Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ku gjykohet padia e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndaj Sali Berishës të cilën e akuzon për shpifje.
Shkak për shtyrje këtë herë ka qenë mungesa e përfaqësuesit të akuzës.
Seanca e parë u zhvillua më 8 maj.
Kryebashkiaku e ka paditur Berishën për shpifje lidhur me deklaratat që ai ka bërë për lidhjet me Iranin.
Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në lidhje me inceneratorin e Tiranës dhe të ashtuquajturat sipas tij, “lidhje” të Veliajt me Iranin.