Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rrjetet sociale: Turqia do të aplikojë rregulla më të rrepta

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Rrjetet sociale: Turqia do të aplikojë rregulla më të rrepta

Qeveria turke ka përgatitur një projektligj, që synon të rregullojë më rreptë rrjetet sociale. Projekti për të ashtuquajturin ligji i disinformimit duhet të kalojë në fillim të tetorit në parlament.

Kur parlamenti turk më 1 tetor mblidhet për herë të parë pas pushimeve të verës, në krye të rendit të ditës qendron „projektligji për luftën ndaj përhapjes së informacioneve të rreme në rrjetet sociale”.  Sipas dëshirës së qeverisë së presidentit Rexhep Taip Erdogan ky ligj duhet të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur nga parlamenti.

Opozitarët dhe kritikët druajnë, se ligji i ri mund të keqpërdoret për shtypjen e mendimit dhe shtypit të lirë veçanërisht tani në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në qershor 2023. Pas reagimeve të ashpra ndaj projektligjit partia AKP në qeverisje mori në konsideratë zbutjen e dënimeve të ashpra të parashikuara, ndaj të cilave vazhdon të insistojë partia ultranacionaliste në koalicionin qeverisës MHP.

Përse duhen kontrolluar më rreptë rrjetet sociale?

Ideja për të aplikuar një ligj më të rreptë ndaj disinformacionit nuk është e re. Aktualisht demaskimet e bosit të mafias që jeton në ekzil Sedat Peker i japin shkak qeverisë që ta vazhdojë sërish këtë nismë. Ish-mbështetësi i Erdoganit, Peker që prej vitit 2020 publikon në youtube video, në të cilat disa politikanë të AKP-së dhe nëpunës të nivelit të lartë akuzohen për korrupsion dhe biznese jo të pastra.

Kritikët e qeverisë e konsiderojnë kumbarin e mafies Peker si një whistleblower të besueshëm. Ai madje ka deklaruar, se do të publikojë të tjera video demaskuese sensitive posaçërisht lidhur me presidentin Erdogan – e madje këtë synon ta bëjë dy muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Me gjasë kjo e nervozon shumë partinë në pushtet. Pas akuzave të mëtejshme për korrupsion ndaj disa politikanëve të AKP-së dhe këshilltarit të Erdoganit para pak javësh, prokuroria nisi hetimet. Dy këshilltarë të Erdoganit, që ishin objekt i akuzave, dhanë menjëherë dorëheqjen – me argumentimin për arësye shëndetësore.

Zbulimet e bosit të mafies, kreu i MHP, Devlet Bahceli i mori si shkas për ta vendosur sërish në rend të ditës projektligjin për disinformim: “Zhvillimet e fundit kanë treguar, se rrjetet sociale duhen kontrolluar pa asnjë mëdyshje, tha Bahceli dhe kërkoi miratimin sa më shpejt të ligjit për disinformim. Kjo është e nevojshme sipas tij, për të penguar përpjekjet për provokim, që mund të synojnë influencimin e zgjedhjeve vitin e ardhshëm.

Ligji kundër disinformimit apo censurë?

Në valën e ligjit kundër disinformimit janë bërë edhe ndryshime në ligjin e shtypit dhe në kodin penal. Në rast se projektligji kalon në formën aktuale, do të përfshihet në të edhe një akt i ri penal, i njohur si paragrafi 217/A. Ky paragraf parashikon dënime me burgim nga një deri në tre vjet për „përhapjen e informacioneve të rreme lidhur me sigurinë e brendëshme dhe të jashtme të vendit, rendit publik dhe shëndetit të përgjithshëm”.

Ajo që ngjall diskutime brenda dhe jashtë parlamentit është, se ligji ofron një hapësirë të madhe veprimi, sa u përket „informacioneve të rreme”. Kritikët vërejnë, se ligji është i përshtatshëm për të kufizuar përmes tarifave lirinë e mendimit dhe të shtypit.

Nisma civile “Rrjeti për ekuilibrin dhe kontrollin” (DDA), që veçanërisht analizon ligjet, e kritikon projektligjin: „Rregullorja e re aplikon një lloj tjetër akti penal të vështirë për t#u përkufizuar duke e vendosur atë nën sanksion shumë të rreptë penal.” Edhe sindikatat dhe shoqatat e mediave në qershor protestuan në rrugë kundër këtij projektligji të qeverisë nën moton „Jo ligjit të censurës”.

Ligji i disinformimit mund të pengonte çështje legjitime

Druhet se me këtë ligj jo vetëm mund të ndëshkohen por edhe të pengohen informacione rëndësishme dhe çështje legjitime. Si shembull mund të shërbejë fushata „Ku kanë mbetur 128 milionë dollarët?”. Partia më e madhe në opozitë CHP vitin e kaluar kërkoi llogari nga Banka Qendrore turke për 128 milionë dollarët e zhdukur.

Fushata ishte aq e suksesshmë, sa Banka Qendrore më në fund u detyrua të japë një deklaratë. Por AKP e cilësoi këtë fushatë si „disinformim”.

Opozita: Një “katastrofë” për Turqinë

Deputeti i MHP Feti Yildiz, që i paraqiti proejktligjin në verë parlamentit, e mbron ligjin në bisedë me DW: „Gabimisht” ai damkoset si ligj censure. Faktikisht ligji nuk dënon shprehjen e lirë, që nuk i tejkalon kufijtë e raportimit. Partitë e opozitës kërkojnë nga AKP-ja, që të përfshijë në vendimmarrje të gjithë aktorët nga politika dhe shoqëria. Këtë ia ofroi qeverisë në qershor partia CHP, tha nënkryetari i  saj Özgür Özel në bisedë me DW. Ai shpreh keqardhjen, që kjo nuk ndodhi.

Veçanërisht problematike konsideron ai në projektligj, faktin që mediet duhet të deklarojnë burimin e informacionit, në rast se projektligji hyn në fuqi në formën që ka tani. Kjo do të ishte „një katastrofë” për Turqinë, thotë Özel. /DW

Tags: projektligjrrjetet socialeTurqia

TË LIDHURA

Edhe Erdogan si Macron, “ndalohet” nga policia në SHBA për shkak të Trump
Bota

Edhe Erdogan si Macron, “ndalohet” nga policia në SHBA për shkak të Trump

14:46 | 24/09/2025
Tjetër incident ajror i lidhur me Rusinë, avioni i ministres spanjolle pëson defekt me GPS-in gjatë fluturimit mbi Kaliningrad
Bota

Tjetër incident ajror i lidhur me Rusinë, avioni i ministres spanjolle pëson defekt me GPS-in gjatë fluturimit mbi Kaliningrad

13:02 | 24/09/2025
Të huajt në burgjet greke dhe raporti i Trump në OKB/ Shqiptarët me përqindje të lartë në krye të listës
Analizë

Të huajt në burgjet greke dhe raporti i Trump në OKB/ Shqiptarët me përqindje të lartë në krye të listës

09:59 | 24/09/2025
Next Post
Ndryshime në polici/ Emërohen drejtues të rinj në Durrës dhe Dibër

Ndryshime në polici/ Emërohen drejtues të rinj në Durrës dhe Dibër

Shqipëria një bashki, nëna e gjithë reformave!

Mos ju përgjigj pëllitjes së gomerëve

Turqia dënon aneksimin rus të territorit

Turqia dënon aneksimin rus të territorit

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

Kapet në Fier i kërkuari ndërkombëtarisht për trafikim droge
Aktualitet

Kapet në Fier i kërkuari ndërkombëtarisht për trafikim droge

by mirseda
14:58 | 24/09/2025
0

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Fingerprint”, policia ka arrestuar në Fier shtetasin Edi Hoxha, 41 vjeç, i...

Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri kundër trafikut të drogës, 10 në pranga dhe 2 në kërkim

Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri kundër trafikut të drogës, 10 në pranga dhe 2 në kërkim

14:52 | 24/09/2025
Merret peng një person në Sarandë, dyshohet për larje hesapesh

Merret peng një person në Sarandë, dyshohet për larje hesapesh

14:48 | 24/09/2025
Edhe Erdogan si Macron, “ndalohet” nga policia në SHBA për shkak të Trump

Edhe Erdogan si Macron, “ndalohet” nga policia në SHBA për shkak të Trump

14:46 | 24/09/2025
Sulmi kibernetik futi në kaos aeroportet e Europës, autoritetet angleze arrestojnë 40-vjeçarin që dyshohet se fshihet pas tij

Sulmi kibernetik futi në kaos aeroportet e Europës, autoritetet angleze arrestojnë 40-vjeçarin që dyshohet se fshihet pas tij

14:30 | 24/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com