Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Pse Kadare duhet ta marrë çmimin Nobel?

3 vjet ago
in Të Gjitha
Pse Kadare duhet ta marrë çmimin Nobel?

Nga: Alda Bardhyli

Kanë mbetur vetëm dy orë nga koha kur Akademia Suedeze do të shpallë Nobelin për letërsi për vitin 2022. Kureshtja e gjithë atyre që janë të lidhur fort me botën e letrave do të marrë fund me emrin e fituesit të ri të këtij çmimi, i cili prej më shumë se një shekulli shihet si autoriteti më i madh letrar në botë. Në një botë mes tensioneve të reja të kohës, a do të jetë vepra fituese e Nobelit një vepër që është thelb i këtyre ndryshimeve?

Nëse mund të lexojmë mes shenjave që autoritetet suedeze japin në faqet e tyre zyrtare, shohim se sot ata kanë shpërndarë thëniet e dy nobelistëve amerikanë, Ernest Hemingway dhe Toni Morrison. Të dyja shprehjet lidhen me vlerën e librit të vërtetë dhe të shkrimtarit, dy kritika që kjo Akademi i ka pasur këto vite për Nobelistët e zgjedhur vitet e fundit.

A do të jetë Nobelisti i sotëm një shkrimtar i zejes së vërtetë? Mes emrave favoritë të basteve, por dhe të kritikës nuk ka munguar dhe emri i shkrimtarit tonë Ismail Kadare. Më poshtë po rendis disa shënime të shpejta se përse Kadare dhe letërsia shqipe duhet ta presë sot çmimin Nobel?

Shqipëria hyn në vendet e Ballkanit që ka një letërsi me rrënjë të thella, mjafton të kujtojmë faktin që Kadare e sjell shpesh në shkrimet e tij se romanet e letërsisë shqipe janë botuar në latinisht që në shekullin e 15-të, ndaj ky vlerësim për letërsinë shqipe në korpusin e madh të letërsisë botërore është i vonuar. Dokumenti më i vjetër i gjuhës shqipe daton në vitin 1462, Formula e Pagëzimit, shkruar në dialektin e veriut me alfabetin latin. Guljem Adami, Arqipeshkvi i Tivarit në një raport të vitit 1332 dëshmon shkrimin e gjuhës shqipe me alfabetin latin. Letërsia artistike në ato kohë ekzistonte në dy gjuhë, latinisht dhe shqip. Ky fakt do të mjaftonte që shkrimtari më i madh i kësaj gjuhe të renditej bri nobelistëve të çmimit më të madh botëror në fushën e letrave prej 121 vitesh.

Në listën e autorëve të rëndësishëm të këtij shekulli, Ismail Kadare është ndër autorët më të përkthyer në gjuhë të tjera. Harta e botimeve të librave të tij i kalon 45 gjuhë, një tjetër vlerësim i cili gjendet në profilet e nobelistëve ndër vite. Vepra e Kadaresë, shpërndarja e tyre nëpër botë, rikonfirmon karakterin universal të saj. Mund të themi që letërsia shqipe është ndër më të njohurat e kohës me dy vepra “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Pallati i ëndrrave”, dy nga veprat më të komentuara nga autoritetet e larta të kritikës botërore ndër vite.

Nuk duhet harruar se kjo vepër u krijua nën diktaturën më shtypëse në botë, një kohë e cila orientonte dhe frymëmarrjen e letërsisë, dhe Kadare arriti të krijonte një tjetër univers paralel me veprat e tij. Letërsia e madhe arrin të japë në çdo kohë ndjesitë e kohës kur e lexon, ndaj është e vlefshme në çdo kohë. Në të gjithë trupin e saj, letërsia e madhe, e vërtetë është një letërsi botërore se është vetë historia e njeriut.

Në kohë kur bota është futur në një tjetër qasje, pas luftës në Ukrainë, veprat e Kadaresë na tregojnë përmes forcës së tyre nevojën për t’u mbështetur te letërsia si një akt kundër luftës. Trazimi botëror ka qenë gjithnjë trazimi i letërsisë së madhe, dhe kjo ndjehet në veprat e tij.

Modelet janë një tjetër ndjesi që letërsia e këtij shkrimtari të madh afron, aftësi e letërsisë së vërtetë. Letërsia e tij bën pjesë në traditën e letërsisë së madhe botërore, duke pasur një unitet të brendshëm, të habitshëm. Prova e një letërsie është qëndrueshmëria në kohë, dhe shumica e fabulave në veprën e Kadaresë i qëndrojnë kohës.

Tags: Alda BardhyliIsmail Kadareshkrimtare

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Mot i kthjellët dhe rritje temperaturash për nesër

Mot i kthjellët dhe rritje temperaturash për nesër

Spiropali i kujton Berishës financimin rus në PD

Spiropali i kujton Berishës financimin rus në PD

Rusia thotë se është e “përkushtuar” të shmangë një l*ftë bërthamore

Rusia thotë se është e "përkushtuar" të shmangë një l*ftë bërthamore







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com