Duket se lidhja 5-vjeçare e këngëtares Britney Spears dhe modelit Sam Asghari po shkon drejt fundit.
Mediat e huaja shkruajnë se Sam Asghari paraqiti kërkesën për divorc më 28 korrik duke përmendur “konfliktet” me Britney Spears, 14 muaj pasi u martuan në qershor 2022. Raportohet se ndarja vjen pas disa “pabesive” duke iu referuar tradehtisë së këngëtares ndaj modelit.
29-vjeçari kërkon prishjen e marrëveshjes paramartesore dhe kërkon të marrë një shumë më të madhe se 60 milionë dollarë nga këngëtarja 41-vjeçare.
“Page Six” pretendon gjithashtu se marrëveshja paramartesore është në favor të Spears dhe se “çdo para që ajo ka fituar para se të martohej me Asgarin është e mbrojtur”.