Një 21-vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka rënë në pranga për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.
Droga e kapur është zbuluar në kufirin shqiptaro-malazez.
Bëhet me dije se janë kapur 56.2 kg marijuanë.
Sipas autoriteteve dy personat lëviznin nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi.