Partia Socal-Demokrate në Kosovë ka reaguar pas arrestimit të Dardan Molliqaj dhe 3 aktivistë të tjerë të kësaj partie pas incidenteve të shkaktuara para Gjykatës Speciale.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të PSD thuhet se Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese dhe se rezistenca kundër saj do vijojë,
“Në kundërshtim të Gjykatës Speciale, gjatë protestës së PSD janë arrestuar gjashtë aktivistë: Kryetari Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi.
Kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për gjykatën e padrejtë speciale.
Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese. Rezistenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë. Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tanë!”, thuhet në reagimin e PSD.