Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Mbyllja e “Klan Kosovës”, çfarë ‘fshihet’ pas vendimit të qeverisë

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Rajoni
Mbyllja e “Klan Kosovës”, çfarë ‘fshihet’ pas vendimit të qeverisë

Në Kosovë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë tha sot se ka siguruar dokumentacionin nga Maqedonia e Veriut, sipas të cilit pronari aktual i televizionit Klan Kosova, si person fizik, figuron i regjistruar si shtetas i Serbisë.
Ministria bëri publik dokumentin e nxjerrë nga regjistri qendror i Maqedonisë së Veriut, ku edhe është regjistruar biznesi i pronarit të Klan Kosova.

Në një dokument që ka siguruar sot Zëri i Amerikës nga regjistri qendror i Maqedonisë së Veriut, televizioni figuron i regjistruar me emërtimin Gjakovë – Kosovë. Të njëjtin dokument, por në gjuhën angleze, e publikoi gjatë ditës edhe Klan Kosova duke këmbëngulur se nga 20 qershori i këtij viti në çdo dokument të kompanisë qëndron vetëm emërtimi Kosovë.

E paqartë përse ministria e Tregëtisë ka përdorur adresën e pronarit si person fizik.

Parregullsitë në regjstrim të biznesit bënë që me 14 qershor qeveria e Kosovës të vendoste pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova, me pretendimin se në regjistrimin e biznesit shkruan “Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”.

Autoritetet thanë se “nuk lejohet regjistrimi i një biznesi ku vendbanimi është në kundërshtim me parimet themelore të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Me 16 qershor Komisioni i Pavarur i Mediave miratoi një vendim që detyronte televizionin Klan Kosova të plotësonte dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës brenda 30 ditësh.

Klan Kosova thotë se ka paraqitur dokumentet e plotësuara me 21 qershor në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve e cila po atë ditë shfuqizoi vendimin për pezullimin e certifikatës. Por në ditë më pas vendimi u rikthye duke bërë që Klan Kosova të dërgojë ankesë në Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve.

Me 28 korrik ky Komision vendoi t’ia hedhë poshtë ankesën Klan Kosovës dhe ta konfirmojë përfundimisht pezullimin e certifikatës së biznesit të këtij televizioni. Në një njoftim të ministrisë së Industrisë thuhej se tashmë çështja është përmbyllur ndërsa “pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente”.

Gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë protestuan të hënën kundër vendimit të qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit privat Klan Kosova, veprim që nxiti reagime në shkallë të gjerë.

Me moton “Demokracia vdes në errësirë”, grupe gazetarësh bënë thirje sot për zhbërjen e vendimit të qeverisë duke e cilësuar atë goditje të rëndë ndaj lirisë së medias.

Kryeredaktori i Klan Kosovës, Gazmend Syla, tha sot gjatë protestës se është i bindur që drejtësia do të hedhë poshtë vendimin e ministrisë.

“Ne besojmë fuqishëm në drejtësi dhe në autoritetin e pavarësinë e njerëzve që punojnë nëpër gjykata. Besojmë se ata në asnjë mënyrë nuk do të bien pre e çfarëdo lloj ndikimi që mund të ushtrohet ndaj tyre nga qeveria apo kushdo tjetër”, tha ai.

Pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës nxiti reagime të ashpra nga diplomatë perëndimorë, shoqata gazetarësh, përfaqësues të mediave, por edhe përfaqësues të opozitës.

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian u shprehën thellësisht të shqetësuara me vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës që sipas tyre është një vendim joproporcional që do të ketë pasoja në pluralitetin mediatik në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të shtunën se zbatimi i ligjit kundër sipërmarrësve të fuqishëm që e shkelin atë për përftime financiare, nuk paraqet sulm ndaj lirisë së medias. Ai theksoi se ndjekja e rregullave të regjistrimit është një detyrë ligjore, jo një “teknikalitet” dhe se sipas tij zbatimi i rregullave të tilla kundër një shkelësi të vetëm nuk kërcënon pluralizmin mediatik.

Të hënën ministria e Industrisë tha se u ka pezulluar certifikatat e biznesit edhe të paktën 5 kompanive të tjera që sipas saj, kanë emërtim kundërkushtetues, duke i paraqitur qytetet e Kosovës si pjesë të Serbisë./VOA

TË LIDHURA

“Mafie e sofistikuar”, përplasjet te Urdhri i Psikologut, Denata Toçe e shpjegon troç
Aktualitet

“Mafie e sofistikuar”, përplasjet te Urdhri i Psikologut, Denata Toçe e shpjegon troç

22:12 | 05/06/2025
13 vrasje për hakmarrje – zbardhen rrëfimet e Alibejt”
Aktualitet

13 vrasje për hakmarrje – zbardhen rrëfimet e Alibejt”

21:48 | 05/06/2025
Jenishehri kërcënohet pas këshillës për Silvinjon ndaj Serbisë
Aktualitet

Jenishehri kërcënohet pas këshillës për Silvinjon ndaj Serbisë

21:19 | 05/06/2025
Next Post
Greqia me ‘dorë të hekurt’, 110 mijë euro gjoba për kompanitë që nxorët punëtorët në punë në ‘pikun’ e vapës

Greqia me ‘dorë të hekurt’, 110 mijë euro gjoba për kompanitë që nxorët punëtorët në punë në ‘pikun’ e vapës

Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin, i mituri transportohet me urgjencë në spital

Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin, i mituri transportohet me urgjencë në spital

Habit 50-vjeçarja: Shita shtëpinë për të paguar operacionet e mia plastike, tani jetoj në një furgon

Habit 50-vjeçarja: Shita shtëpinë për të paguar operacionet e mia plastike, tani jetoj në një furgon

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025




TË FUNDIT

“Mafie e sofistikuar”, përplasjet te Urdhri i Psikologut, Denata Toçe e shpjegon troç
Aktualitet

“Mafie e sofistikuar”, përplasjet te Urdhri i Psikologut, Denata Toçe e shpjegon troç

by mirseda
22:12 | 05/06/2025
0

Psikologia Denata Toçe, gjatë një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka shpjeguar konfliktin...

13 vrasje për hakmarrje – zbardhen rrëfimet e Alibejt”

13 vrasje për hakmarrje – zbardhen rrëfimet e Alibejt”

21:48 | 05/06/2025
Letonia publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e qershorit, katër debutues në ekip

Letonia publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e qershorit, katër debutues në ekip

21:45 | 05/06/2025
Kurban Bajrami, 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë

Kurban Bajrami, 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë

21:43 | 05/06/2025
Jenishehri kërcënohet pas këshillës për Silvinjon ndaj Serbisë

Jenishehri kërcënohet pas këshillës për Silvinjon ndaj Serbisë

21:19 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com