Ish-kryeministri Sali Berisha, në një prononcim për gazetarët ka folur për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat, ku u shpreh se do ta votojë kundër.
Berisha u pyet dhe për rikthimin e mundshëm të Lulzim Bashës në krye të PD, dhe në përgjigje ish-kryeministri tha se nuk i trembet sepse Basha është në duar të Ramës.
Pyetje: Ai i trembeni rikthimit të Bashës?
Berisha: Ca flet mo, mos bëj shaka, atë e përdor Rama si të dojë. Është në duar të Ramës. Ai bën çfarë i thotë Rama. Agjendën e tij ia shkruan Rama. Pikë, mbarojipuna. Çtë dojë le të bëjë, asnjë gjë s’më bën.