Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ambasadorja Kim drejt largimit, Berisha “i jep lamtumirën”

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kim mban fjalimin e fundit si ambasadore: Plotësova misionin tim, Reforma në Drejtësi po jep rezultate, SHBA është me ju

Ambasadorja Yuri Kim përfundoi mandatin e saj si diplomate e SHBA-së në vendin tonë. Teksa është drejt largimit, ish-kryeministri Sali Berisha “i ka dhënë lamtumirën” nga Kuvendi. Berisha tha se ambasadorja do të mbahet mend si “një person që së bashku me kryeministrin Rama u përpoqën të dëmtonin opozitë”, por nuk ia dolën.

Berisha: Sot për krahun këtej, kam një lajm të hidhur, do mërziten shumë sepse sot për herë të dytë në historinë e SHBA-së në një akt shumë të rrallë dhe historik, kryeministri i Indisë Modi, një burrë shteti i sanksionuar pak vite më parë, i drejtohet Kongresit të SHBA-së, me një fjalë të veçantë.
Këtë shans e ka pasur tre herë me radhë, gjeniu i politikës botërore, Uinston Çërçill, për së dyti kanë qenë të rrallë, të jashtëzakonshëm.
Nuk e solla këtu këtë, për të bërë ndonjë paralelizëm mes Modit dhe Sali Berishës, ndonëse e vërteta është si diamanti, i madh ose i vogël, shkëlqen pandalshëm dhe e vërteta triumfon në çdo lloj rrethane.

Po e solla për diçka tjetër. E solla për një kërkesë ndaj guvernatores Yuri Kim, që po largohet nga Shqipëria. Tu kërkojë falje shqiptarëve se në mënyrë të përsëritur u ka deklaruar atyre se, ky vendim sanksionimi nuk hiqet kurrë. Ftesa ime nuk ka lidhje me ndonjë rivendikim timin, por ka lidhje thjeshtë për ti thënë asaj të nderuar që të kthehet tek e vërteta para se të largohet nga Shqipëria.

Në prag të largimit nga Shqipëria, duhet ti them zonjës guvernatore se në historinë e pluralizmit dhe lirisë së këtij kombi, emri i saj do të mbetet i gdhendur si i një personi që abuzoi me pushtetin e përfaqësimit të vendit të vet dhe që së bashku me Edi Ramën, bëri gjithçka për të shkatërruar opozitën e vërtetë shqiptare, natyrisht, e dëmtove, por dështove.

Nga ana tjetër me qëndrimet tuaja dhe bashkërendimin me qeverinë e narkotrafikantëve të Edi Ramës, je e vetmja ambasadore në 32 vite që largohesh nga ky vend e cilësuar gjerësisht si sekretare e PS-së, kjo nga unë.

Së treti mendoj se këto pak ditë apo orë që kanë mbetur, kërkoju ndjesë shqiptarëve për McGonigal, jo vetëm për sintoninë e veprimeve tuaja kundër opozitës shqiptare, por se në njërin nga skandalet më të mëdha të kohërave, nuk shqiptove, nuk u the atyre, një fjalë të vetme për këtë skandal duke i shumëzuar kështu në mënyrën më të pamerituar me zero, si shoqëri dhe si komb.

Së fundi, si një admirues, i palëkundur i vendit të madh të lirisë, SHBA, më duhet të shpreh keqardhje të thellë se, ju të vetmin ‘sukses’ që merrni me vete është dëmtimi thelbësor me qëndrimet tuaja të reputacionit të shkëlqyer që kanë pasur dhe përsëri do të ketë, kombi dhe vendi i madh i lirisë në Shqipëri.

TË LIDHURA

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

22:39 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar
Kryesore

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë
Aktualitet

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

20:50 | 15/04/2026
Next Post
Ndryshe nga të tjerët, Arben Ahmetaj shkon ne SPAK i buzëqeshur dhe i qetë

Ndryshe nga të tjerët, Arben Ahmetaj shkon ne SPAK i buzëqeshur dhe i qetë

Albin Kurti takon Papa Françeskun në Vatikan

Albin Kurti takon Papa Françeskun në Vatikan

Skandali me kryebashkiakun e Kukësit, SPAK në kërkim të videos së plotë të Safet Gjicit, ja arsyeja

Nisur nga video erotike e Gjicit, njihuni me skandalet më të bujshme seksuale të politikanëve në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

by mirseda
22:39 | 15/04/2026
0

Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë sonte në 15 prill dha më shumë...

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

22:20 | 15/04/2026
Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

21:55 | 15/04/2026
Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

21:36 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com