Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A e shkaktoi konflikti Meta-Rama dorëzimin e Balilit?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
A e shkaktoi konflikti Meta-Rama dorëzimin e Balilit?

Nga Ferdinand Dervishi

Klement Balili, njeriu më i kërkuar nga drejtësia shqiptare, i mbiquajtur edhe “Eskobari i Ballkanit”, pas dy vitesh në arrati, është vetëdorëzuar.

Emri gati i ishte harruar bashkë me fashitjen e fushatës për dekriminalizimin e politikës, bashkë me largimin e ambasadorit të fundit amerikan, i cili këmbëngulte për arrestime peshqish të mëdhenj.

Po përse duhet të vetëdorëzohej Klement Balili në një kohë kur askush nuk po kujtohej për të?

Pse duhet të dorëzohej në një kohë kur Shqipëria po tronditet nga skandale korrupsioni, nga protesta studentore e hallexhinjsh që po ju prishen banesat nga projekte që mbajnë erën e vjetër të zhvatjes së përqindjeve nga buxheti i shtetit?

Përse duhet të ndodhte në momentin kur konflikti mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama ka eklipsuar e nxjerr në plan të dytë pothuaj gjithçka tjetër?

Që të kemi një panoramë më të qartë, duhet të shpërngulemi pak në histori.

Banor i Sarandës, Klement Balili njihej nga bashkëqytetarët e tij si një tip i aftë për të bërë vetëm një punë: trafik marijuane apo kanabisi. Porse në momentin që Partia Socialiste e Edi Ramës, në aleancë me LSI-në e Ilir Metës, morën pushtetin më 2013, Klement Balili u pa si më i afti për në një post që askush nga ata që e njihnim mirë nuk e besoi. Ai kapi karrigen e ngrohtë të drejtorit të  Drejtorisë së Transportit Rrugor të Sarandës. Emërimi ishte firmosur nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, i zgjedhur nga LSI, saktësisht i caktuar nga Ilir Meta. Ishte koha kur pushteti, tepsia dhe sidomos detyrimet kishin krijuar një perde goxha të trashë përpara syve të të sapoardhurve në pushtet.

Porse kohët rrodhën, Klementi nuk e harroi kanabisin. Përkundër. I ndihmuar nga pushteti, zanati i vjetër pati edhe më tepër sukses dhe kjo vazhdoi deri në ditën kur e bëri baltë, duke u hapur shumë e duke tërhequr pas aromës, veç të tjerëve, edhe amerikanët. Ishte pikërisht hetimi i DEA-s amerikane që në fund të vitit 2016 nxori emrin e tij si shef të një organizate kriminale që kishte ndërtuar një nga linjat më të fuqishme të trafikut të drogave në Ballkan. Një zbulim që shpejt do i sillte Klement Balilit titullin e merituar: “Eskobari i Ballkanit”.

U tha zyrtarisht se policia shqiptare dështoi me arrestimin e tij, ndërkohë që mediat emetuan dekonspirimin. Qysh nga kjo kohë Klement Balili u konvertua në të kërkuarin numër një të drejtësisë shqiptare edhe për shkakun se supozoheshin lidhje të forta të tij me disa ministra apo krerë të pozitës, madje shkohej deri atje sa thuhej se, për disa prej tyre, Balili posedonte videopërgjime shantazhuese.

Ndërkohë shigjetat drejtoheshin te LSI-ja dhe Ilir Meta që akuzoheshin se, jo vetëm emëruan një supertrafikant në një post kyç të administratës publike, por edhe vijonin ta merrnin në mbrojtje.

Në këto kushte, në janar të vitit 2017, vjen një lëvizje e papritur e Ilir Metës. Nga posti i kryetarit të Kuvendit, ai i kërkoi Presidentit Bujar Nishani,  me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ta mblidhte në një kohë sa më të shpejtë këtë këshill. Shqetësimi i madh i Ilir Metës ishte të analizoheshin të gjitha veprimet apo mosveprimet e institucioneve shqiptare, që kishin çuar në mosarrestimin e Klement Balilit, këtij “personazhi kryesor të botës së krimit”. Një lëvizje që, më shumë se interesim për të vënë drejtësi, u konceptua si larje duarsh me Klement Balilin dhe akuzat që po derivonin për shkak të tij.

Ujërat rrodhën, pak muaj më pas Edi Rama e mori për vetë të gjithë tepsinë e pushtetit, ndërsa Ilir Metën e emëroi President të Republikës. Me kalimin e muajve u vërtetua se, e mbetur jashtë tortës së pushtetit, LSI-ja e Ilir Metës nisi të tkurrej, se militantët po kalonin me Partinë Socialiste, qoftë për të ruajtur një vend pune, etj. Më së shumti një fenonem i tillë, i shpërbërjes së partisë, duket se çoi në konflikt të fortë, por gjithsesi, në aparencë të mbajtur në korniza parimore, mes Ilir Metës dhe Edi Ramës. Një konflikt që, me mosdekretimin, nga ana e Presidentit, të shkarkimit të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe mosdekretimin e emërimit të kandidatit të ri, Gent Cakaj, ka mbërritur në pikën më kulmore.

Pikërisht në këtë moment erdhi edhe vetëdorëzimi “rrufe në qiell të pastër” i Klement Balilit, ish-zyrtarit të emëruar nga LSI-ja, që njihet edhe si “Eskobari i Ballkanit”.

Në këtë pikë gjithkush ka të drejtë ta lidhë këtë zhvillim vetëm me konfliktin e fundit Meta-Rama. Pra ka shumë të ngjarë që Klement Balili të jetë vetëdorëzuar për t’u përdorur si mjet shantazhi ndaj Ilir Metës. Atij Ilir Mete që dikur e emëroi në postin e rëndësishëm të Drejtorit të Transportit Rrugor të Sarandës, por që më pas i ktheu shpinën, apo e hodhi poshtë, duke kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare vetëm për shkak të mosarrestimit të tij.

Nga ana tjetër nuk është çudi që, njerëzit që kanë negociuar vëtedorëzimin e tij, të kenë ofruar garanci të tjera, garanci që në çdo rast kanë lidhje me garantimin e një sasie minimale të viteve të dënimit.

Në këtë pikë pyetja që bëhet është: Po Klement Balili çfarë duhet të japë për balancë të minimizimit të këtyre viteve të dënimit? Mos ai ka rënë dakord të dalë përpara gjykatës dhe të cicërojë lidhjet e tij me Ilir Metën apo ndonjë tjetër funksionar të lartë të LSI-së, apo më keq akoma, të nxjerrë ndonjë videopërgjim edhe me përcëllues?

Hapi i parë konkret, që të besojmë këto pandehma, është thjeshtësisht i lexueshëm: Mjaft që gjatë marrjes në pyetje, Klement Balli, apo avokatët e tij, të kërkojnë që ai të marrë statusin e dëshmitarit të penduar të drejtësisë./ TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Aksidentohen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët
Aktualitet

Aksidentohen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët

19:20 | 05/07/2025
“Emigrant i vrarë në Greqi – dëshmitarët: Pamë autorin”
Aktualitet

“Emigrant i vrarë në Greqi – dëshmitarët: Pamë autorin”

18:53 | 05/07/2025
“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir
Aktualitet

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir

18:50 | 05/07/2025
Next Post
Provat e reja për “Eskobarin e Ballkanit”, zbulohen dy kushtet e vetëdorëzimit

Provat e reja për “Eskobarin e Ballkanit”, zbulohen dy kushtet e vetëdorëzimit

Edicioni informativ i datës 15 janar 2019, në “Tirana Today”

Edicioni informativ i datës 15 janar 2019, në "Tirana Today"

DW: Diplomacia në Shqipëri në ngërç, pse e anuloi Bushati takimin në Berlin

DW: Diplomacia në Shqipëri në ngërç, pse e anuloi Bushati takimin në Berlin

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese
Bota

Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese

by mirseda
19:48 | 05/07/2025
0

Teksasi po përjeton një nga përmbytjet më shkatërruese të dekadave të fundit, me të paktën 27 të...

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

19:23 | 05/07/2025
Aksidentohen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët

Aksidentohen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët

19:20 | 05/07/2025
“Emigrant i vrarë në Greqi – dëshmitarët: Pamë autorin”

“Emigrant i vrarë në Greqi – dëshmitarët: Pamë autorin”

18:53 | 05/07/2025
“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir

18:50 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com