Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A ka këllqe kjo Gjykatë Kushtetuese të marrë vendime deçizive?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
“Ata grinden e grinden, por amnistojnë e zgjedhin njëri-tjetrin”

Nga Afrim Krasniqi

Gjykata Kushtetuese u përball ditët e fundit me disa vendime me rëndësi politike dhe kushtetuese në vend, siç ishin çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar, ajo e vlerësimit të rolit të Presidentit në nxjerrjen e dekreteve për ministrat dhe sidomos çështja e fundit, vendimmarrja mbi legjitimitetin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Ajo sapo ka administruar edhe dosjen rreth vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit. Në historinë e një Gjykate Kushtetuese çështje të tilla ndodhin rrallë, shumë rrallë, kurse në rastin tonë, për shkak të periudhës së gjatë pa Gjykatë Kushtetuese (2018-2021) dhe krizave politike të viteve të fundit, dosje nga më uniket bëhen të zakonshme në axhendën e saj.

Me vendime pro ose kundër Teatri do të mbetet i shembur dhe nuk ekziston më, Presidenti ka hyrë në 10 muajt e fundit të mandatit, historia me dekrete do të vijojë edhe në të ardhmen, kryetarët e bashkive sapo konsumuan gjysmën e mandatit dhe koncepti i bojkotit elektoral nuk mund të kthehet në normë kushtetuese. Pra, sado të rëndësishme qofshin vendimet e pritshme, vlera më e madhe e tyre nuk është gjykimi bardh e zi, por norma kushtetuese që krijohet, interpretimi i Kushtetutës dhe impakti që do të kenë këto të fundit në të ardhmen.

Ditët e fundit, gabimisht debati rreth vendimeve të mundshme të Gjykatës Kushtetuese trajtohet gjithnjë nga pozitat aktuale politike, pro e kundër qeverisë/ pro e kundër Presidentit/opozitës, – duke u larguar de facto nga debati real dhe i trefishtë që do të duhej të ndodhte. E para, a ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore Gjykata Kushtetuese për të marrë vendime që prekin sistemin e qeverisjes dhe legjitimitetin e institucioneve; e dyta a gjendet Gjykata Kushtetuese në gjendjen për të marrë vendime; dhe e fundit, a janë të përgatitura palët për pasojat e vendimeve të mundshme të Gjykatës Kushtetuese. Le ta shohim argumentet me radhë.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 7 anëtarë, ku drejtuesja e saj është në mandat pasiv, me mandat kushtetues të përfunduar dhe për pasojë, ushtruese e funksionit deri në zgjedhjen e emrit pasues, në një procedurë që tashmë ka nisur ligjërisht. Për vendimmarrje profesionale Gjykata Kushtetuese ka nevojë për anëtarë të plotë dhe të aftë, për ekspertizë konstitucionale dhe për staf të aftë mbështetës. Gjykata aktuale Kushtetuese e kaloi me sukses testin e vettingut, por në cilësi profesionale nuk ka krijuar ende bindjen se është më lart sesa Gjykata e vjetër Kushtetuese, e cila u rrëzua nga vettingu. Brenda saj ka anëtarë që më shumë sesa prej CV profesionale janë aty si produkt përfitimi nga procedura, nevojat emergjente dhe mungesa e konkurrencës, siç ka mungesa të theksuara të stafeve mbështetëse. Mjafton të lexohen disa nga tekstet e plota të vendimeve të fundit për ta kuptuar më mirë këtë dobësi. Nga ana tjetër, Shqipëria sot ka numër minimal ekspertësh kushtetues, ndofta 2-3. Nuk ka debate publike midis ekspertëve dhe disa prej atyre që marrin këtë rol në media ose rrjete sociale në tërësi janë juristë të atashuar pranë partive politike ose që qartësisht bëjnë kalkulime politike. Fakulteti kryesor i të drejtës në vend nuk ka ndonjë qendër të ekspertizës të thelluar kushtetuese, Shkolla e Magjistraturës jo se jo, si dhe prurjet nga jashtë, nuk kanë ndikuar në këtë boshllëk të madh në mendimin juridik shqiptar.

Për të marrë vendime Gjykata Kushtetuese ka detyrimin të ketë 5 vota pro ose kundër, pra të ketë një shumicë të qartë pro një opsioni vendimmarrjeje. Nëse ka votim dhe rezultati del 4 vs 3, Gjykata nuk merr vendim dhe çështja humbet vendimmarrjen për procedurë. Në rastet e çështjeve më rëndësi, si ato të cituara më lart, humbja për procedurë dhe mungesë kuorumi do të ishte varianti më i keq vendimmarrës në Gjykatën Kushtetuese. Mjafton të shihet vendimi për shkarkimin e ish kryetarit të bashkisë Vau i Dejës për të parë se në ndonjë pretendim sensitiv nuk u krijua shumicë, por rezultati ishte i ndarë 4 vs 3 vota, duke mos arritur të merret një vendim kushtetues. Në këtë kuptim, numerikisht, Gjykata Kushtetuese aktuale nuk është në gjendje reale për të marrë vendime të rëndësishme, për sa kohë mungojnë 2 anëtarë të tjerë, që do të siguronin në çdo rast ekzistencën e një shumice prej 5 anëtarësh. Kjo mund të ketë qenë edhe arsyeja që GJK vendosi që çështjen e legjitimitetit të zgjedhjeve lokale e zhvendosi në kohë, për të parandaluar ndarjen në vota dhe mungesën e një shumice kushtetuese vendimmarrëse.

Së fundi, Gjykata Kushtetuese merr dhe do të marrë vazhdimisht vendime, por sa i duam, i lexojmë, i kuptojmë dhe i respektojmë ato? Cili institucion e palë në padi ka pranuar përgjegjësitë që burojnë nga vendimmarrjet e GJK dhe pasojat e tyre? Ja një shembull, rasti i shkarkimit të kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës. GJK dha një përfundim kritik, sipas të cilit shkarkimi u bë në shkelje të Kushtetutës, madje pa pasur një mbledhje të Këshillit të Ministrave dhe pa respektuar rrugën ligjore. Në një shtet serioz menjëherë do të duhej të kishte deklarim nga zyrtarët përgjegjës të kësaj shkeljeje, reflektim dhe marrje përgjegjësie prej tyre. Nuk ndodhi as njëra dhe as tjetra. Si përherë, fitorja ka shumë vëllezër, humbja është jetime! E njëjta situatë u përsërit edhe pas opinioneve të Komisionit të Venecias lidhur me Kodin Zgjedhor, me ndryshimet kushtetuese apo me nismën 2019 për shkarkimin e Presidentit. Cili politikan e zyrtar, cili institucion dhe cila parti pranoi përgjegjësitë? Asnjë. Të gjithë i lexuan opinionet sipas interesit politik të ditës. E njëjta po ndodh e do të ndodhë edhe me vendimet e pritshme të GJK. Dhe në këtë mënyrë, mundësia që GJK të ndikojë në maturimin e institucioneve dhe të politikës duket minimale, pra e kundërta e misionit të saj në një shtet demokratik.

Mësimi? Vlera? Pritshmëria? Mund të kemi probleme me KLGJ, KLP, strukturat e vettingut, etj, por asnjë institucion tjetër nuk ka rëndësinë dhe ndikimin që mund e duhet të ketë Gjykata Kushtetuese, sidomos në një vend si Shqipëria ku kulti i individit/udhëheqësit/partisë vijon të jetë më me ndikim se kulti i institucioneve. Pas eksperimenteve të shumta të 30 viteve tranzicion Shqipëria ka nevojë jetike për Gjykatë Kushtetuese të plotë, profesionale, të besueshme dhe me integritet, që merr vendime dhe ka kurajën të shohë e të gjykojë mbi interesat politike të ditës, mbi interesat e politikanëve që kanë promovuar karrierën e vetë gjyqtarëve dhe mbi këshillat e ambasadorëve periodikë, mbi paragjykimet e militantëve partiake dhe medias naive apo gjobëvënëse. Shqipëria ka nevojë jetike për drejtësi, për Kushtetutë dhe kushtetutshmëri, për norma dhe parime që garantojnë liritë tona, për institucione dhe për kulturë demokratike, – nevoja që në momente të rëndësishme të tranzicionit disa vende të tjera i kanë arritur edhe përmes vendimmarrjeve të Gjykatave Kushtetuese./javanews

Tags: afrim krasniqigjykata kushetueseQeveria

TË LIDHURA

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Next Post
UEFA i beson Shqipërisë organizimin e ndeshjeve të Champions-it

Champions/ Prishtina do Ferencvaroshin, zbret sonte në "Elbasan Arena"

Zgjedhjet në PD/ Nazarko: Shehaj e vë në pozitë të vështirë Bashën

Koha e Ramës për politikë të re të jashtme të Shqipërisë

Përgjaken rrugët/ Humbin jetën tre persona, mes tyre një fëmijë. Dy të plagosur

Aksidenti tragjik/ Presidenti Meta mesazh ngushëllimi. Shpejtësia vret!

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë
Aktualitet

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë

by mirseda
22:34 | 06/06/2025
0

Një ngjarje e rëndë regjistruar në Itali nga ku mësohet se 2 vëllezër të moshave 34 dhe...

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

22:30 | 06/06/2025
Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

22:22 | 06/06/2025
Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

22:14 | 06/06/2025
Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

22:09 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com