Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A ishte Charles Manson produkti djallëzor i programeve sekrete të CIA-s?

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
A ishte Charles Manson produkti djallëzor i programeve sekrete të CIA-s?

Nga: Emanuel Pietrobon

Charles Manson, sinonim i të keqes që nga viti 1969, viti i masakrës së tmerrshme të CieloDrive, dhe ngjarjeve të pashlyeshme në kujtesën e SHBA-së dhe jo vetëm. Ai vdiq në vitin 2017, por fantazma e tij e përndjek ende Amerikën.

Asnjë kriminel nuk ka ushtruar një ndikim kaq të qëndrueshëm dhe të thellë në imagjinatën kolektive të amerikanëve. Asnjë kriminel nuk e ka pasur karizmën e tij, tërheqjen magnetike për të rinjtë problematikë dhe që të ketë nxitur aq shumë vrasje. Dhe asnjë kriminel nuk ka pasur një profil kaq atipik: seks, drogë, rok&roll, apokaliptizëm biblik, dhe ëndrra për një luftë racore.

Për Manson dhe “familjen” e tij vrasëse, janë shkruar libra, filma dhe dokumentarë. Por ka ka ende shumë për të thënë. Nga pikëpamja kulturore, nuk është e tepruar të thuhet se Manson ishte një lloj Anti–Krishtit, përçarja e dhunshme e së cilit e privoi Amerikën Puritane nga virgjëria e saj dhe shënoi “fundin e pafajësisë së saj” siç u shpreh dikur Vincent Bugliosi, prokurori i çështjes.

Manson ishte ai që përmes vrasjeve në Tate-Labianca, shpresonte të hidhte bazat për transformimin e Amerikës nga një “qytet ungjillor” në një “kodër” në Babiloninë kaotike. Dhe në çmendurinë e tij më se të qartë, ai mund të ketë qenë peng i një lojë shumë më të madhe se ai: Operacionit Kaos.

Historia e tmerrshme e “familjes” së tij është shumë e njohur. Ishte viti 1967, kur një i ri problematik me emrin Charles Manson, që deri në moshën 33-vjeçare kishte kaluar më shumë se gjysmën e jetës në institucione korrektuese dhe burgje, vendoset në Los Angeles në kërkim të pasurimit.

Manson besonte se kishte një dhunti, të kënduarit, dhe ajo i duket si mënyra e duhur për të bërë një kthesë në jetën e tij. Por gjërat do të shkojnë ndryshe: pasi vdes ëndrra për t’u bërë këngëtar, duke qenë se tekstet e tij dhe aftësitë e tij në të kënduar nuk tërheqin interesin e asnjë producenti me peshë, zhvendoset në shkretëtirë së bashku me disa hipi, të cilët i ka magjepsur me personalitetin e tij shumë karizmatik.

Në vitin 1968, me mbërritjen e Manson dhe ndjekësve të tij në Spahn Ranch, një vend i largët dhe i izoluar, filloi zyrtarisht historia e “familjes”. Pasoi 1 vit e gjysmë krimesh të vogla dhe të neveritshme, nga vjedhjet tek vrasjet, dhe një jetë e përditshme e përbërë nga rituale orgjiastike, udhëtime psikodelike, dhe diskutime mbi ardhjen e afërt të një apokalipsi racor .

Sipas rindërtimit të fakteve nga prokurori i çështjes Vincent Bugliosi, “familja” i kreu vrasjet në Tate-Labianca me shpresën e nxitjes së një luftë ndër–racore. Tek e fundit ato vite ishin shumë të trazuara. Ku ​​Klux Klan ishte rikthyer në skenë, ndërsa për kundërpeshë në gjirin e afro-amerikanëve ishte krijuar “Black Panthers” (Panterat e  Zeza).

Por planet e çmendura të “familjes” nuk u realizuan kurrë. Siç e dimë historia shkruhet nga fitimtarët. Dhe kur flitet për gjyqet, fitues janë prokurorët. Megjithatë, e vërteta procedurale nuk përputhet gjithmonë me të vërtetën objektive.

Madje e vërteta procedurale, nuk është gjë tjetër veçse një rindërtim i besueshëm i ngjarjeve, bazuar në shpjegimin e provave të mbledhura pas ndjekjes së një piste specifike. Gjyqet mund të rihapen dhe vendimet e tyre të rishkruhen nga e para, madje edhe pas dekadash, nëse provat e mëparshme rezultojnë të papajtueshme, apo më keq akoma të rreme, nëse dalin prova të reja, dhe nëse hyjnë në lojë dëshmi vendimtare.

I tillë mund të jetë edhe rasti me “familjen”. Është viti 2019 kur në SHBA del një libër i ri nga gazetarët investigativë Tom O’Neill dhe Dan Piepenbring. Ai titullohet “Kaosi: CharlesManson, CIA dhe historia e fshehtë e viteve 1960”, fryt i 20 viteve kërkime, dhe një përpjekje ambicioze për të risjellë në kontekstin e duhur disa nga ngjarjet kryesore të atyre viteve të turbullta, përfshirë krimet e “familjes”.

Dhe kjo një “çelësi’ makroskopik: Luftë së Ftohtë. Sipas 2 gazetarëve, për të deshifruar misterin e “familjes” duhet folur për projektin famëkeq “Mkultra” dhe “Chaos Operation”. Pra respektivisht për kontrollin e mendjes dhe mbikëqyrjes masive. Puna 20-vjeçare e gazetarëve investigativë, hedh dritë mbi një fakt të panjohur deri në vitin 2019: Manson, si shumë të burgosur të tjerë të kohës, i nënshtrohej eksperimenteve të kushtëzimit të sjelljes. Ky zbulim, është një konfirmim i episodeve të përmendura nga vetë Manson në intervistat e dhëna për mediat gjatë jetës së tij.

Por Manson nuk ishte një “kavie” njerëzore si gjithë të tjerët: ai kishte një inteligjencë mbi mesataren – një IQ 121 – ishte karizmatik, dhe nuk kishte familje apo të afërm. Tre tipare që e bënë atë ‘kandidatin mançurian’ ideal, një qenie qe pasi u zhvesh tërësisht nga humanizmi, kur u lirua mund të linte gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë e kohës, dhe ta ndihmonte qeverinë të justifikonte disa axhenda politike.

Gjaku i derdhur dhe terrori që shkaktoi në Los Angeles, e legjitimoi luftën e Shtëpisë së Bardhë kundër hipive, dhe diskreditimin e gjithë lëvizjes kundër–kulturore, duke e larguar atë nga konsensusi në rritje në mesin e shumicës së amerikanëve. Gjaku dhe terrori në Los Angeles, ndihmoi në vazhdimin e financimit sekret për programet e kontrollit të mendjes dhe mbikëqyrjes sociale si Mkultra, “Chaos Operation” etj.

Po sikur Manson, i degraduar mendërisht nga eksperimentet e paligjshme gjatë kohës që ishte në burg, të ishte shndërruar në një ‘kandidat mançurian’? Po sikur fati i tij i pazakontë gjatë gjyqeve të mos ishte i rastësishëm, në kuptimin që dikush mund ta dëshironte të lirë? Për më tepër pse rreth Manson kishte kaq shumë njerëz të lidhur me CIA-n, një endacak mjeran? Këto janë vetëm disa nga pyetjet, jo të parëndësishme, që autorët e librit i bëjnë vetes dhe lexuesve të tyre. / “Il Giornale” – Bota.al

Tags: Charles MansonciaEmanuel Pietrobon

TË LIDHURA

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore
Bota

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake
Bota

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

08:43 | 02/08/2025
Mediat ukrainase raportojnë sulm masiv ndaj Rusisë, rafineria në flakë
Bota

Mediat ukrainase raportojnë sulm masiv ndaj Rusisë, rafineria në flakë

08:23 | 02/08/2025
Next Post
Rama u sjell të rinjve shembullin e Melonit: Merreni politikën në duart tuaja, dhe ndryshoni gjërat!

Rama u sjell të rinjve shembullin e Melonit: Merreni politikën në duart tuaja, dhe ndryshoni gjërat!

Talibanët kryejnë ekzekutimin e parë publik, që nga kthimi në pushtet

Talibanët kryejnë ekzekutimin e parë publik, që nga kthimi në pushtet

Eurostat: Shqipëria e treta në Europë për rritjen e fluturimeve në 2021

Eurostat: Shqipëria e treta në Europë për rritjen e fluturimeve në 2021

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025




TË FUNDIT

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar
Aktualitet

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

by mirseda
23:04 | 02/08/2025
0

Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së sotme te rrethrrotullimi i Skeles. Krimi dyshohet se ka...

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

22:40 | 02/08/2025
Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com