Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Atdheut tonë po i del dija “tepër”

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Atdheut tonë po i del dija “tepër”

Nga: Mimoza Hafizi

Ndokujt mund t’i duket rastësi se si shifrat veçanërisht dramatike të regjistrimeve universitare në Shkencat e Natyrës po na pulsojnë para syve në të njëjtën kohë me peticionet e pedagogëve për rritje pagash e financimi për kërkimin shkencor. Janë dy ngjarje në dukje të pavarura. Janë dy kulme historish thuajse paralele. Në njërën linjë është zhvilluar historia e pashembullt e pagave universitare, të mbajtura pa lëvizur në një stanjacion thuajse njëzetvjeçar, ashtu siç lihen të ndenjen ujërat, ku politika ka bërë çmosin t’i mbajë universitetet publike.

Ato paga në ngërç janë një tregues po aq i ndryshkur, sa dhe çdo gjë tjetër që mund të pluskojë në mjedise mbytëse, ku qeveritë e kanë zhytur me ngulm akademizmin. Të ardhurat tejet të pakta të stafit universitar e mungesa e mbështetjes financiare për kërkimin shkencor, krahasuar me çdo vend tjetër afër apo larg nesh, janë shenja më e qartë e shumë ndjesive acide që drejtuesit e shtetit shqiptar mbartin ndaj arsimit të lartë e përpiqen t’i kthejnë në lidhje armiqësore mes botës akademike dhe shoqërisë shqiptare.

Financimi i munguar i universiteteve është një nga armët që politika ka përdorur me eficiencë kundër dijes, pa harruar asesi ta shoqërojë me të gjitha llojet e tjera të ndikimeve, në tentativën për t’i kthyer universitetet nga qendra të dijes në kopje po aq të shëmtuara të pamjes së vet. Vështirë që shqiptarët të mos kujtohen se çfarë ndodh gjatë fushatave zgjedhore në institucionet e arsimit të lartë.

Në paralelen tjetër ndodhen Shkencat e Natyrës, e veçanërisht Fizika, shkenca e shkencave, krenaria e intelektit njerëzor, simboli i përpjekjes për pushtimin e universit nga ne, qenia e brishtë që ka marrë guximin t’i dalë përpara të Plotfuqishmit. Kjo degë studimi, e ndërtuar me standardet më të larta, me fizikanë të diplomuar që kanë bërë emër shkencor brenda dhe jashtë vendit, me mësues të diplomuar që kujtohen me respekt nga breza të tërë, këtë vit jubilar të 65-vjetorit të Universitetit të Tiranës, do të frekuentohet vetëm nga 10 studentë të rinj. E pra, Fizika ka qenë dega nismëtare e krijimit të këtij universiteti. Dekada të tëra, fizika bënte të ëndërronin me qindra të rinj.

Sot, VETËM 10 STUDENTË! Nesër ndoshta asnjë fizikan e asnjë mësues fizike, për të mësuar nxënësit në shkolla. Braktisja e saj, braktisja e Shkencave të Natyrës, është treguesi më ulëritës se atdheut tonë fatkeqësisht i kanë dalë tepër njerëzit e dijes.

Vendet e punës për studentët e diplomuar me standarde të larta në këto fusha janë limituar skajshëm. Perspektivat për ta janë thuajse të mbyllura. E papritur këto dy histori paralele po ndërthuren në këtë vjeshtë, në fillim të vitit të ri akademik.

Mbase po gjejnë njëra-tjetrën për t’u bashkuar në një masë kritike, – do të thoshte ndonjë fizikan i energjive të larta. – Të formojnë një masë shpërthyese alarmi për publikun shqiptar, që kush ka veshë për të dëgjuar e sy për të parë, të reflektojë e kuptojë se si po bjerret dija në këtë vend. E të thotë me zë të lartë: Pra, ne nuk paskemi as nevojë e as respekt për dijen, Se pra, dija nuk është burim zhvillimi për vendin. Se vendeve ku lulëzon ekonomia informale nuk i duhen as fizika e as kimia, as pedagogë të paguar me dinjitet, as dije e as njerëz që të mbajnë barrën e saj. E mbase t’i bëjë një pyetje vetes: Çfarë ndodh po të vazhdohet kështu?

Tags: Mimoza Hafizishkencat e natyres

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
200 fëmijë mësojnë gjuhën e huaj në “Fundjavë Ndryshe” (FOTO)

200 fëmijë mësojnë gjuhën e huaj në "Fundjavë Ndryshe" (FOTO)

NATO-ja mban stërvitje “të rregullta” për mbrojtje bërthamore

NATO-ja mban stërvitje “të rregullta” për mbrojtje bërthamore

Berisha paralajmëroi protesta masive, Meta zbulon vendimin që ka marrë

Berisha paralajmëroi protesta masive, Meta zbulon vendimin që ka marrë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com