Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A janë makthet e Sali Berishës problem kombëtar?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse Prokuroria nuk po bllokon librat e llogarisë së PD?

Nga Mero Baze/ Sali Berisha ka kërkuar publikisht, që të largohet nga ekrani i televizioneve dhe media e shkruar, gazetari Artan Hoxha. Praktikisht ka kërkuar të izolojë një gazetar me të cilin është në konflikt të thellë interesi, pasi i ka filmuar live krimin e jetës së tij, për të cilin para, ose pas vdekjes, do të dënohet si kriminel.

E ka bërë kërkesën publikisht, dhe ua ka kërkuar gjithë redaksive, jo se beson që do t’ia plotësojnë kërkesën, por për të justifikuar humbjen e betejës publike me të.

Rasti i Sali Berishës kundër Artan Hoxhës është një rast ekstrem, i pangjashëm në historinë botërore të shtypit, nga një njeri i pafuqishëm për të ekzekutuar në emër të pushtetit.

Kthejeni mbrapsht filmin dhe llogarisni tani Sali Berishën në pushtet dhe përballjen me gazetarin në studio. Të nesërmen nuk do të ishte nevoja për një thirrje të tillë. Liria, Shkëlzeni, Argita, dhe gjithë rrethi i “Familjes” do merrnin në telefon pronarin ta largonte dhe ta fshinte nga faqja e dheut, siç kanë bërë kur ishin në pushtet, me raste të ngjashme. Të nesërmen pronarët e mediave do ta hiqnin nga puna Artan Hoxhën, të pasnesërmen shoferi i Lirisë do t’i digjte makinën, pas dy ditësh do t’ia shkatërronin shtëpinë, ose biznesin, dhe pse jo, do ta dërgonin dhe për gjah.

Është ajo që Sali Berisha ka bërë me gjithë gazetarët që ka pasur përballë. Rasti duket ekstrem, pasi tani ai është në opozitë, i pafuqishëm, i frikësuar, i poshtëruar nga nënçmimi i opinionit publik dhe mbi të gjitha, nën makthet e pafuqisë për t’u bërë avokat i krimeve të tij dhe familjes së tij, në çdo ekran. Është kjo arsyeja që e ka çuar në një thirrje të pazakontë publike, për të linçuar një gazetar, për t’i mbyllur ekranet dhe faqet e gazetave, pra për ta ekzekutuar atë pa gjyq.

Ajo  që është shqetësuse deri në cinizëm në këtë vend, është pikërisht urrejtja e këtij njeriu ndaj gazetarëve kritik me të, deri në vdekje. Sali Berisha është i vetmi udhëheqës politik i Ballkanit, së bashku me Sllobodan Milosheviçin, që janë në listën e dhjetë armiqëve botërorë të lirisë së shtypit, rankuar nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me qendër në Nju Jork. Ky është një rekord që nuk fshihet kurrë dhe do ta shoqërojë jo vetëm atë, por dhe imazhin e Shqipërisë në vite.

Rasti i përballjes me Artan Hoxhën tregon diçka më të thellë. Tregon se Sali Berisha urrejtjen dhe luftën me gazetarët nuk e ka vetëm si pushtetar, por dhe si opozitar, e ka në jetën e tij të përditshme biologjike dhe politike, e ka identitet të tij, e ka kulturë mospranimi dhe përpjekje pëë të imponuar gënjeshtrat e tij mbi të vërtetat që i dhembin. Atij ja prish gjakun një gazetar jo vetëm se thotë të vërteta, por se i prish magjinë e gënjeshtrave me të cilat i mbush mendjen dhe vetes, dhe gazetarëve konformistë, që stolisin emisionet televizive në Shqipëri. E dëgjoja dje kur fliste për Haklajt, shumicën e familjes së të cilëve e ka zhdukur me vrasës me pagesë, dhe në subkoshiencën e tij ishte e qartë, se ata ishin kriminelë që duheshin vrarë, pasi i thoshte gazetarit “ti ishe me Haklajt”, sikur me thënë “ti ishe me Hitlerin”.  E dëgjoja kur përpiqej të lante duart nga 21 Janari dhe vrasjet e regjistruara live, kur thoshte që nuk i vrava unë, ngaqë ende nuk ka dalë një prokuror ta marrë zvarr në qeli për atë krim që nuk do t’i ndahet kurrë.

Por mbi të gjitha, e pashë si u dridh kur gazetari i kujtoi se drejtësia, ose shpagimi, do të bjerë mbi të deri në varr. U turbullua krejt. Me  sa duket, ka filluar të kuptojë se fëmijëve të tij, nipërve e mbesave, dhe ato që po i konvertojnë miliardat në të brendshme seksi në vitrina dyqanesh,  më shumë se sa miliardat, u ka lënë pas varre të hapura armiqësish, prej të cilave 30 arkivole i ka prodhuar vetëm ai dhe i biri, në harkun e dy vjetëve nga Gërdeci në Bulevard, dhe rreth 72 vrasje në Tropojë nga zinxhiri i larjes së hesapeve që ai hapi me kundërshtarët e tij atje.

Tani me sa duket e kupton se në fund nuk ka kuptim as paraja, as ish- pushteti, kur si trashëgimi ke lënë një hasmëri që do ta ndjekë dhe në varr.

Është kjo arsyeja që ai nuk e duron dot Artan Hoxhën ta shikojë në ekran. Nuk ndjehet i frikësuar nga ai, nuk ndjehet as i rrezikuar nga ato që thotë, por ndjehet në makth nga ideja se dikush po i kujton që bilanci i jetës së tij si politikan po matet me arkivole, dhe jo me merita. Atij i duket Artan Hoxha  si dikush “që i çon fjalë”. Dhe thjesht nuk do ta shohë as në ekrane, as në gazeta, mundësisht as në rrugë. Shpresoj që PD ta shtojë këtë pikë në rezolutën për lirinë e shtypit që ka ndërmend të bëjë kundër Erion Veliajt, që ka ngritur zërin ndaj dy gazetarëve, duke u kujtuar se i kanë pronarët ndërtues kullash dhe moderatorët e debateve tona të shpifura televizive, të nxitojnë ta thërrasin Sali Berishën si të ftuar “që ta thotë tek emisioni i tyre” këtë ndyrësi.

Kështu të paktën PD ruan identitetin dhe koherencën e saj, si partia që ka prodhuar një nga dhjetë armiqtë botërorë të lirisë së shtypit dhe televizionet tona ruajnë të paprekur turpin e të qenit pula para Sali Berishës dhe bashkëpunëtorë me të kundër lirisë së shtypit.

Nëse sot duhet të ishim një vend normal dhe me gazetarë normalë, tani duhet të kishim firmosur të gjithë një peticion, që këtë njeri të mos e nxirrte askush në asnjë ekran dhe faqe gazete, pasi nuk i përdor ato as si politikan, as si qytetar, dhe as si ish- shtetar i këtij vendi, por si një kriminel që makthet e veta si vrasës, kërkon t’i kthejë në problem kombëtar./Tema/

Tags: kombetarmakthetproblemSali Berishës

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
“Po ngrihemi, por s’shkojmë  gjallë në Tiranë”, piloti rrëfen ngjarjen tragjike të ‘89

“Po ngrihemi, por s’shkojmë gjallë në Tiranë”, piloti rrëfen ngjarjen tragjike të ‘89

“Meçollari”/Imami: PS-ja e shpëtoi në gjyq, mbrohet edhe nga Basha

“Meçollari”/Imami: PS-ja e shpëtoi në gjyq, mbrohet edhe nga Basha

Foto/Rivalitet mes bukurosheve; Eka apo Irina, kush do të jetë muza e Botërorit?

Foto/Rivalitet mes bukurosheve; Eka apo Irina, kush do të jetë muza e Botërorit?







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet
Showbizz

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet

by mirseda
23:02 | 20/01/2026
0

Kejsi dhe Ina këto ditë duket se kanë qenë më të afërt se asnjëherë në shtëpi. Në...

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:55 | 20/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

21:52 | 20/01/2026
Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

21:06 | 20/01/2026
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

21:03 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com