Në fjalimin e tij, Mbreti Charles III njoftoi se djali i tij i parë, Princi William do të bëhet Princi i Uellsit. Gruaja e tij Catherine ndërkohë do të bëhet gruaja e parë që njihet si Princesha e Uellsit që nga vdekja e nënës së William, Diana, në 1997.
Fillimisht princat e pavarur të Uellsit e përdorën këtë titull. Por pasi mbreti anglez Eduard pushtoi Uellsin në shekullin e 13-të, ai e bëri djalin e tij “Princin e parë të Uellsit” anglez në një ceremoni në kështjellën Caernarfon.
Që atëherë, shumë monarkë anglezë dhe britanikë i kanë dhënë trashëgimtarit të fronit të njëjtin titull.
Mbretëresha Elizabeth II e bëri djalin e saj Charles, Princin e Uellsit, me investimin e tij në Caernarfon në 1969 që u transmetua në miliona njerëz (por gjithashtu shkaktoi protesta nga nacionalistët uellsian).
Burimi i lajmit: BBC. Pershtatur nga Tirana Today