Policia Rrugore e Elbasanit vijon kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë së nxënësve pranë shkollave.
Gjatë javës së shkuar janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore janë ndëshkuar 843 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, 322 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara, 167 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit, 63 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 224 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, si dhe 338 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.