Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zgjedhjet për kryetarin e ri, Basha rikonfirmohet në krye të Partisë Demokratike

2 vjet ago
in Politikë
Zgjedhjet për kryetarin e ri, Basha rikonfirmohet në krye të Partisë Demokratike

Partia Demokratike ka zgjedhur sot kryetarin e ri. Në krye të PD është zgjedhur Lulzim Basha.

Në një komunikim për mediat, Jemin Gjana deklaroi se Komisioni hartoi procesverbalin e rezultatit përfundimtar, dhe bazuar në të dhënat e votimeve në 71 degët e PD, rezultoi se kanë marrë pjesë në votime 1852 anëtarë të PD, në raport me listën e miratuar.

Nga 1852 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim, janë gjetur 1852 fletë votimi në kuti.

Të pavlefshme 199.

“Komisioni Elektoral deklaron fitues të zgjedhje për kryetar zotin Lulzim Basha”, tha Gjana.

Më herët

Partia Demokratike zgjedh sot kryetarin e ri. Demokratët u janë drejtuar qendrave të votimit, sipas degëve të PD-së, që prej orës 8:00, deri në 19:00. Ashtu siç është bërë e ditur këto kohë, në këtë proces garojnë dy kandidatë, ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe Gjergj Hani, ish-i përndjekur politik. Ky i fundit e shpalli kandidaturën përballë Bashës më 13 qershor. Gazetari Osman Stafa në një raportim live nga selia blu, pohoi se ky proces deri më tani po vijon i qetë. “Kush nuk e ka emrin në listë, regjistrohen në një tjetër procesverbal. Ata do të identifikohen me kartën e anëtarësimit në PD.”, tha gazetari. Sipas komisioneres së qendrës së votimit nr.5 dhe 10, kur demokratët e kanë emrin në listë, identifikimi bëhet përmes kartës së identitetit.

“Shënojmë emër, mbiemër dhe identifikim përmes kartës së identitetit dhe me kartën e anëtarësisë.”, tha për News24 një prej komisionereve.

Grupi i demokratëve që mban vulën e PD-së ka hartuar një listë të re të anëtarëve të partisë ku janë përfshirë 25 mijë demokratë, krahasuar me 75 mijë anëtarë që ka pasur kjo parti në qershorin e vitit 2021 kur Lulzim Basha mori mandatin e tretë në krye të partisë. Këtë herë kundër Lulzim Bashës janë rreshtuar përveç Sali Berishës dhe demokratëve që e mbështesin edhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi dhe 15 deputetë.

Bardhi dy ditë më parë mblodhi Këshillin Kombëtar dhe vendosi anulimin e zgjedhjeve të së shtunës. Por, kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana shprehet se gjithçka është gati për ditën e sotme.Por, grupimi i Gazment Bardhit nuk u ndal me kaq, por kërkoi në gjykatë çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së. Kjo lëvizje erdhi një ditë para zgjedhjeve. Ish-kreu i PD-së, i cili u rikthye pas disa muajsh në politikë pas dorëheqjes nga posti i kryetarit, në daljet e tij publike dhe gjatë takimeve me demokratët i ka mëshuar shumë disa planeve që ai ka synim që t’i zbatojë si parti, siç është vettingu në politikë.

TË LIDHURA

Mbi dy orë raportim para deputetëve, Altin Dumani largohet nga Parlamenti
Politikë

Mbi dy orë raportim para deputetëve, Altin Dumani largohet nga Parlamenti

19:54 | 27/10/2025
Balluku nën hetim nga SPAK, Dumani: Prokurori Prençi ka mbështetjen time për hetimin e çdo çështjeje
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK, Dumani: Prokurori Prençi ka mbështetjen time për hetimin e çdo çështjeje

18:06 | 27/10/2025
Dumani: Presion nga krimi e politika, s’ka ekstradime nga Dubai
Politikë

Dumani: Presion nga krimi e politika, s’ka ekstradime nga Dubai

17:27 | 27/10/2025
Next Post
Basha u zgjodh kryetar i ri i PD-së, ironizon Bardhi: Çfarë surprize

Basha u zgjodh kryetar i ri i PD-së, ironizon Bardhi: Çfarë surprize

Burri vret gruan në Maliq, hedh trupin në gropën e ujërave të zeza

Burri vret gruan në Maliq, hedh trupin në gropën e ujërave të zeza

U vra nga bashkëshorti, identifikohet viktima në Maliq

U vra nga bashkëshorti, identifikohet viktima në Maliq







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë
Kosovo

Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë

by mirseda
22:30 | 27/10/2025
0

Gazeta gjermane “Berliner Zeitung” ka publikuar një artikull mbi dështimin e formimit të Qeverisë së re të...

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

21:54 | 27/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra

Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra

21:48 | 27/10/2025
Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

21:10 | 27/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com