Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

”I rrezikshëm dhe me kosto të larta”, dështon Aeroporti i Kukësit, Wizz Air e braktis pas 1 viti operim

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
”I rrezikshëm dhe me kosto të larta”,  dështon Aeroporti i Kukësit, Wizz Air e braktis pas 1 viti operim

Kompania Wizz Air pezulloi operimin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, një vit pasi zbriti avionin e parë në pistën “ZAYED- Flatrat e Veriut”. Wizz Air konfirmoi për Faktoje si shkak për tërheqjen e fluturimeve nga ky aeroport, terrenin e vështirë dhe kushtet e motit. Këtë ‘përfundim’ e kishin paralajmëruar më herët ekspertë të fushës, por qeveria pretendonte se aeroporti kishte pozicion të mirë gjeografik.

Pozita e mirë gjeografike dhe rëndësia e zhvillimit të këtij Aeroporti ka tërhequr vëmendjen e linjave të mëdha Low Cost, ndër të cilat mund të përmendim Wizz Air, EasyJet, RyanAir, Voeling, Pegasus, etj.’, deklaronte ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku në mars të 2019, pasi qeveria kishte miratuar vendimin për aeroportin e ri ndërkombëtar të Kukësit.

Dy vite më vonë, në 18 prill të 2021, kryeministri Edi Rama i hipi një avioni të linjës Air Albania në Rinas dhe pak minuta më vonë zbriti në Kukës për të inaguruar aeroportin ndërkombëtar të Kukësit. Avioni i “Air Albania” ishte nisur nga Londra, por ndaloi në Rinas, për të marrë në bordin e tij edhe kryeministrin Rama.

“Tani po e besoni, apo akoma? Kështu ndodh gjithmonë me ata që thonë, jo nuk bëhet dhe pastaj kur bëhet…”- shpotiste me pasagjerët kreu i qeverisë.

Prej hapjes e deri në janar të 2022, në Aeroportin e ZAYED operonte vetëm kompania Air Albania. Një muaj më vonë, aeroportit ndërkombëtar “Flatrat e Veriut” iu bashkua në pistë edhe avioni i parë i kompanisë WizzAir.

‘Dua ta falenderoj drejtorin e kompanisë për gatishmërinë për ta parë Kukësin si një mundësi, sepse në fillim ai ishte skeptik, por pastaj e gjithë analiza e bërë rezultoi në favor të aeroportit.’, shprehej Rama gjatë ceremonisë së rastit. Ndërsa drejtori ekzekutiv i kompanisë Wizz Air József Váradi njoftonte destinacionet e reja nga Kukësi.

‘Gjithçka do të nisë në maj, nga Kukësi do të lidhemi me Vjenën, Mynihun, Baden dhe me Bazelin. Uroj që ky të jetë vetëm fillimi.’

Pas një viti…
Një vit më vonë, analiza e kompanisë Wizz Air doli nw disfavor të aeroporitit. Kompania konfrimon për Faktoje se ka pezulluar operimin nga “Flatrat e Veriut”.

“Wizz Air konfirmon se pas një shqyrtimi dhe analize të kujdesshme, ne kemi vendosur të PEZULLOJMË operimet për/dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit (KFZ) si rezultat i sfidave të paraqitura nga mjedisi i jashtëm, në veçanti terreni dhe moti, që ndikojnë në performancën operacionale të biznesit tonë dhe çojnë në ndërprerje të klientëve.”,konfirmon kompania për Faktoje, teksa thekson se pasagjerët e prekur nga ky vendim janë lajmëruar dhe do të rimbursohen ose në para ose me një fluturim alternativë.

Pavarësisht tërheqjes nga Kukësi, hungarezët e Wizz Air garantojnë:

“Wizz Air mbetet e përkushtuar ndaj rritjes afatgjatë në Shqipëri, duke krijuar qindra vende pune, ndërkohë që stimulon industrinë e turizmit dhe të hotelerisë. Wizz Air ka njoftuar së fundmi alokimin e një avioni të ri në Tiranë, duke e rritur bazën në 11 avionë, që përfaqëson një investim mbi 1.1 miliardë euro në Shqipëri.”, theksohet në reagimin për Faktoje.

Çfarë paralajmëruan ekspertët?
Dritan Goxhaj, ekspert i Aviacionit Civil thotë se tërheqja e Wizz Air nga Kukësi ishte e pritshme.

“Terreni nuk është i përshtatshëm për atë tip avioni, sepse ulja bëhet në mënyrë vizuale dhe jo me instrumenta. Duke e bërë vizuale ajo është e lidhur pashmangmërisht me kushtet meteorologjike. Nese ka re nuk mund ta besh uljen vizuale, sepse nuk sheh dot, pasi rregulloret e aviacionit pwr uljet vizuale nuk ta mundësojnë një ulje pa iu shmagur reve. Po tw provosh t’u shmangesh reve aty në atë lartësi rrezikon fluturimin total dhe probabiliteti i një aksidenti është shumë i madh.”, thotë Goxhaj duke shtuar se me rregullore nuk lejohet ulja vizuale për avionët e mëdhej të transportit me pasagjerë, me përjashtim të rasteve të emergjencës.

“Nëse do shpallësh rast emergjence atëherë hyjnë në punë protokolle të tjera. Nëse nuk e shpall, por vazhdon uljen, ke thyer rregulloret e aviacionit kombëtar dhe ndërkombëtar dhe ke rritur rrezikun e një aksidenti. Por një aksident në kushte të tilla ku ke shkelur çdo lloj rregulli do të thotë mbyllje e kompanisë. Pra, sipas meje, kompania ka qënë e detyruar të zgjedhë midis dy humbjeve. Dhe ka zgjedhur atë më të voglën.”, argumenton Goxhaj.

Me largimin e Wizz Air, Kukësit i mbetet vetëm Air Albania si kompani që operon duke ofruar vetëm linjën Kukës- Bazel.

Përfundim
Ndonëseministrja e Infrastrukturës pretendonte se pozita gjeografike e aeroportit të Kukësit ishte e mirë dhe zhvillimi i tij kishte tërhequr vëmendjen e linjave me kosto të ulët, koha tregoi të kundërtën. Hungarezëve të Wizz Air iu mjaftoi vetëm një vit operim në Kukës për të kuptuar se terreni dhe moti i vështirë nuk e favorizonte biznesin e tyre. /faktoje.al

TË LIDHURA

“Kush je ti që do të…”/ Gazetari Tozaj rrëfen dhunën: Më thirrën për sqarim dhe më rrahën rëndë
Aktualitet

“Kush je ti që do të…”/ Gazetari Tozaj rrëfen dhunën: Më thirrën për sqarim dhe më rrahën rëndë

16:23 | 29/12/2025
Shpërthimi në Shkodër/ Vëllai i dënuar për vrasje, kush ishte viktima Hysni Ymeri
Kryesore

Shpërthimi në Shkodër/ Vëllai i dënuar për vrasje, kush ishte viktima Hysni Ymeri

16:18 | 29/12/2025
Proda shkarkon nga detyra drejtorin e policisë së Lezhës ,shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz
Aktualitet

Proda shkarkon nga detyra drejtorin e policisë së Lezhës ,shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz

15:33 | 29/12/2025
Next Post
Bardhi thirrje Bashës: Reflekto, mos e ço PD në një tjetër përplasje

Bardhi thirrje Bashës: Reflekto, mos e ço PD në një tjetër përplasje

U ekzekutua me 5 plumba, 35-vjeçari shqiptar i njohur si ‘Zezaku’ me precedentë në Greqi, në 2020 i kishte shpëtuar një atentati

U ekzekutua me 5 plumba, 35-vjeçari shqiptar i njohur si ‘Zezaku’ me precedentë në Greqi, në 2020 i kishte shpëtuar një atentati

Këshilli Kombëtar i PD anuloi zgjedhjet e 29 korrikut, reagon Basha

Këshilli Kombëtar i PD anuloi zgjedhjet e 29 korrikut, reagon Basha







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

“Persekutim politik”, Ilir Meta kallëzim në SPAK: Ndalohen takimet me deputetë e gazetarë
Politikë

“Persekutim politik”, Ilir Meta kallëzim në SPAK: Ndalohen takimet me deputetë e gazetarë

by mirseda
16:45 | 29/12/2025
0

Ish-Presidenti i Republikës dhe aktualisht President i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar një kallëzim penal...

“Kush je ti që do të…”/ Gazetari Tozaj rrëfen dhunën: Më thirrën për sqarim dhe më rrahën rëndë

“Kush je ti që do të…”/ Gazetari Tozaj rrëfen dhunën: Më thirrën për sqarim dhe më rrahën rëndë

16:23 | 29/12/2025
Shpërthimi në Shkodër/ Vëllai i dënuar për vrasje, kush ishte viktima Hysni Ymeri

Shpërthimi në Shkodër/ Vëllai i dënuar për vrasje, kush ishte viktima Hysni Ymeri

16:18 | 29/12/2025
Proda shkarkon nga detyra drejtorin e policisë së Lezhës ,shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz

Proda shkarkon nga detyra drejtorin e policisë së Lezhës ,shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz

15:33 | 29/12/2025
Ultimatumi i Rusisë: Nëse duan paqe, ukrainasit duhet të na dorëzojnë Donbasin

Ultimatumi i Rusisë: Nëse duan paqe, ukrainasit duhet të na dorëzojnë Donbasin

15:30 | 29/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com