Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A mund të mposhtet Macron nga Le Pen në zgjedhjet e vitit të ardhshëm

4 vjet ago
in Bota
Covid-19 ‘mund’ Francën, Macron: Nga e premtja, në karantinë

Emilie Ancelin

Në fillim të këtij muaji mijëra njerëz iu bashkuan protestave që u zhvilluan në mbarë Francën në kuadër të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Sindikalistët dhe punëtorët marshuan për të demonstruar kundër kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë dhe pasojave të tyre, sidomos tek klasa punëtore.
Këto protesta ndodhën më pak se 2 vjet pasi administrata e presidentit Emmanuel Macron u përfshi në një përplasje të fortë me sindikatat, ndërsa pandemia e pengoi reformimin e planifikuar të sistemit të pensioneve.

Edhe pse menaxhimi i pandemisë nga Macron konsiderohet si “kaotik” nga disa, përfshirë rivalen e tij të ardhshme në garën për Elysée, Marine Le Pen; kjo nuk është asgjë në krahasim me menaxhimin e perceptuar që i ka bërë pandemisë qeveria e Boris Johnson në Britaninë e Madhe.
Gjithsesi, Macron mbetet shumë jo popullor dhe tejet i kritikuar. Kur mbetet vetëm një vit nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në Francë, është e vështirë të mbyllësh sytë para një ndjenje “déja vu” kur sheh sfondin shqetësues të politikës franceze dhe evropiane në vitin 2021.
Një sondazh i fundit i botuar në gazetën franceze “Le Monde”, tregoi se Le Pen ka 43 për qind të mbështetjes, në krahasim me 57 për qind të Macron. Edhe pse ai nuk ka deklaruar ende zyrtarisht nëse do të garojë përsëri apo jo, e sigurt është se mandati i tij aktual presidencial është dëmtuar ndjeshëm nga veprimet e tij jopopullore mbi një mori çështjesh të brendshme, së bashku me menaxhimin e dobët prej tij të pandemisë.

Pakënaqësia e publikut është shtuar ndjeshëm nga debati mbi shpërndarjen e ngadaltë Të vaksinave në Francë dhe BE, e cila e ka rritur mospërfilljen e popullit francez ndaj Komunitetit Evropian, por edhe ndjenjën e eurofobisë. Atëherë,çfarë pritet që të ndodhë?
Që nga protestat e Jelekëverdhëve (Gilets Jaunes), Macron e ka parë veten në një pozitë shumë delikate.
Dy sondazhe të fundit të kryera në muajin prill nga IFOP (Instituti i pavarur Francez i Opinionit Publik), kanë treguar se aktualisht vetëm 35 për qind e publikut ka besim tek veprimet e qeverisë për parandalimin e Covid-19, dhe vetëm 45 për qind e njerëzve kanë një mendim të favorshëm për punën e tij si president.

Ky nuk është vetëm rezultat i dështimit në sigurimin e një përdorimi efikas të vaksinave, por edhe i faktit se presidenti preferoi të veprojë në kundërshtim me këshillat shkencore të ekspertëve në lidhje me pandeminë. Kjo qasje e ka dëmtuar reputacionin e tij në një Francë tashmë të përçarë nga debatet pas sulmeve të përsëritura terroriste, dhe reformës së diskutueshme të sistemit të pensioneve.
Ndonëse këto sondazhe nuk janë përfundimtare, ato përbëjnë një panoramë të mirë të situatës komplekse që po përjeton aktualisht Franca. Synimet e elektoratit për të votuar pro partisë së ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, Tubimi National, nuk kanë qenë më të larta sesa kaq që prej vitit 2002, kur babai i saj Jean-Marie Le Pen kaloi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Partia e ekstremit të djathtë, po renditet përpara çdo partie tjetër politike franceze për votuesit e moshës 25-34 vjeç, të cilët kanë qenë ndër ata që kanë paguar koston më të lartë të krizës ekonomike, duke mos qenë në gjendje të sigurojnë dot një punë apo të përfundojnë studimet e tyre.
Ky ndryshim shumë i shpejtë i mendimeve,po ndodh gjithashtu për shkak të vullnetit të Tubimit Kombëtar, për të reformuar imazhin e përgjithshëm të partisë, për të qenë më përbashkuese sesa në të kaluarën.

Le Pen ia ka dalë që të veprojë si një parti e vërtetë opozitare kundër qeverisë së Macron, duke përfituar nga dobësitë e presidentit në çështje të tilla si shekullarizmi, separatizmi dhe emigracioni, që padyshim i ka kushtuar shumë gjatë 2 viteve të fundit.
Taktika e saj është ta sulmojë vazhdimisht Macron si një udhëheqës të largët për francezët që jetojnë në zonat rurale dhe më të varfrit, duke e përshkruar atë si një president që vepron në dobi të kapitalistëve dhe aktorëve të globalizimit.

Por një element që nuk ka ndryshuar aspak që nga humbja e Le Pen në vitin 2017, është paaftësia e saj për të paraqitur plane ekonomike koherente, veçanërisht kur është fjala për atë që duhet bërë me borxhin e vendit. Dhe kjo mungesë e realizmit në axhendën e saj ekonomike, duket se çon në dështimet e saj të përsëritura.

Ndërkohë, Macron nuk mund të cilësohet si i marrë fund. Megjithëse presidenti francez nuk është ende një kandidat zyrtar, ai po planifikon ta vazhdojë luftën e tij kundër elitizmit dhe privilegjeve, dhe akti i tiji fundit i rëndësishëm ishte mbyllja e Ecole Nationale d’Administration (ENA), shkolla elitare pasuniversitare, që për dekada me radhë ka formuar nëpunësit e lartë civilë të Francës.
Kyakt mund të mbetet kryesisht simbolik. Por presidenti është i vendosur të sigurojë që nëpunësit publikë të pasqyrojnë larminë e shoqërisë franceze. Dhe kjo përputhet me punën e qeverisë së tij për forcimin e shekullarizimit por edhe të lirisë së fesë,në një Francë e cila është shumë e ndarë sai përket përkufizimit dhe zbatimit të shekullarizmit, sidomos në shkolla dhe universitete.
Por ai do të duhet që të përballet në zgjedhjet e ardhshme me një larmi kandidatësh nga i gjithë spektri politik. Këtu përfshihet kandidati i pritshëm nga radhët e Republikanëve (LR) Xavier Bertrand, që duket se nuk ka gjasa që të fitojë vendin e dytë kundër Le Pen dhe Macron, sidomos pas dështimit të LR në zgjedhjet e fundit lokale dhe evropiane.

Ndërkohë, ka të ngjarë që në zgjedhje të ketë një rishfaqje të populistit të majtë Jean Luc Mélenchon. Nëse drejtuesi i LFI, do të garojë për herë të tretë ai nuk ka gjasa të fitojë, por ka të ngjarë që të shtojë presionin ndaj Macron,mbi ato që ai i sheh si shkelje apo kërcënime ndaj lirive dhe të drejtave individuale.
Partia Socialiste që nuk ka ende ndonjë kandidat zyrtar, mund të marrë pjesë në zgjedhje. Katër vjet më parë Macron nuk pritej që të zgjidhej president, por në një kthesë të papritur të ngjarjeve, ai rezultoi fitimtar. Edhe në zgjedhjet e ardhshme, gjithçka është e mundur, dhe ne duhet të jemi të përgatitur për më shumë kthesa dhe ngjarje të papritura./Përktheu:Alket Goce-abcnews.al

Tags: Francele penmakron

TË LIDHURA

“Karta Britanike”, plani i ri i Starmer për frenimin e emigrantëve ilegalë
Bota

“Karta Britanike”, plani i ri i Starmer për frenimin e emigrantëve ilegalë

09:34 | 26/09/2025
Trump vendos tarifë 100% për disa ilaçe të importuara që nga 1 tetori
Bota

Trump vendos tarifë 100% për disa ilaçe të importuara që nga 1 tetori

09:26 | 26/09/2025
Shitja e TikTok në SHBA/ Trump jep dritën jeshile, por marrëveshja mbetet pezull
Bota

Shitja e TikTok në SHBA/ Trump jep dritën jeshile, por marrëveshja mbetet pezull

09:18 | 26/09/2025
Next Post
‘Shkëlqimi’ i mungesave në partinë e Patozit

Turi i Bashës: Për 25 prillin apo 22 korrikun?

Kush është kryetari i ri i KLSH-së (Foto)

KLSH-ja i kërkon Prokurorisë ndjekje penale për 7 zyrtarë në Sarandë e Shkodër

Nostalgji futbolli / Kur Vengeri hoqi dorë nga Yaya Toure dhe biseda mes tyre

Nostalgji futbolli / Kur Vengeri hoqi dorë nga Yaya Toure dhe biseda mes tyre

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025




TË FUNDIT

“Karta Britanike”, plani i ri i Starmer për frenimin e emigrantëve ilegalë
Bota

“Karta Britanike”, plani i ri i Starmer për frenimin e emigrantëve ilegalë

by mirseda
09:34 | 26/09/2025
0

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer po harton një plan të ri për vendosjen e një dokumenti dixhital...

Zhdukja dhe vrasja e Klevis Lleshit zbardhet nga SPAK, lëshohen 4 urdhëra-arresti

Zhdukja dhe vrasja e Klevis Lleshit zbardhet nga SPAK, lëshohen 4 urdhëra-arresti

09:30 | 26/09/2025
Trump vendos tarifë 100% për disa ilaçe të importuara që nga 1 tetori

Trump vendos tarifë 100% për disa ilaçe të importuara që nga 1 tetori

09:26 | 26/09/2025
RENEA zbarkon në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë

RENEA zbarkon në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë

09:23 | 26/09/2025
Shitja e TikTok në SHBA/ Trump jep dritën jeshile, por marrëveshja mbetet pezull

Shitja e TikTok në SHBA/ Trump jep dritën jeshile, por marrëveshja mbetet pezull

09:18 | 26/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com