Shmanget tragjedia në Tale të Lezhës. Raportohet se një person ka rrezikuar që të mbytet në këtë plazh.
Kanë qenë pushuesit, vrojtues dhe punonjës të lokaleve që e kanë nxjerrë nga deti personin në fjalë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.
Ambulanca ka mbërritur menjëherë dhe është nisur drejt spitalit rajonal me personin e mbytur, ndërsa nuk dihet gjendja e tij.