Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka bërë fjalimin e tij të parë publik që kur u qëllua gjatë një marshimi proteste në qytetin lindor të Wazirabad.
“Për shkak se u rrëzova, njëri nga sulmuesit mendoi se kisha vdekur dhe u largua”, tha Khan, i ulur në një karrige me rrota në një spital në Lahore.
Muajin e kaluar, komisioni zgjedhor i Pakistanit e skualifikoi Khan nga mbajtja e posteve publike, në një rast të përshkruar nga ish-ylli i kriketit si i motivuar politikisht.
Në një video-rrëfim të lëshuar nga policia, një burrë i akuzuar se e qëlloi atë tha se ish-lojtari i kriketit po “mashtronte” njerëzit dhe se ai “dëshironte ta vriste” për këtë. Kushtet në të cilat është kryer rrëfimi janë të paqarta.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today