Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Hapja e dosjeve si spekulim politik!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Hapja e dosjeve si spekulim politik!

Nga: Dritan Hila

Nëse ka një fjalë me vend që ka thënë Pandeli Majko në këto 32 vite jetë politike, është shprehja drejtuar Enkelejd Alibeajt që “nuk mund t’i bëjmë dosjet e sigurimit si fejsbuk”.

Në fakt, disi të ngjashme janë bërë.

Në 32 vite të tranzicionit, arkiva e sigurimit të shtetit është masakruar. Politikanë aktivë që kanë pasur lidhje me shërbimin sekret, kanë futur duart për të zhdukur ose manipuluar dosjet e tyre. Të tjerë kanë marrë dosjet për t’i përdorur si armë ndaj kundërshtarëve politikë. Për të kaluar në drejtorë institutesh dhe arkivash, që i kanë përdorur thjesht si banditë për të vënë gjoba ndaj ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit.

Përveç këtyre, ka pasur një veprimtari akoma më kriminale ku heronj të demokracisë kanë shitur dosjet e bashkëpunëtorëve të zbulimit shqiptar në vendet e huaja, të cilët më vonë janë arrestuar apo eliminuar, siç ka ndodhur në Greqi apo ish-Jugosllavi.

Tranzicioni shqiptar solli në pushtet një klasë politike që nuk i duhej besuar as administrimi i një kafeneje. Dhe si e tillë ajo u soll. Nën parullën e luftës kundër komunizmit, u shkatërruan jo vetëm fabrikat, uzinat, hekurudhat, sistemet e vaditjes dhe taracëzimi i vendit por edhe administrata dhe koncepti i shtetit. Dhe një ndër këto ishte edhe shërbimi sekret. Për të bërë çorap shtetin, puritanët e rinj morën si shembull atë gjerman, duke anashkaluar faktin se Gjermania Lindore ishte një avanpost sovjetik kundër perëndimit dhe qilizma që gjermano-perëndimorët bënë në pjesën lindore, më shumë sesa me luftë komunizmit, kishte lidhje me dënimin dhe demaskimin e tradhtarëve të atdheut që kishin punuar për rusët.

Një spastrim i tillë ndodhi edhe në vendet të cilat perdja e hekurt i kishte lënë brenda influencës sovjetike por që në thelb ishin anti-rusë.

Kurse Shqipëria ishte një rast që i duhej të luftonte për mbijetesë, e rrethuar nga fqinjë që vazhdimisht kanë pretendime territoriale ndaj saj. Me siguri operativët e zbulimeve serbe dhe greke qeshin me përmasat që ka marrë tek ne shpërbërja e një shërbimi sekret dhe mendjelehtësia me të cilën marrim lojën e agjenturave në territorin tonë apo trajtimin e dosjeve si brekë të grisura. Dhe kanë të drejtë. Jo më kot thonë që arritja më e madhe e djallit ishte që të bënte njerëzit të besonin se ai nuk ekzistonte.

Në rastin më të mirë ne u treguam të papërgjegjshëm në çdo drejtim. Kurse në realitet ata që e degraduan dhe shthurën shtetin në këtë farë feje, i bënë shërbimin më të madh kundërshtarëve tanë.

Sa i përket hapjes së dosjeve, sot kemi të bëjmë me një spekulim të pastër politik. Hapja e tërësishme që kërkon Alibeaj, në stilin ku çdokush që nuk shty dot netët e dimrit, të shkojë në arkiva dhe të shikojë dosjet e sigurimit, është një mungesë totale e konceptit për shtetin. Asnjë shtet nuk jeton dot pa bashkëpunëtorë të inteligjencës apo policisë. E kush do të pranojë bashkëpunimin pas kësaj?

Argumenti se sigurimi i shërbente diktaturës është sipërfaqësor. Bota në historinë e saj njeh shumë pak vende demokratike dhe për periudha të shkurtra. Gjithashtu shteti nuk ka lidhje me sistemin, pasi shteti mbetet, në të kundërt do të kishim një katrahurë botërore. Dhe meqë jemi në rajonin tonë, as në Serbi dhe as në Greqi pas rënies së juntës së kolonelëve, nuk i ka hapur njeri dosjet dhe t’i bëjë objekt dëfrimi.

Gjithsesi, meqë është bërë sport kombëtar kërkesa për hapjen e dosjeve, le të ketë një filtër për zyrtarët e lartë. Të tjerët që janë rekrutuar nëpërmjet shtrëngimit, motiveve të dobëta, pagesës apo patriotizmit, nuk kanë pse ju nxirren dosjet në shesh të mejdanit. Kjo do të sillte një rrëmujë sociale që vështirë se shoqëria jonë do ta përballojë pa trauma. Kush ka merak që për nevojë të politikës së ditës të hapë dosjet si qepët në pazarin e Roskovecit, le të ndërrojë zanat pasi nga politika dhe shteti nuk merr vesh./dritare.net

Tags: Dritan Hilahapja e dosjeve

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Brenda pak ditësh mbërrin vaksina anti-grip

Brenda pak ditësh mbërrin vaksina anti-grip

Kastriot Çaushi hap pa dashje videon, Rama e thumbon: Filloi ndeshja Kaç?

Kastriot Çaushi hap pa dashje videon, Rama e thumbon: Filloi ndeshja Kaç?

Ndeshja e fundit në karrierë, Gonzalo Higuain shpërthen në lot

Ndeshja e fundit në karrierë, Gonzalo Higuain shpërthen në lot







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën
Aktualitet

Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

by mirseda
12:52 | 22/01/2026
0

Kreu i kuvendit Niko Peleshii ka tërhequr vëmendjen kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi. “Ju tërheq vëmendjen...

Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave

Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave

12:45 | 22/01/2026
Komisioni i Jashtëm miraton me 13 vota pro projektligjin për Bordin e Paqes. Marrëveshja shkon

Komisioni i Jashtëm miraton me 13 vota pro projektligjin për Bordin e Paqes. Marrëveshja shkon

12:18 | 22/01/2026
Presidenti Begaj autorizon Kryeministrin Edi Rama për nënshkrimin në Bordin e Paqes

Presidenti Begaj autorizon Kryeministrin Edi Rama për nënshkrimin në Bordin e Paqes

12:03 | 22/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com