Pas daljes nga “Big Brother Vip”, Olta Gixhari ka qenë një ndër banoret më të komentuara të këtij edicioni. Gjatë kësaj kohe, aktorja ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, e në disa raste duke iu kthyer përgjigje ndjekësve për pyetjet që ata i kanë drejtuar.
Së fundmi ajo ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e shumtë, ku dikush e ka pyetur në lidhje me Armina Mevlanin, të cilën e ka shoqe, por që ajo ka mbështetur Luiz Ejllin në BB VIP.
“Të ngeli hatri me Arminën që mbështeti Luizin më shumë dhe jo ty që të ka shoqe?”, e ka pyetur një ndjekës.
“Aspak. Unë Arminën kam shoqe të mirë. Të gjitha shijet janë të drejta”, përgjigjet Olta, e cila më pas shton: “Kurse me Berishën po më ka ngelur hatri”, duke mos dhënë më shumë detaje për këtë hatërmbetje.