Një makinë është shkrumbuar sot rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë një defect teknik.
Makina tip “Benz” ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje.
Si pasojë e flakëve makina me drejtues shtetasin A. H., 40 vjeç. Makina është djegur plotësisht. Për fat të mirë nuk ka shtetas të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.