Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Malltezi la qelinë, reagon Berisha: Asnjë risi në vendim

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Berisha paralajmëron ndryshime në qeveri: Nuk synojnë asgjë tjetër veçse konsolidimin e krimit

Apeli i GJKKO-së, ka vendosur këtë të martë, 21 nëntor, ndryshimin e masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës.

Gjykata vendosi për Malltezin, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit dhe thotë se nuk ka asnjë risi, pasi sipas tij drejtësia është kapur nga “narko-diktatura”.

Berisha: Së pari më duhet të them se nuk ka asnjë risi në vendimet të cilat dëshmojnë kontrollin e plotë dhe total të sistemit të drejtësisë, kthimin e saj në shërbim të narkodikaturës dhe Ramës. Siç duket se keni marrë vesh, dua t’ju informoj se dje në sallën e gjyqit famozja për lidhjet e saj obskure me Taulant Ballën ka deklaruar sa vijon; sipas saj korrupsioni konsumohet dhe duke zbatuar ligjin. Nuk ka standard me amoral se sa ky. Është i regjistruar ky. Do t’ua sjell këtu. Kur një njeri i ligjit deklaron se mosshkelja e ligjit, pra korrupsioni konsumohet duke zbatuar ligjin, ajo fshin çdo gjë mes amoralitetit dhe vjedhjes dhe banditizmit.

Ajo bëhet në sallën e gjyqit ashtu siç është. Njeri që nuk njeh normë, ligj dhe moral përveç lidhjeve oskure me një kriminel me kravatë, që quhet Taulant Balla. Ju garantoj se me një deklaratë të tillë se gjeni dot të bërë as në gjyqet më të egra të diktaturës. Millonai me lidhjet e saj me Ballën, thotë se korrupsioni bëhet dhe duke zbatuar ligjin. Ka deklaratë më perverse se kjo?! Nëse ka një garanci mosabuzimi, është zbatimi i ligjit. Ajo që ka kaluar në fushën e Taulant Begoyarsit, shumëzon me zero ligjin. Por jo vetëm, se ajo e ka Shqipëria dje dhe është në audio, por atë e ka shkruajtur Edi Rama me larot e tij dhe ish-sigurimsin famëkeq Kraja.

Kujtojmë se Jamarbër Malltezi u arrestua një muaj më parë, më 21 tetor 2023 lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani.

Privatizimi i Kompleksit Partizani

Ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë gjatë qeverisjes ‘Berisha’, janë kallëzuar penalisht në SPAK, për privatizimin e pronës shtetërore ish-Klubit Partizani, një sipërfaqe rreth 10 mijë m2, në qendër të Tiranës, ku sot janë ndërtuar 17 kulla. Kallëzimi është referuar nga kryetari i grupit parlamentar socialist asokohe, Taulant Balla, i cili akuzon ish-zyrtarët e lartë për shpërdorim detyre, ndikime të paligjshme, falsifikim dokumentesh, pastrim të produkteve të veprës penale dhe korrupsion.

Në kallëzim thuhet se disa familje të vetëquajtura ish-pronarë, me përfaqësues ligjor dhëndrin e familjes Berisha, Jamarbër Malltezi, janë favorizuar në vitin 2008, ku brenda disa muajsh janë realizuar të gjitha procedurat njohjes dhe kthimit të pronës në fjalë, në kushtet kur ish-pronarëve të tjerë u duhen disa dekada.

Së pari, në kallëzim thuhet se ish-pronarët që kanë marrë pronën, janë kompensuar më parë për këtë pronë, duke ngritur dyshime të forta për falsifikim dokumentesh për t’i hapur rrugë përfitimit të paligjshëm të pasurisë publike. “Nga verifikimi i deritanishëm dyshoj se ish-pronarët, pretendues të kësaj prone, kanë qenë kompensuar më parë nga qeveria italiane në vitin 1940 për këtë pronë dhe rrjedhimisht ata nuk mund të pretendonin kthimin dhe njohjen e një prone që ishte shtetërore tashmë, pasi të gjitha pronat që kanë qenë në pronësi të shtetit italian gjatë pushtimit i kanë kaluar shtetit shqiptar në bazë të një marrëveshje”, thuhet në kallëzim.

Sipas kallëzimit ”Shpërdorimi detyrës qëndron në faktin se pronarët e rinj të tokës ku ndodheshin objektet e Ushtrisë, janë shpronësuar një herë nga Italia fashiste, e cila kishte planifikuar të ndërtonte një aeroport. Madje toka është blerë nga Sheqet Vërlaci dhe Jako Mane. Toka, nga Rruga e Kavajës deri tek Rruga e Durrësit është blerë nga italianët dhe më pas ka kaluar në duart e shtetit. Pra, pretendentët e këtyre pronave janë kompensuar një herë nga italianët dhe më pas toka është shtetëzuar, duke i kaluar në pronësi Ushtrisë”.

Së dyti, në kallëzimin penal thuhet se vlera e përcaktuar e objekteve mbi truallin për parablerje dhe privatizim është më e ulët se sa vlera e tregut. “Fakti që ekspertët kane vlerësuar në masën 10.109.000 lek vlerën e objekteve mbi truall për parablerje dhe privatizim, vlerë kjo tepër e ulet në raport me sipërfaqen ndërtimore të saj apo dhe faktin se kjo zonë është zonë e miratuar për zhvillim ndërtimi, vendndodhja e saj në qendër të Tiranës provon fare qartë qëllimin kriminal të të gjithë personave të akuzuar”.

Së treti, ish-Klubi Partizani është e vetmja pronë e ushtrisë që është privatizuar. “Fakti evidenton që ish Klubi Sportiv Partizani të jetë i vetmi kompleks i privatizuar në këtë mënyrë. Në tërësi Ministria e Mbrojtjes ka pasur 213 prona të Ushtrisë të pretenduara nga ish pronarët dhe e vetmja pronë që është kthyer është pikërisht prona në fjalë, kjo vetëm me qëllimin për të realizuar ndryshimin e destinacionit dhe për të zhvilluar investime që kapin vlera shume të larta përfitimesh”, thuhet në dokumentin e dorëzuar në PSAK.

Së katërti, Jamarbër Malltezi si trashëgimtar kishte vetëm 1/64 pjesës të sipërfaqes rezulton të jetë 144m2 truall, por sot, sipas Ballës bashke me tjetër ish pronar Xhimi Begeja, ka mbi 60% të pronësisë së kullave të ndërtuara. “Vetë i dyshuari Jamarbër Malltezi është trashëgimtar që rrjedh nga familja Begeja në masën e 1/64 pjesës takuese që e përthyer në sipërfaqe rezulton të jetë 144m2 truall si dhe faktit që në përfundim të kësaj sipërmarrje ai ka mbi 60% të pronësisë së objekteve të ndërtuara nëpërmjet aksioneve të kompanisë Homeplan shpk, e cila tregon dhe njëherë synimet afatgjata dhe të mirë menduara të të akuzuarve në realizimin e qëllimeve të tyre”.

Po si arriti Jamarbër Malltezi të bëhej pronar pjesërisht i 17 kullave mbi pronën publike të tjetërsuar?

Në momentin e tjetërsimit të pronës publike ne viti 2008 janë themeluar kompanitë Homeplan sh.p.k si dhe Kontakt sh.p.k nga Fatmir Bektashi, cili shpreh vullnetin e tij duke marrë përsipër detyrimin në momentin e privatizimit. Kompania ndërmerr më pas realizimin e kullave me vlerë mbi 20 milionë dollarë mbi pronën e tjetërsuar, duke bërë një marrëveshje me pronarët e rinj. Në 23 janar 2014, Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja blejnë shumicën e aksioneve tek Homeplan. Malltezi blen 35% të aksioneve për 35.000 lekë dhe Begeja 25% të aksioneve për 25.000 lekë. Por mbeten pronare te fshehur, pasi blerjen e deklarojnë ne QKB vetëm ne 27 dhjetor 2018.

“Gjatë kohës që vijon procedura e privatizimit nga organet publike Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave (ish AKKP) konstatohet që i kallëzuari Jamarbër Malltezi jo vetëm bëhet përfaqësues ligjor për të gjithë ish pronarët, por bëhet dhe garantues i marrëdhënies finale të përftimit të të gjithë sipërfaqes si dhe të qëllimit të realizimit të veprës. Fakt i cili provohet me detyrimin e të gjithë ish pronarëve që t’i japin këtij të fundit jo më pak se 5% të vlerës së kthyer duke provuar kështu garancinë 100% që Jamarbër Malltezi ka për përfitimin e kësaj sipërfaqeje”, thuhet në kallëzim./

TË LIDHURA

Shpërthimi me tritol ndaj makinës së agjentit të krimeve, arrestohet  autori i dyshuar në Lezhë
Aktualitet

Shpërthimi me tritol ndaj makinës së agjentit të krimeve, arrestohet autori i dyshuar në Lezhë

09:35 | 17/03/2026
Drogë dhe para të pa deklaruara, dy të arrestuar në Muriqan
Aktualitet

Drogë dhe para të pa deklaruara, dy të arrestuar në Muriqan

09:02 | 17/03/2026
PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri
Politikë

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Next Post
A preket edhe Shqipëria? Ciklonet dhe shirat e dendur godasin vendin fqinj, lëshohet alarm i verdhë për tetë rajonet e njohura

A preket edhe Shqipëria? Ciklonet dhe shirat e dendur godasin vendin fqinj, lëshohet alarm i verdhë për tetë rajonet e njohura

“Kam audio-përgjimin”, Berisha bën deklaratën e fortë, zbardh deklaratën skandaloze të gjyqtares së njohur për aferën Partizani

“Kam audio-përgjimin”, Berisha bën deklaratën e fortë, zbardh deklaratën skandaloze të gjyqtares së njohur për aferën Partizani

Mediat ndërkombëtare jehonë kaosit me flakadanë në Kuvend, Berisha zbulon lëvizjen e radhës së PD

Mediat ndërkombëtare jehonë kaosit me flakadanë në Kuvend, Berisha zbulon lëvizjen e radhës së PD







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Sulmet izraelite në Teheran, në shënjestër zyrtari i lartë iranian Ali Larixhani
Bota

Sulmet izraelite në Teheran, në shënjestër zyrtari i lartë iranian Ali Larixhani

by mirseda
09:43 | 17/03/2026
0

Izraeli ka vënë në shënjestër Ali Larixhanin, një nga zyrtarët më të lartë të sigurisë në Iran,...

Shpërthimi me tritol ndaj makinës së agjentit të krimeve, arrestohet  autori i dyshuar në Lezhë

Shpërthimi me tritol ndaj makinës së agjentit të krimeve, arrestohet autori i dyshuar në Lezhë

09:35 | 17/03/2026
Lufta mes shteteve të Gjirit, çmimi i naftës rritet sërish në rreth 100 dollarë për fuçi

Lufta mes shteteve të Gjirit, çmimi i naftës rritet sërish në rreth 100 dollarë për fuçi

09:22 | 17/03/2026
“I urrej luftërat më shumë se çdokush”, Trump: Nëse nuk do ta kishim sulmuar Iranin, ata do…

“I urrej luftërat më shumë se çdokush”, Trump: Nëse nuk do ta kishim sulmuar Iranin, ata do…

09:13 | 17/03/2026
Ekuadori fushë betejë mes ushtrisë dhe bandave, qeveria dërgon 75 mijë trupa në terren

Ekuadori fushë betejë mes ushtrisë dhe bandave, qeveria dërgon 75 mijë trupa në terren

09:10 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com