Në lagjen e re të qytetit të Burrelit, kanë anëtarët e një familje kanë mbetur në qiell të hapur pasi zjarri u ka shkrumbuar plotësisht banesën.
Familjarët tregojnë se flakët kanë nisur nga çatia e cila për shkak se ishte me konstrukt druri, ka favorizuar përhapjen me shpejtësi në të gjithë banesën.
Në momentin e rënies së zjarrit një nga vajzat e familjes ka qenë në gjumë, ndërsa është shpëtuar nga xhaxhai i saj.
Kryefamiljarja Trëndafile Frisku shprehet se ndërhyrja me zjarrfikëse ka qenë e shpejtë, por ka qenë e pamundur të shpëtohet djegia e banesës pasi flakët ndihmoheshin edhe nga era e fortë.
Ajo ju bën apel të gjitha instancave shtetërore, OJF-ve dhe kush ka mundësi ta ndihmojnë pasi ka mbetur në qiell të hapur në stinën e ftohtë të dimrit.
Ndërkohë, paraprakisht dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet.