Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Bardhi reagon pas deklaratave të Ramës: Po tenton të shuajë zërin e opozitës në Kuvend!

2 vjet ago
in Politikë
Bardhi reagon pas deklaratave të Ramës: Po tenton të shuajë zërin e opozitës në Kuvend!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi shprehet se Rama kërkon të shuajë zërin e opozitës në Kuvend.

Postimi i plotë:

Miku i Vangjush Dakos dhe bashkëpunëtori politik i Tom Doshit, refuzoi hapur apelin e partnerëve ndërkombëtarë për funksionimin normal të Parlamentit dhe dialog konstruktiv mes palëve për lejimin e mbikëqyrjes parlamemtare të pushtetit ekzekutiv.

Prej datës 5 tetor, Parlamenti është përfshirë në ngërç për shkak të refuzimit të mazhorancës për të respektuar të drejtat kushtetuese të opozitës në Kuvend. Opozita nuk kërkon asnjë favor, përveç respektimit të Kushtetutës, për të mundësuar:

1. Lejimin e kontrollit parlamentar përmes pranimit të kërkesave të opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, një e drejtë kushtetuese e opozitës që nuk varet nga vullneti i shumicës parlamentare;
2. Lejimin e Grupit Parlamentar të PD për t’u përfaqësuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, me kryetarin dhe anëtarët që përzgjidhen nga vetë opozita, duke hequr menjëherë dorë nga loja e emërimit të opozitës në Kuvend dhe ndërhyrja në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD;
3. Shqytimin në kohë të propozimeve ligjore të deputetëve të opozitës, që prej 2 vjetësh mbahen pezull dhe nuk futen në procedurë parlamentare.
Në vend që të reflektojë, në vend që të sillet si kryeministri i një vendi demokratik, anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtar i BE, Edi Rama zgjodhi rrugën e gënjeshtrave.
Edi Rama gënjeu hapur kur tha se Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetuese Komisione Hetimore të ngritura me kërkesë të 1/4 të deputetëve të opozitës. Nuk ka asnjë vendim të tillë të Gjykatës Kushtetuese.
Edi Rama gënjeu publikisht kur tha se Gjykata Kushtetuese ka lënë porosi për të rregulluar ligjin për Komisione Hetimore. Nuk ka asnjë vendim të tillë të Gjykatës Kushtetuese. Opozita nuk është bërë, në asnjë rast, pengesë për rregullime të mundshme në ligjin për Komisionet Hetimore, përkundrazi nga data 9 dhjetor 2022 ka propozuar një projektligj për këtë qëllim, por që mbahet i bllokuar si një prej 31 projektligjeve të propozuara nga deputetët e opozitës.
Edi Rama genjeu pa turp kur tha se kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore bazohen në thashetheme.

Cili është thashethem: “Shqetësimi i datës 17 Gusht 2023 i Ambasadës së SHBA për ndërhyjet e paligjshme në sistemin TIMS”?

Cili është thashethem: “Konstatimi i gjykatës së posaçme kundër korrupsionit se në koncesionin e sterilizimit kostoja është e shtuar në mënyrë abuzive dhe se ajo është lidhur në kushtet e konfliktit të interesit”?
Cili është thashethem: “Konstatimi i KLSH, që për vitin 2022 qeveria ka paguar 20 mijë fatura fiktive dhe që qytetarët nuk i kanë përfituar shërbimet për koncesionin e check-up”?
Cili është thashethem: “Që, në kushtet e konfliktit të interesit, Edi Rama ka miratuar statusin e investitorit strategjik për mikun e tij, Artan Gaçi, bashkëshort i ministres së tij Olta Xhaçka”?

Të 3 kërkesat e opozitës janë të drejta dhe kushtetuese. Edi Rama duhet të heqë dorë nga sjelljet autoritare, përfshirë edhe qëndrimin e sotëm, që, pasi tentoi të shuajë zërin e opozitës me forca sigurie në Kuvend, kaloi tek tentativa për të intimiduar deputetët e opozitës me “drejtësinë” që u dashka të përndjekë deputetët që reagojnë. Qëndrime të tilla, dhuna dhe shantazhi, vetëm sa na forcojnë bindjen dhe vendosmërinë se jemi në rrugën e duhur për të mos lejuar një Parlamentin një partiak dhe autokrat që kërkon të ndërtojë Edi Rama, duke asgjësuar opozitën dhe të drejtat e saj.

TË LIDHURA

Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje
Politikë

Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

21:48 | 29/12/2025
Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi
Politikë

Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

20:39 | 29/12/2025
PD kërkoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Kuvendi refuzon, pret vendimin e Kushtetueses
Politikë

PD kërkoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Kuvendi refuzon, pret vendimin e Kushtetueses

20:25 | 29/12/2025
Next Post
Tentoi të vriste me gërshërë brenda një lokali një 37-vjeçar, pranga të riut në Elbasan

Tentoi të vriste me gërshërë brenda një lokali një 37-vjeçar, pranga të riut në Elbasan

SPAK nis hetimin pasuror, vjen reagimi i parë i Elvana Gjatës

SPAK nis hetimin pasuror, vjen reagimi i parë i Elvana Gjatës

Ishin shpallur në kërkim, arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë

Ishin shpallur në kërkim, arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti
Bota

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti

by mirseda
22:25 | 29/12/2025
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ndodhet në Mar-a-Lago ku edhe është pritur nga presidenti amerikan Donald Trump. Gjithashtu...

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

22:03 | 29/12/2025
Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

21:48 | 29/12/2025
Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

21:17 | 29/12/2025
Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

20:39 | 29/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com