL-it, që u zhvillua në Athinë, Drejtori...

Praktikë dhe punësim për të rinjtë, programi, trajnohen 600 individë, punësohen 250

Praktikë dhe punësim për të rinjtë, programi, trajnohen 600 individë, punësohen 250

16:04 | 05/06/2025
“E vrava sepse më shantazhonte”/ Rrëfimi tronditës i autorit që mbyti dhe copëtoi eskortën rumune

“E vrava sepse më shantazhonte”/ Rrëfimi tronditës i autorit që mbyti dhe copëtoi eskortën rumune

16:00 | 05/06/2025
Spiun për BIA-n serbe, gjykata në Prishtinë dënon ish-policin

Spiun për BIA-n serbe, gjykata në Prishtinë dënon ish-policin

15:16 | 05/06/2025
Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i vetëm larg grupit

Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i vetëm larg grupit

15:07 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com