Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A kanë ekzistuar vërtet Amazonat, luftëtaret femra të mitologjisë greke?

4 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha
A kanë ekzistuar vërtet Amazonat, luftëtaret femra të mitologjisë greke?

Nga: Patrick Pester “Live Science”

A ishin të vërteta Amazonat e mitologjisë antike greke, luftëtaret e ashpra që endeshin në një zonë të gjerë përreth Detit të Zi të njohur si Skithia? Apo ato ishin personazhe po aq të trilluara sa mitet e tjera greke, si për shembull Afërdita, për të cilën thuhej se lindi nga organet gjenitale të hedhura në det, apo Jasoni që vodhi velenxën e artë?

Historianët modernë supozonin se amazonat, për të cilat është folur për herë të parë nga Homeri në shekullin VIII Para Erës Sonë, ishin një fantazi. Por më pas, në vitet 1990, arkeologët filluan të identifikonin skeletet e lashta të grave të varrosura në varret e luftëtarëve në të njëjtin rajon.

Adrien Mejxhër, studiuese në departamentin historisë në Universitetin e Stenfordit në SHBA, thotë se disa skelete u gjetën me dëmtime të shkaktuara në betejë, si majat e shigjetave të ngulitura në kockat e tyre, dhe ato ishin varrosur bashkë me disa armët,të cilat u ngjajnë atyre që përdoreshin nga Amazonat në artin e Greqisë së lashtë.

“Falë arkeologjisë, ne e dimë tashmë se mitet mbi Amazonat, që dikur mendohej se ishin thjeshte fantazi, përmbajnë detaje të sakta në lidhje me gratë nomade të stepave, të cilat ishin homologet historike të amazonave mitike”-thekson Mejxhër, e cila është njëherazi autore e librit “Amazonat:Jetët dhe legjendat e grave luftëtare të botës antike”(Princeton University Press, 2014).

Këto luftëtarë nomadë ishin pjesë e një grupi të lashtë fisesh të njohur si Skithët, të cilët ishin mjeshtra të kalërimit dhe gjuajtjes me hark. Ata jetuan në një territor shumë të gjerë në stepën Euroaziatike, që shtrihej nga Deti i Zi në Kinë, nga rreth vitit 700 Para Krishtit deri në vitet 500 Pas Krishtit, shkroi Mejxhër në revistën “Foreign Affairs” në vitin 2015.

Skithët ishin një popull kokëfortë. Ata ishin të njohur për konsumin e sasive tepër të mëdhatë verës së pa holluar (në dallim nga grekët, të cilët e përzien verën me ujë), duke pirë qumështin e thartë të pelave, dhe madje duke ngrënë shumë kërp.

Trupat e ngrirë të Skithëve të mumifikuar, të ruajtur në acarin e përhershëm të zonës, zbulojnë se trupat e tyre ishin të mbushur me shumë tatuazhe me figura kafshësh. Shoqëritë Skithiane nuk përbëheshin ekskluzivisht vetëm nga gra, siç përshkruhej në mitin grek.

Ato përfshinin anëtare femra, të cilat jetonin si burrat. Në thelb, disa (por jo të gjitha) nga gratë skithiane iu bashkuan burrave në gjueti dhe beteja.“Është entuziazmuese të mësosh se si vajzat dhe gratë që jetuan në stepa mësuan si të hipnin mbi kuaj dhe të gjuanin me shigjeta ashtu si vëllezërit e tyre”-thotë Mejxhër për “Live Science”.

Ajo shpjegoi se për një grup të vogël që lëvizte nëpër terrenet me klimë të ashpër të stepave, dhe nën kërcënimin e vazhdueshëm të armiqve, ishte logjike që të gjithë të ndihmonin si në mbrojtje ashtu dhe në sulm, pavarësisht nga mosha apo gjinia.

Luftëtaret aktive femra të moshës 10-45 vjeçare janë gjetur në vendvarrimet e Skithëve. “Deri tani, arkeologët kanë identifikuar më shumë se 300 mbetje të grave luftëtare të varrosura bashkë me kuajt dhe armët e tyre, dhe më shumë të tjera po zbulohen çdo vit”-shprehet Mejxhër.

Skithët nuk ishin grupi i vetëm,ku gratë merrnin pjesë në luftime dhe gjueti. Dhe as grekët nuk ishin i vetmi popull, që tregonte histori mbi Amazonat dhe gratë e ngjashme me to. “Ka pasur shumë histori emocionuese – disa imagjinare dhe disa të bazuara në realitet – rreth grave si Amazona nga Roma e lashtë, Egjipti, Afrika e Veriut, Arabia, Mesopotamia, Persia, Azia Qendrore, India dhe Kina. Dhe gratë që shkonin në luftë kanë ekzistuar në kultura të ndryshme në mbarë botën, nga Vietnami në tokat vikinge, në Afrikë dhe Amerikë”- thekson Mejxhër.

Emri i lumit Amazona në Amerikën e Jugut, është i lidhur me një histori të tillë. Sipas Enciklopedisë Britanike, ushtari spanjoll Francisko de Orelana -i cilësuar si evropiani i parë që eksploroi Amazonën në vitin 1541 – i vuri emrin lumit pasi thuhet se u sulmua nga disa luftëtare femra, të cilat ai i krahasoi me luftëtarët mitologjikë të Amazonës, që sot ne e dimë se janë frymëzuar nga Skithët.

Burimi i lajmit: https://www.livescience.com/cc.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: amazonaluftetare grekemit

TË LIDHURA

Tradhëti mes mikesh? Kjo mund të zbulojë të vërtetën pas vrasjes së Valeria Márquez”
Bota

Tradhëti mes mikesh? Kjo mund të zbulojë të vërtetën pas vrasjes së Valeria Márquez”

22:23 | 19/05/2025
Telefonata me Putin, Presidenti Trump: Negociatat për armëpushim nisin menjëherë
Bota

Telefonata me Putin, Presidenti Trump: Negociatat për armëpushim nisin menjëherë

20:01 | 19/05/2025
Klima e Tiranës nuk i bën mirë Melonit, anulon gjithçka për dy ditë për shkak të gjendjes gripale me ethe
Aktualitet

Klima e Tiranës nuk i bën mirë Melonit, anulon gjithçka për dy ditë për shkak të gjendjes gripale me ethe

19:18 | 19/05/2025
Next Post
Bayern mposht 2-0 Al Ahlys. Gjermanët kualifikohen në finalen e Kupës së Botës

Bayern mposht 2-0 Al Ahlys. Gjermanët kualifikohen në finalen e Kupës së Botës

Sanitaret dhe infermieret bënin namin nën hundën e tij, flet drejtori i Covid-2

Sanitaret dhe infermieret bënin namin nën hundën e tij, flet drejtori i Covid-2

Ministri serb ironizon Ramën: Më tepër e kujtojmë për çorapet e shqyera sesa për idetë

Gjuhë diskriminuese ndaj shqiptarëve, gjykata ‘i jep të drejtë’ ministrit serb

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…
Aktualitet

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…

by mirseda
22:35 | 19/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj disa kandidatëve të Partisë Socialiste që...

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Tradhëti mes mikesh? Kjo mund të zbulojë të vërtetën pas vrasjes së Valeria Márquez”

Tradhëti mes mikesh? Kjo mund të zbulojë të vërtetën pas vrasjes së Valeria Márquez”

22:23 | 19/05/2025
“Artist pa titull”, komentet e Frederikut për Erandin shkaktojnë debat në Ferma VIP

“Artist pa titull”, komentet e Frederikut për Erandin shkaktojnë debat në Ferma VIP

22:17 | 19/05/2025
Debati në Fermë/ Riku mërzitet nga “këshillat” e Kastros

Debati në Fermë/ Riku mërzitet nga “këshillat” e Kastros

21:52 | 19/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com