Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një e moshuar ka rënë nga kati i 7-të.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, dyshohet se ka rënë nga kati i 7-të i pallatit ku banonte shtetasja N. B., 87 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
“Më datë 22.06.2023, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, dyshohet se ka rënë nga kati i 7-të i pallatit ku banonte shtetasja N. B., 87 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.