Nga: Mentor Kikia
Ne në Euronews Albania vendosëm tu japim hapësirë kandidatëve të rinj, atyre që kandidojnë për herë të parë dhe që janë nga fundi i listave.
Nisur nga përvoja e hidhur me nivelin e fundit të listës zgjedhjet e kaluara, që doli në sipërfaqe pasi opozita braktisi kuvendin, unë u surprizova vërtet për çfarë “mbajnë” listat në atë që quhet zona e pasigurtë.
Lediana Fratari(PD), Bora Mushaqi(PS), Romina Kuko(PS) dhe Ariana Çela(PD).
Do të votoja për secilën prej tyre, po të mundja, pa asnjë dilemë. Të mirëarsimuara, të kulturuara dhe qytetare. Dua të besoj se një gjeneratë e re i është bashkuar politikës.
Edhe pse pak shpresoj që makineria e politikës do të lejojë që kjo kategori të bëjë karrierë, pasi ende karriera nuk kalon nga aftësitë, por nga besnikëria ndaj kryetarit. Por lajmi i mirë është se njerëz të fiormuar dhe idealistë janë futur në garë.