Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kush është Seneka? Brenda mendjes së filozofit stoik më interesant në botë

3 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Kush është Seneka? Brenda mendjes së filozofit stoik më interesant në botë

Lindi në Spanjën Jugore mbi 2000 vjet më parë dhe u arsimua në Romë. Ai ishte djali i Seneka Plakut, një shkrimtar i njohur romak dhe xhaxhai i poetit Lukan. Seneka pati një karrierë në politikë dhe u bë një nëpunës financiar i rangut të lartë. Gjatë asaj periudhe ai shkroi edhe tragjedi si për shembull “Ngushëllimi mbi Marsian”.

Jeta e tij mori një kthesë të fortë në vitin 41 Pas Krishtit, pasi perandori i ri Klaudi e internoi Senekën në ishullin e Korsikës duke e akuzuar për tradhti bashkëshortore me Julia Livilan, mbesën e perandorit dhe motrën e Kaligulës. Në mërgim, ai i shkroi një letër nënës së tij duke e ngushëlluar atë.

Tetë vjet më vonë, Agripina, nëna e perandorit të ardhshëm Neron dhe gruaja e Klaudit siguroi lejen për rikthimin e Senekës në Romës. Ai u bë tutori dhe më pas këshilltari i djalit të saj. Më vonë Neroni u bë një nga perandorët dhe tiranët më famëkeq në historinë e Perandorisë Romake, duke ngritur edhe më shumë pikëpyetjet rreth karakterit të Senekës.

Nuk është për t’u habitur që pasurinë, Seneka e grumbulloi gjatë shërbimit ndaj Neronit. Vdekja e tij në vitin 65 pas Krishtit, erdhi me urdhër të vetë Neronit (që mendoi se Seneka ishte pjesë e një komploti kundër tij).

Gjatë gjithë atyre periudhave të trazuara, stoicizmi mbeti një konstante në jetën e tij. Ai u njoh me ketë rrymë nga Atalus, një filozof stoik që ishte mësuesi i hershëm i Senekës.

Po ashtu ai ishte një admirues i Katoni, emri i të cilit shfaqet rregullisht në shkrimet e tij.

Por Seneka nuk u kufizua vetëm tek Stoicizmi.

Në filozofinë e tij ai huazoi lirisht nga shkolla të tjera, duke cituar në disa raste Epikurin.

Pas vdekjes Seneka pati një ndikim tek figura të shquara si Erazmi, Frensis Bejkën, Paskal, Montenj dhe deri në ditët e sotme. Ja cilat janë 3 këshillat kryesore që ai u jep njerëzve për të pasur një jetë shpirtërore të pasur.

  1. Gjeni një model për të ndjekur

Në letrat e tij drejtuar Lusiliusit, Seneka e nxit atë të zgjedhë një model për të siguruar një standard sesi ta jetojnë jetën. Kjo nuk është një ide unike e Stoicizmin. Por filozofi i lashtë mendonte se ai është një hap i domosdoshëm në synimin për të pasur një jetë të mirë.

Personi që zgjedhim si model, mund të na ofrojë parime që mund të na ndihmojnë t’ia dalim edhe në rrethanat më të vështira, dhe disa standarde, në bazë të cilave mund ta gjykojmë përditë sjelljen tonë. “Pra zgjidhni si model dikë, mënyra e jetesës, fjalët dhe vetë fytyra e të cilit pasqyron karakterin që qëndron pas tij’- shkruante Seneka.

  1. Mos ji kurrë skllav i pasurisë tënde

Seneka donte vetëm anën e mirë të pasurisë. Ai ishte gjithmonë gati ta përdorte atë por nuk u var kurrë prej saj. Ai ishte zot dhe jo skllav i saj. Sipas tij ne duhet të analizojmë vazhdimisht nëse jemi aq të fiksuar pas pasurisë qe kemi, saqë kemi frikë mos e humbasim dhe për këtë e arsye ta kthejmë atë në padronin tonë.

Siç shkroi Seneka në librin “Mbi jetën e lumtur” “Sepse njeriu i mençur nuk marroset pas pasurisë. Po ta ketë është diçka e mirë. Por ai nuk pranon në zemrën e tij”. Ndërkohë theksoi se ne duhet të jemi padronë dhe jo skllevër të fatit tonë: “Sepse njeriu i mençur e konsideron pasurinë si skllaven e tij, ndërsa budallai si Zotin e tij”.

  1. Luftojeni egon tuaj

Seneka e kuptonte shumë mirë se si egoja jonë mund të na pengojë që të mësojmë dhe ecim  përpara. Në kulturën e sotme ku zmadhimit të vetëvlerësimit të secilit, ne jemi mësuar të dëgjojmë vetëm lavdërime. Dhe kur dëgjon vazhdimisht se je në fakt një super-njeri, fillon ta besosh edhe vetë.

Seneka e paralajmëroi Lusiliusin mbi rreziqet e një kënaqësie të tillë: “Pengesa kryesore është se ne kënaqemi shumë shpejt me veten. Nëse gjejmë dikë që të na quan një njeri të mirë, të kujdesshëm dhe parimor, dhe i pranojmë këto lëvdata. Pra ne rrimë me ata që na quajnë vazhdimisht si më të mirët dhe më të mençurit, edhe pse e dimë se shpesh ata thonë shumë gënjeshtra. Prandaj ne nuk duam të ndryshojmë asgjë tek vetja, pasi besojmë se jemi tashmë të shkëlqyer në çdo aspekt.

Citate nga Seneka

“Mendoni rrugën që keni ndjekur përmes vështirësive:Kushtet e vështira mund të zbuten, ato të kufizuara mund të zgjerohen dhe ato të rënda mund të rëndojnë më pak mbi ata që dinë t’i durojnë ato.

“Lëreni të gjithë aktivitetin tuaj të drejtohet mbi ndonjë objekt, duke pasur edhe një qëllim”.

“Shpeshherë një burrë shumë i moshuar nuk ka asnjë provë tjetër për jetën e tij të gjatë përveç moshës së tij”.

“Ne themi se njeriut të mençur nuk i ndodh asgjë kundër pritshmërive të tij”.

“Më besoni është më mirë të kuptoni bilancin e jetës së dikujt sesa tregtinë e misrit”.

“Ne njerëzve nuk na është dhënë një jetë e shkurtër. Jemi ne që e shkurtojmë atë duke e shpërdoruar kot”. / DailyStoic – Bota.al

Tags: filozofSeneka

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Kushi takim me ambasadoren e BE-së: Në fokus, ecuria e projekteve të përbashkëta në arsim

Kushi takim me ambasadoren e BE-së: Në fokus, ecuria e projekteve të përbashkëta në arsim

Rama: Brenda javës do të vendoset një çmim unik për naftën për të gjithë peshkatarët

Rama: Brenda javës do të vendoset një çmim unik për naftën për të gjithë peshkatarët

Zelensky: Ukraina ka rimarrë më shumë se 1000 vendbanime nga forcat ruse

Zelensky firmos dekretin për refuzimin e çdo negociate me Putinin







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

by mirseda
22:26 | 30/01/2026
0

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga...

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com