Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A do të evoluojë Covid-19, për t’u bërë më pak vdekjeprurës?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Kosovë, 12 viktima dhe mbi 500 raste të reja me koronavirus

Një studim i kohëve të fundit, paraqiti një panoramë optimiste mbi të ardhmen pas pandemisë, në të cilën SARS-CoV-2, shndërrohen për “disa vjet deri në disa dekada”, nga një patogjen i rrezikshëm, në një koronavirusin e radhës të së ftohurës së zakonshme.

Autorët e studimit në fjalë, mendojnë se kjo humbje e parashikuar e virulencës, bazohet tek një veti specifike të virusit, pra që shkakton rrallë sëmundje serioze tek fëmijët. Por nga ana tjetër, shumë ekspertë thonë se nuk duhet të habitemi aspak nga përfundimi i këtij studimi, pasi të gjitha viruset “bëhen me kalimin e kohës më të transmetueshme dhe më pak patogjene”.

Por ky arsyetim u vu në pikëpyetje nga njoftimi se varianti i ri shumë i transmetueshëm B117, ose i njohur ndryshe si varianti britanik i Covid019, “shoqërohet me rrezikun e një vdekshmërie më të lartë”. Ndonëse provat janë ende paraprake, vlerësimet e hershme nga “Nervtag”, një grup studimor britanik, sugjerojnë se varianti B117 i Covid-19 mund të jetë rreth 30 për qind më vdekjeprurës sesa koronavirusi origjinal, që u shfaq 1 vit më parë në Kinë.

Por mbase ky është një përjashtim i vetëm nga një rregull i vërejtur në shumë raste. Ka qenë bakteriologu dhe patologu Teobald Smith (1859-1934), ai që foli për herë të parë mbi “ligjësinë e virulencës në rënie” në fundin e shekullit XIX-të.

Duke studiuar sëmundjen tek bagëtitë të mbartura nga rriqrat gjatë viteve 1880, Smith e kuptoi se ashpërsia e sëmundjes, përcaktohej nga shkalla e infeksionit paraprak. Bagëtitë që ishin vazhdimisht më të ekspozuara ndaj patogjenit, vuanin nga sëmundje shumë më të moderuara sesa bagëtitë që e hasnin atë për herë të parë.

Smith teorizoi se kjo ndodhte për shkak se bartësi dhe patogjeni, krijonin me kalimin e kohës një marrëdhënieje reciproke të mirë. Pastaj historia mori një kthesë të kundërt. Në vitin 1859, kur Çarls Darvin publikoi Teorinë e tij të Evolucionit, lepujt evropianë u çuan në Australi, dhe kjo gjë pati pasoja shkatërruese për florën dhe faunën në atë kontinent.

Pasi refuzoi ofertën e Lui Pastër për depistimin masiv, përmes përdorimit të kolerës së shpendëve si një agjent biologjik kontrolli, Departamenti i Bujqësisë iu drejtua virusit të miksomës që shkakton sëmundjen vdekjeprurëse, por shumë specifike të specieve, miksomatozën tek lepujt.

Në vitet 1950, ky virus po përhapej me shpejtësi tek lepujt. Duke njohur mundësitë e ofruara nga ky eksperiment unik, virologu Frenk Fener dokumentoi se si virulenca e sëmundjes u ul për disa vjet, dhe ngordhja e kafshëve ra nga 99.5 në rreth 90 për qind.

Njëherazi, matematikani i ri australian Robert Mei,ndeshi në studimin e bashkatdhetarit të tij Çarles Birç, një ekolog i shquar që punonte për kurimin e kafshëve.  Së bashku me epidemiologun Roi Anderson, Mej zbatoi modelimin matematik në ekologjinë dhe evolucionin e sëmundjes infektive.

Nga fundi i viteve 1970, ata zhvilluan modelin “e shkëmbimit” për evolucionin e virulencës. Ky model, thekson se virulenca e patogjenit nuk do ta kufizojë domosdoshmërisht lehtësinë me të cilën një patogjen mund të kalojë nga një bartës tek tjetri. Por edhe mund ta përmirësojë atë.

Pa koston e supozuar evolucionare të virulencës, nuk ka asnjë arsye të besohet se ashpërsia e sëmundjes do të reduktohet me kalimin e kohës. Përkundrazi, Mej dhe Anderson propozuan që niveli optimal i virulencës për çdo patogjen të caktuar, do të përcaktohet nga një sërë faktorësh, siç janë disponueshmëria e bartësve të ndjeshëm, dhe kohëzgjatja midis infeksionit dhe shfaqjes së simptomave.

Faktori i fundit, është një aspekt kryesor i epidemiologjisë së SARS-CoV-2. Periudha e gjatë kohore midis infeksionit dhe vdekjes (nëse kjo ndodh), nënkupton se SARS-CoV-2 ka një dritare të konsiderueshme kohore, në të cilën mund të shumohet dhe përhapet, shumë kohë para se ta vrasë “mikpritësin” e tij aktual.

Sot “modeli i shkëmbimit”pranohet gjerësisht. Ai thekson se çdo kombinim bartës -patogjen duhet të konsiderohet rast pas rasti. Nuk ekziston një ligj i përgjithshëm evolucionar për të parashikuar se si do të forcohen këto marrëdhënie, dhe sigurisht nuk ka asnjë justifikim për pashmangshmërinë e zvogëlimit të virulencës.

Ka pak ose aspak prova të drejtpërdrejta, se virulenca bie me kalimin e kohës. Ndërsa patogjenët e rinj, si HIV dhe MERS, shpesh janë shumë virulentë, e kundërta nuk është e vërtetë. Ka shumë sëmundje më të vjetra si tuberkulozi dhe gonorrea, që janë ndoshta po aq virulente sa kurrë më parë.

Sigurisht, këto kundër-shembuj nuk paraqesin në vetvete, prova se virulenca e SARS-CoV-2 nuk do të bjerë. Rënia e virulencës është sigurisht e pranueshme, si një nga shumë rezultatet e mundshme nën modelin e shkëmbimit. Por mutacionet mund ta rrisin virulencën dhe transmetueshmërinë duke e rritur shpejtësinë e shumimit viral. Megjithëse për këtë do të duhet të presim për më shumë prova rreth variantit B117.

Burimi i lajmit: https://www.inverse.com/science/will-coronavirus-really-evolve-to-become-less-deadly

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19evoluimvdekjeprures

TË LIDHURA

Shpërthim jashtë një gjykate në Pakistan, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Bota

Shpërthim jashtë një gjykate në Pakistan, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

11:17 | 11/11/2025
Senati Amerikan miraton projektligjin që mund t’i japë fund mbylljes së qeverisë
Bota

Senati Amerikan miraton projektligjin që mund t’i japë fund mbylljes së qeverisë

09:56 | 11/11/2025
Vizita në Shtëpinë e Bardhë, Trump vlerëson presidentin al-Sharaa
Bota

Vizita në Shtëpinë e Bardhë, Trump vlerëson presidentin al-Sharaa

08:28 | 11/11/2025
Next Post
“Jemi larg arritjes së imunitetit të tufës”, Tomini: Infektimet në rritje

Tomini: Situata nga koronavirusi është alarmante

Basha: Zgjedhjet në Kosovë shembull për ne, Rama bën vetëm propagandë

Basha: Zgjedhjet në Kosovë shembull për ne, Rama bën vetëm propagandë

Donald Trump dhe vendi pas gjyqit në Senat. Çfarë pritet të ndodhë?

Donald Trump dhe vendi pas gjyqit në Senat. Çfarë pritet të ndodhë?







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët
Aktualitet

Kush është personi që mbeti i plagosur në atentatin ku u ekzekutua Gilmando Dani.

by mirseda
15:28 | 11/11/2025
0

Muçi Shaljani (Sheqeri) rreth 40 vjeç, është personi që mbeti i plagosur në atentatin ku u ekzekutua...

SPAK merr të pandehur avokatin Besart Logu

SPAK merr të pandehur avokatin Besart Logu

15:25 | 11/11/2025
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të shitjes së karburanteve

Toyota digjet në Halil të Krujës, dyshohet se është makina e autorëve të atentatit në Rinas

15:22 | 11/11/2025
Atentati në Rinas me një të vdekur, policia informacion zyrtar: I palgosuri, rëndë

Atentati në Rinas me një të vdekur, policia informacion zyrtar: I palgosuri, rëndë

15:19 | 11/11/2025
Detaje të reja nga atentati në Rinas, autorët lëviznin me Toyota me targa greke

Detaje të reja nga atentati në Rinas, autorët lëviznin me Toyota me targa greke

15:11 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com