Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

A janë psikopatët drejtues më të mirë?

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
A janë psikopatët drejtues më të mirë?

Hidhni një sy rreth zyrës tuaj. A mund të klasifikoni ndonjë nga kolegët tuaj si psikopat? Çuditërisht studimet provojnë se psikopatët janë të shpeshtë në fushën e biznesit. Hulumtuesit kanë treguar se pavarësisht se ku qëndroni, kudo njerëz të ndryshëm që ju rrethojnë  fshehin tendenca psikopatie, duke përdorur tipare të caktuara personaliteti për të manipuluar vendin e punës.

Psikologu i New York-ut Paul Babiak ka deklaruar se sipas studimi, 4% e liderëve të biznesit në SHBA mund të jenë psikopatë. Këto shifra paraqesin një pamje të liderëve të biznesit të cilët kanë ambicie të pamëshirshme mbi çdo gjë dhe nuk shqetësohen duke përdorur njerëzit për avantazhet personale.

Supozime sfiduese

Menaxherët e fondeve të mbrojtjes e klasifikojnë më keq se kolegët e tyre ndikimin e psikopatisë. Një studim i ri nga studiuesit e Universitetit të Denverit dhe Universitetit të Kalifornisë, Berkeley i krahasoi tiparet e personalitetit të 101 menaxherëve me investimet dhe fitimet e tyre nga viti 2005 deri në 2015, dhe zbuluan se menaxherët me tendenca më të mëdha psikopatike morën më pak fitime.

Leanne ten Brinke, autore kryesore e studimit dhe një asistent profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Denverit, beson se është koha t’i rikthehemi supozimeve të vjetra se pamëshirshmëria dhe ngurtësia janë tipare të favorshme për menaxherët e biznesit.

“Psikopatet kanë më shumë gjasa të fitojnë pushtet përmes dominimit, ngacmimit dhe frikësimit, në vend që ta fitojnë përmes respektit,” tha ajo.

Bukuri sipërfaqësore

Psikopatët shpesh konsiderohen simpatikë, joshës dhe të ëmbël, për shkak të mungesës së vetëdijes. Kjo mungesë i çliron nga pengesat dhe shqetësimet se po thonë dicka të gabuar.

Studimet tregojnë se liderët me tipare psikopatike tentojnë të shihen si karizmatikë, kreativë dhe të aftë për të komunikuar. Kjo është për shkak të një bukurie psikopatike, sipas një studimi në vitin 2010 nga Babiak. Ai zbuloi se ata që kanë më shumë premisa psikopatie kishin performancë të dobët, por aftësi të mira komunikimi, mendim strategjik dhe kreativitet.

Impulsiviteti

Ekziston një lidhje e ngushtë midis psikopatisë dhe impulsivitetit, duke përfshirë sjelljen kriminale dhe të dhunshme. Por kjo gjithashtu mund të nënkuptojë që psikopatët kanë tendencë për të rrezikuar pa menduar për pasojat. Ky impulsivitet vjen nga mungesa e frikës, sipas psikologut kriminal David Lykke.

Hulumtuesit kanë zbuluar edhe një lidhje midis psikopatisë dhe heroizmit, të tilla si ndihma për të shpëtuar dikë nga një situatë e rrezikshme.

Mungesa e pendesës apo fajësisë

Zakonisht mendohet se psikopatët nuk ndjejnë faj apo keqardhje, por hulumtimet e fundit tregojnë se ata preken nga emocione të tilla negative, por vetëm kur dikush i prek ato drejtpërdrejt. Me fjalë të tjera, nëse dëmtojnë dikë tjetër, ata nuk do ndihen në faj, por nëse janë keq financiarisht, ata ndjejnë shumë keqardhje.

Një seri studimesh në vitin 2014 zbuluan se ata që priren të ndihen në faj tentojnë të shmangin krijimin e marrëdhënieve të ndërvarura me njerëzit e tjerë që ata i perceptojnë të jenë më kompetentë se veten. Arsyeja është se perspektiva e mosfunksionimit të marrëdhënies mund t’i bëjë ata të ndjehen fajtorë.

Jetese parazitare

Një tjetër karakteristikë e psikopatëve është se ata formojnë marrëdhënie sipërfaqësore dhe afatshkurtra pastaj heqin dorë.

“Psikopatët në përgjithësi përpiqen të bëjnë më të mirën për veten e tyre, por jo domosdoshmërish për njerëzit me të cilët punojnë,” thotë Galynker. “Ata lënë përshtypje të mira, duke u promovuar dhe duke marrë rritje rroge, por jo domosdoshmërisht janë të mirë në menaxhim. Ata investojnë në një kompani vetëm nëse është e nevojshme që ata të promovohen dhe të bëjnë më shumë para.”

Konteksti i duhur

Ndërsa tiparet psikopatike dëmtojnë apo përmirësojnë biznesin, kjo lidhet përfundimisht me faktin që këto tipare duhet të vendosen në kontekst, thotë Dutton.

“Nëse tiparet psikopatike janë të dobishme varet nga konteksti,” thotë ai. “Mungesa e pamëshirshmërisë nuk është një gjë e keqe, por në kontekstin e gabuar mund të krijojë ngërç. Mungesa e frikës mund të jetë gjithashtu e dobishme, por në kontekst të gabuar mund të kalojë në pamaturi. Çelësi është kombinimi i duhur i tipareve në nivelet e duhura dhe në kontekstin e duhur .” (TIRANA TODAY)

Tags: kontekstliderpsikopatëStudime

TË LIDHURA

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
Kuriozitete

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:45 | 14/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Next Post
SHBA zgjeron ndalimin e udhëtimit për tre shtete të tjera, mes tyre Koreja e Veriut

Fundi i Lotarisë Amerikane, projektligji në Kongres që në shkurt. Përfshihet dhe Shqipëria

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Alket Hatijas, avokati: E ka kryer dënimin më parë

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Alket Hatijas, avokati: E ka kryer dënimin më parë

Dënimi i grupit të Kumanovës, Haradinaj kërkon ndërhyrje ndërkombëtare

Dënimi i grupit të Kumanovës, Haradinaj kërkon ndërhyrje ndërkombëtare

JU REKOMANDOJMË

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar
Aktualitet

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

by mirseda
22:45 | 17/07/2025
0

Dy vjet pas përcaktimit të tij historik si parku i parë kombëtar i lumit të egër në...

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

22:04 | 17/07/2025
Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

21:42 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com